Lart

8 Rregulla për Vaginë të Shëndetëshme

 

Të gjitha gratë duhet të shqetësohen për shëndetin vaginal, por çfarë do të thotë vaginë e shëndetëshme? Megjithëse varet nga mosha e gruas, vagina në përgjithësi ka pH acidike, përmban sasi të pasura të bakterieve të dobishme që ndihmojnë luftimin e infeksioneve, dhe është natyralisht e lubrifikuar.

Një vaginë e shëndetëshme gjithashtu sekreton sasi të vogla shkarkimi. Megjithëse disa gra mund të mos jenë të vetëdijshme, të tjerat mund të vërejnë deri në një lugë shkarkim në ditë. Shkarkimi është reagim normal fizik – në thelb është derdhje e qeliza të qafës së mitrës dhe vaginës.

Por nëse gratë përjetojnë ndryshime në aromën e vaginës, ndryshim në ngjyrën e shkarkimit që mund të shoqërohet me parehati – qoftë parehati e komblikut ose e vulvës, kruarje, ose djegie  – çdo ndryshim duhet të vlerësohet. Ndiqni këto rregulla për ta mbajtur vaginën të shëndetëshme. 

8 rregulla për vaginë të shëndetëshme

Mbroni pH e vaginës pa dush vaginal

 

Normalisht, pH vaginale është rreth 3.8 deri në 4.5, por dushi vaginal mund të ndikojë në nivelet e pH të vaginës, duke zvogëluar aciditetin dhe prishur biomin vaginal – përbërjen bakteriale të vaginës – dhe krijon mundësitë për infeksione bakteriale. 

Nëse vagina juaj ka aromë të fortë dhe jo të këndëshme, vizitoni mjekun; dushi vaginal vetëm do të largojë aromën pa e shëruar problemin që është duke e shkatuar atë aromë. Shmangni përdorimin e sapunëve ose pastruesëve të ashpër, në vulvë ose brenda vaginës, pasi që edhe këto mund të ndikojnë balancën e shëndetëshme të pH.

 

Mbani një dietë të shëndetëshme për shëndet vaginal 

 

Ju mund të mos e kuptoni, por ndjekja e një diete të balancuar dhe kalorike dhe pirja e lëngjeve janë të rëndëshishme për shëndetin vaginal dhe reproduktiv. Në fakt, disa ushqime mund të jenë efektive në trajtimin e problemeve të shëndetit vaginal. Jogurti mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve mykotike. Jogurti është i pasur me probiotikë, veçanërisht jogurti grek, prandaj nëse një grua është e prirur ndaj infeksioneve mykotike, marrja e probiotikëve që janë të pasur me (bakterien) Lactobacilie, ose të ngrënit e jogurtit grek çdo ditë mund të ndihmojë. 

Nëse jeni të prirur ndaj infeksioneve të traktit urinar, sugjerohet se është ndihmuese marrja e suplementeve të boronicës çdo ditë. 

 

Praktikoni mardhënie seksuale të sigurt për të mbajtur larg mikrobet e dëmshme

 

Përdorimi i kondomëve – mashkullor ose femëror- gjatë mardhënieve seksuale ndihmon në mbrojtjen ndaj Infeksioneve Seksualisht të Transhmetueshme (IST), si HIV, herpesi gjenital, sifilisi, gonorea, lythat gjenitale, dhe klamidia. Disa nga këto, si HIV dhe herpesi gjenital nuk kanë shërim. Të tjerat, si papillomavirusi njerëzor (HPV) që shkakton lytha gjenitale, është i njohur se shkakton kancer.

Ju duhet të ndërroni kondomët kur kaloni nga seksi oral ose anal tak ai vaginal, për të parandaluar paraqitjen e baktereve të dëmëshme në vaginë. Gjithashtu duhet të shmangni përdorimin e lodrave të seksit me partnerin tuaj, pasi që në këtë mënyrë mund të barten STI-të – veçanërisht HPV. 

 

Vizitoni gjinekologun – ose mjekun e kujdesit primar- për kujdes parandalues

 

Ekzaminimet gjinekologjike të rregullta janë të rëndësishme në mbajtjen e shëndetit vaginal. Rekomandohet që gratë të kenë ekzaminimin e parë gjinekologjik në moshën 21 vjeçare. Gjithashtu rekomandohet që gratë të kryejnë testimin Pap në moshën 21 vjeçare për të ekzaminuar ndryshimet qelizat vaginale që mund të tregojnë për prezencën e kancerit. Gjinekologët dhe shumë mjek të kujdesit primar janë të trajnuar për të diagnostikuar sëmundjet dhe çrregullimet që dëmtojnë vaginën ose sistemin reproduktiv në përgjithësi. 

