14 Mënyra për t’i bërë të periodat tuaja më pak të dhimbshme
Mbani shënime
Nëse nuk e dini se kur do të vijë perioda juaj, si do të përgatitni paraprakisht trupin tuaj për këtë betejë? Provo të shkruash datat në një fletore ose në telefonin tënd.
Hani çokollatë (të zezë)
Nuk është mit! Çokollata është e mirë për ju kur jeni në periodën tuaj, por vetëm kur është me 70% kakao. Jo vetëm që inkurajon trupin tuaj për të liruar endorfinën, por përmirëson edhe disponimin tuaj, çokollata e zezë ka sasi të lartë magnezi, një mineral që shpesh ndikon në lehtësimin e ngërçeve në bark. Hani 4 kocka të vogla ose 2 pjesë të mëdha si lloj ëmbëlsire e lehtë – si gjithmonë, të konsumohet gjithçka në mënyrë të moderuar.
Konsumoni banane
Është gjithmonë një ide e mirë për të ngrënë fruta dhe perime – e veçanërisht gjatë periodave tuaja. Bananet në veçanti janë të pasura me vitaminë B6 dhe kalium, të cilat, ashtu si çokollata, zvogëlojnë dhimbjet, por gjithashtu reduktojnë fryerjen e organizmit, gjë e cila ndikon që shumica prej nesh nuk mund të lëvizim lirshëm.
Merrni vitaminë E
Sipas një studimi të kryer në Universitetin Tarbait Modarres në Iran, marrja e vitaminës E ,ulë ndjeshëm intensitetin e dhimbjeve gjatë periodës, kjo është përjetuar nga pjesëmarrësit në një studim, ku grupi që mori suplementin kishte një kohëzgjatje më të shkurtër të dhimbjes dhe humbje minimale të gjakut sesa ata që po merrnin placebo. Ju ose mund ta merrni atë në formë tabletash ose të hani ushqime të pasura me vitaminë E, si arra,lajthi,badema dhe perimet jeshile.
Shishe me ujë të nxehtë.
Shumica e njerëzve e dinë se një shishe me ujë të nxehtë mund të zbut dhimbjen, por shumë nuk e praktikojnë këtë sepse e nënvlerësojnë ndryshimin që mund të bëjë. Hulumtimet tregojnë se aplikimi i nxehtësisë mund ‘në të vërtetë të reduktoj dhimbjen në një nivel molekular’ – në të njëjtën mënyrë si veprojnë analgjetikët.
Bonus: vlojeni menjëherë ujin për të mbushur shishen si dhe konsumoni një filxhan çaj në të njëjtën kohë.
Shmangni konsumimin e kripës
Çipsat, patate të skuqura, proshuta, madje edhe supa – ushqimet e shijshme janë të ngarkuara me më shumë kripë se që mund të paramendoni, dhe kjo nuk ju sjell ndonjë dobi juve, e aq më pak gjatë periodës tuaj.
Ndalimi i konsumimit të kripës si dhe pirja e mjaftueshme e ujit, do ta mbajë stomakun tuaj të sheshtë aq sa është e mundur gjersa jeni me cikël mujor.
Shmangni dhimbjen
Disa gra kanë treguar sukses të jashtëzakonshëm duke ushtruar presion në pika të caktuara të trupit për të trajtuar dhimbjen. Masazhojeni lehtë pëllëmbën e dorës tuaj ,ose përpiquni të bëni këtë mbi kockën e kyçit të këmbës dhe pastaj zonën midis gishtit të madh të këmbës dhe të dytit, njëri pas tjetrit, për 1-3 minuta.
Të dyja këto truke thuhet se ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve (ngërçit) – kjo nuk mund të funksionoj për të gjithë, por , nuk do të bëhet më keq …
Merrni hekur
Hej, ju e dini se çfarë sasie gjaku keni humbur?
Hekur – që do të thotë gjatë periudhës suaj, furnizimet tuaja janë minimale. Ushqimet si mishi i kuq, fasulja, spinaqi dhe drithërat integrale do të ribalancojnë nivelet e hekurit tuaj, do të rritin energjinë dhe do të parandalojnë aneminë.
Bëni stërvitje
Të shikoni filma në Netflix duket si zgjedhja më e mirë, ne e dimë, por edhe stërvitjet mund të ketë ndikim në disponimin tuaj dhe në nivelin tuaj të dhimbjes! Ecja gjatë ditës, yoga, ose ngasja e biçikletës janë veprime të shkëlqyera kur jeni me perioda , por shikoni udhëzuesin tonë për të ushtruar për çdo fazë të ciklit tuaj, në një sistem që mund të ndiqni gjatë gjithë muajit.
Shmangni alkoolin
Jo përgjithmonë, ne nuk jemi “monsters” – vetëm kur koha e ciklit është afër.
Alkooli është një depresant, që do të thotë se simptomat e sindromës paramenstruale mund të jenë më të rënda dhe është më e vështirë të trajtojmë një person të dehur që ka edhe çrregullime hormonale.
Poashtu shkakton dehidrim, dhe kjo ju bën më shumë të konsumoni ushqime jo të shëndetshme, me sasi të lartë të kripës, të cilat veçse i diskutuam dhe është zgjedhje juaj për t’i mënjanuar apo jo.
Bëni seks
Orgazmat janë dhuratë e Zotit për gratë, burrat dhe jo pa ndonjë arsye. Të kryeni marrëdhënie përgjatë asaj kohe ,mund t’ua lehtësoj dhimbjet (të përmirësojë gjendjen shpirtërore, mjaftueshëm). Për sa kohë që ju dhe partneri juaj jeni dakorduar për këtë gjë, seksi gjatë periodave është krejtësisht i sigurt dhe ju ofron kënaqësi. Poashtu, orgazmat vaginale janë më të mira për lehtësimin e dhimbjeve se ato klitorale.
Përdoreni paracetemolin para se të jeni me cikël
Keni dhimbje barku çdo muaj? Strategjia duke marrë tableta për t’ua lehtësuar dhimbjen zakonisht funksionon. Marrja e paracetamolit, ibuprofenit ose të ngjashme para se të jeni me cikël mund të zvogëlojë simptomat, duke ju lënë të lirë për të kryer obligimet tuaja, me të vërtetë, gjithçka shkon në rregull, përveç që jeni duke gjakderdhur.
Pastroni njollat nga gjaku
Po, mund të ndodhin të papritura. Largoni gjurmët e gjakut nga rrobat, mbulesat e shtratit etj, duke përdorur një tas me ujë të ftohtë, të kripur. Lëreni të thithë për 3-4 orë, pastaj pastroni njollën me detergjent dhe lani si zakonisht, dhe pantallonat tuaja të preferuara mund t’i vishni përsëri.
Abonohuni në ndonjë nga platformat
Periudhat gjithmonë janë të bezdisshme, pavarësisht se sa mirë po arrini të menaxhoni situatën.
Duke u abonuar në ndonjë nga platformat online (opsionet më të famshme përfshijnë Pink Parcel, Period Box dhe My Little Box), të pasura me rubrikën e ushqimeve, këshilla bukurie dhe peceta higjienike apo tampona , nuk do të ndalojnë dhimbje ose gjakderdhjen, por do t’ju sjellin paksa lumturi, e kush nuk do të dëshironte këtë gjë ?!