Përjetimi i Dhimbjeve Menstruale
Çfarë i shkakton dhe çfarë mund të bëjmë?
Nëse jeni si shumica e femrave, me siguri keni përjetuar dhimbjet menstruale,apo dismenore, në një periudhë të caktuar kohore. Për disa femra ,dhimbjet menstruale janë paaftësuse,e në të njejtën kohë të tjerat përjetojnë parehati të lehta apo fare gjatë periudhës mensturale.
Ekzistojnë dy tipe të dhimbjeve menstruale:
Dismenorea primare ndodh me shpesh tek femrat e reja të cilat sapo kanë filluar ciklin menstrual. Shpesh bëhet më e lehtë kur femra arrin moshën 20-të apo pas lindjes së fëmijës së parë. Këto dhimbje të parehatshme janë kontraksione të ftohta të mitrës dhe shkaktohen nga substanca në trupin tuaj të quajtura prostaglandina.
Dismenorea sekondare diganostikohet kur dhimbjet menstruale janë rezultat i një gjendje shëndetësore përveç menstruacioneve ,duke përfshirë endomentriozën,tumorët fibroid dhe cistat e vezoreve.
Simptomat
Simptomat e dhimbjeve menstruale mund te ndryshojnë prej individit në individ, disa femra përjetojnë dhimbje të lehta, përderisa të tjerat kane dhimbje intensive apo paaftësuese që rrezaton ne pjesën e poshtme të këmbëve dhe kofshëve.
Zakonisht dhimbja fillon një deri në tre ditë para fillimit të menstruacioneve, arrin nivelin më të lartë 24 orë pas fillimit të menstuacioneve, dhe bije në ditën e dytë apo të tretë. Disa femra do përjetojnë edhe të përziera, dhimbje koke, marramendje and jashtëqitje.
Kur të takoni mjekun?
Bëni një termin më gjinekologun nëse dhimbjet e menstruacioneve po ndikojnë në kualitetin e jetës, janë duke u përkeqësuar progresivisht, apo kanë filluar papritur pa shpjegime pas moshës 25 vjeçare.
Shkaktarët
Një trup i shëndoshë prodhon prostaglandina natyralisht, të cilat kanë efekte si të hormoneve. Ato përfshihen në një grup funksionesh trupore duke përfshirë këtu edhe kontraktimit e muskujve të mitrës që shkaktojnë dismenore primare apo dhimbje menstruale. Ne fillim të menstrucioneve, nivelet e prostaglandinavejanë më të lartë se zakonisht. Zakonisht sa më i lartë niveli i prostaglandinave, aq më e lartë dhimbja menstruale. Në të njejtin kohë nëse nuk ovuloni, për shkak të kontraceptivëve apo edhe menopauzës, nuk ka rrezik për dhimbje menstruale. Rreziku i dhimbjeve menstruale është më i lartë nëse jeni duhanpirës, jeni nën 30 vjet, keni gjakderdhje të rënda dhe të parrgullta, keni filluar pubertetin para moshës 12 vjeçare,apo keni histori familjare të dhimbjeve të tilla.
Trajtimi
Mund të tingëllojë e thjeshtë por relaksimi dhe informimi i personave rreth jush që nuk jeni duke u ndjerë mirë mund të ndihmojë në reduktimin e stresit të përditëshmërisë që mund të kontribojë në shtimin e dhimbjeve menstruale. Por ekzistojnë edhe mundësi tjera farmaceutike dhe të stilit të jetesës që mund të ndihmojnë.
Stili i jetesës
Nëse janë të prirur ndaj dhimbjeve të tilla, mundohuni të angazhoheni në aktivitet të rregullt fizik kur nuk keni menstruacione. Sa më aktive dhe e rregullt jeni me stërvitjet, më të rregullta do të jenë edhe menstruacionet. Menstruacionet e rregullta shpesh përkthehen në më pak qarkullim të fortë dhe më pak dhimbje.
Ndryshimet e dietës, si konsumi i ushqimeve të freskëta dhe të shëndetshme, gjithashtu mund të ndihmojnë. Mundohuni të fokusoheni në ushqim të shëndetshëm, fokusohuni në ushqimet e mëposhtme:
- Ushqimet e pasura me kalcium, si fiq të tharë, djath ricotta, brokoli, bajame dhe sardine të konzervuara.
- Ushqimet e pasura me antioksidant, si manaferrat, lakra jeshile, domate, speca zile dhe çokollatë të zezë.
- Proteina të lehta, përfshirë tofu dhe peshq të ujit të ftohtë.
Si kontrast, mundohuni të konsumoni shumë më pak miell apo sheqer të rafinuar, yndyra-trans (vajra të hidrogjenuara), kafeinë dhe alkool.
Nëse keni dhimbje të rënda, mundohuni të bëni banjë të ngrohtë apo të vendosni jastëk të ngrohtë në pjesën e poshtme të stomakut apo shpinë që të ndihmoni në zbutjen e dhimbjeve. Të qenit të hidratuar ndihmon gjithashtu.
Ilaçet: Lehtësuesit e dhimbjes që merren pa përshkrimin e mjekut, Motrin (ibuprofen), aspirinë, Aleve (naproxen të natriumit) përdoren shpesh për të lehtësuar dhimbjet e përditshme dhe dhimbjet mensturale. Tylenoli (acetaminophen) do të zbusin dhimbje, por nuk i ndikon prostaglandinat. Nëse dhimbjet janë të rënda, mjeku mund t’iu përshkruaj kotraceptivë oral për të parandaluar ovulimin dhe të lehtësojnë menstruacionet e dhimbshme. Një pajisje intrauterine hormonale (IUD) nganjëherë mundet të zvogëlojë dhimbjet menstruale gjithashtu. Efektet e zakonshme anësore të kontraceptivëve hormonal përfshijnë gjakderdhje jo-normale, shtim të peshës dhe ndryshime të disponimit.
Ilaçet komplementare alternative (CAM)
Disa studime kanë treguar se terapitë plotësuese, përfshirë masazhin, akupunkturën, dhe joga mund lehtësojnë dhimbjet menstruale, por rezultatet nuk janë përfundimtare.
Studime të tjera tregojnë rezultat premtuese për disa femra që kanë marrë disa suplemente dhe ilaçe për të trajtuar dhimbjet (përfshirë çajin, pilulat dhe tinkturat), por përsëri asnjëra nuk duken mjaftueshëm përfundimtare si trajtim i vetëm. Kujtoni se marrja e suplementeve apo ilaçeve herbale mund të shkaktojnë efekte anësore siç shkaktojnë ilaçet farmaceutike. Nëse kërkoni kujdes mjeksor për simptomat, sigurohuni t’i tregoni çdo shtesë që merrni mjekut tuaj.