 

Trajtoni infeksionet kur ato shfaqen

 

Tri lloje të infeksioneve vaginale janë të zakonshme: infeksioni myktoik, vaginoza bakteriale dhe trikomoniaza. Nëse jeni të prirur ndaj infeksioneve mykotike dhe i njihni simptomat, është në rregull të vetë-trajtoheni me ilaçe pa recetë të mjekut. Por, nëse simptomat nuk largohen, duhet ta vizitoni mjekun sa më shpejtë që është e mundur. 

Përderisa infeksioni mykotik është infeksion fungal, vaginoza bakteriale shkaktohet nga rritja e tepërt bakteriale në vaginë. Trikomoniaza është infeksion i shkaktuar nga një parazit dhe transmetohet seksualisht. Trajtimi i këtyre infeksioneve është i rëndësishëm pasi që mos trajtimi mund të çojë në probleme të pakëndëshme, të dhimbshme dhe serioze të shëndetit reproduktiv.

Nëse tashmë keni infeksion vaginal dhe jeni të ekspozuar ndaj HIV, jeni më të prirur të infektoheni. Gjithashtu vlen të ceket se gratë që kanë diabet të kontrolluar dobët, ose janë të infektuara me HIV përjetojnë infeksione mykotike të përsëritura. Nëse jeni duke përjetuar shumë infeksione mykotike përgjatë një viti, do të duhej të kontrolloheni nga mjeku për t’u siguruar se diçka më shqetësuese nuk po ndodh. 

 

Përdorni mjaftueshëm lubrifikantë, por jo vazelinë

 

Lubrifikimi është pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve. Pa të, lëkura e labias dhe vaginës irritohet dhe kruhet. Megjithëse lubrifikimi vaginal zakonisht ndodh natyralisht gjatë zgjimit seksual të femrës, disa gra nuk prodhojnë mjaftueshëm lubrifikant natyral. Në këtë rast, duhet të përdoret një lubrifikant artificial për të zvogëluar fërkimin dhe për të rritur kënaqësinë. 

Nëse po përpiqeni të mbeteni shtatzënë, disa lubrifikantë mund të interferojnë me spermën dhe mund ta vështirësojnë mbetjen shtatzënë. Në këto raste rekomandohet përdorimi i një produkti për balancimin e pH-së, të quajtur Pre-Seed. Nëse nuk jeni duke u përpjekur të mbeteni shtatzënë, lubrifikantët me bazë ujin, silikonin dhe vajin janë në rregull, varësisht nga nevojat tuaja.

Nëse jeni pak lubrifikues, atëherë lubrifikantët me bazë uji janë të shkëlqyeshëm. Nëse përjetoni më shumë thatësi, konsideroni përdorimin e lubrifikantëve me bazë silikoni ose vaji. 

 

Nëse jeni duke përdorur kondomët për mbrojtje, mos përdorni lubrifikantë me bazë vaji – mund të prishin lateksin e kondomëve. Gjithashtu, kurrë mos vendosni vazelinë ose vaj të foshnjeve brenda vaginës, pasi që shkakton inflamacion dhe infeksione.

 

Zgjidhni veshjet me kujdes për të qëndruar të tharë

 

Vagina duhet të qëndrojë e pastër dhe e thatë – dhe çfarë vishni mund të ndikojë në këtë aspekt. Disa lloje të materialeve dhe veshje të ngushta krijojnë gjendje të nxehta dhe me lagështi në të cilat tharmet lulëzojnë. Vishni të brendshme të pambuku dhe shmangni tangat. Nëse jeni të prirur ndaj infeksioneve mykotike, ndërroni rrobat e lagura të banjos dhe rrobat me djersë të ushtrimeve sa më shpejtë që të mundeni.

Nëse përjetoni shumë shkarkim dhe lagështi gjatë ditës, merrni dy palë të brendshme me vete çdo ditë kur shkoni në shkollë ose punë, dhe ndërroni të brendshmet gjatë ditës. Kjo do t’iu ndihmojë që të ndjeheni më rehat dhe do të parandalojë infeksionet. 

 

Mbani higjienë të mirë

 

Mendimi praktik mund të jetë shumë i dobishëm në mbrojten e shëndetit të vaginës. Pas lëvizjes së zorrëve, pastroni nga para – mbrapa për të shmangur kontaminimin bakterial të vaginës dhe për të zvogëluar rrezikun e infeksionit të fshikëzës urinare. Ndërroni pecetat higjienike dhe tamponët rregullisht gjatë menstruacioneve. Është në rregull të përdoren peceta higjienike për të absorbuar shkarkimin normal vaginal për sa kohë që i ndërroni shpesh, mirëpo gratë që i përdorin tërë kohës mund të përjetojnë irritim të vulvës.

Shpërndaj
Arbnor Puka