Lart

7 Shenja që Tregojnë se keni Mosbalancë Hormonale

Hormonet janë lajmëruesit kimikal më të fortë në trupin tonë. 

Të prodhuara nga gjëndrat endokrine – adrenale, tiroide, pankreasi dhe vezoret apo testikujt – hormonet kryejnë funksione esenciale, pasojnë paralajmërime të rëndësishme dhe komunikojnë mesazhe përgjatë trupit.

Në gjuhën normale të njeriut: Ato sigurojnë se çdo gjë është duke funksionuar pa problemë dhe që ritmet e juaj të jenë sinkronizuara.

Shumë gjëra mund të sfidojnë sistemin tuaj endokrinë, duke shpirë në mosbalancim në nivelet apo funksionet e hormoneve. Sa më gjatë që një sistem është “jashtë rregullit” aq më e vështirë është ta sillni përsëri në harmoni.

Identifikimi dhe përmirësimi i devijimeve më herët ndihmon në ruajtjen e shëndetit dhe parandalon fillim e sëmundjeve kronike.

Mosbalancë Hormonale

Ju rekomandojmë këtë artikull:

10 Gjëra që Gratë Duan nga Burrat e tyre

7 shenja dhe simptoma të mosbalancimit hormonal

Si ta dini nëse keni simptoma apo mosbalancim hormonal? Më poshtë janë 7 simptoma kryesore që mund të ndihmojnë të konfirmoni se a janë hormonet tuaja të pabalancuara.

Lodhja

Çdokush lodhet kohë pas kohe. Por duhet të përmirsoheni me pushim adekuat, hidratim dhe dietë të shëndetshme. Nëse ndiheni se jeni duke u kujdesur për veten, por përsëri jeni e rraskapitur apo nuk mund të ktheheni në më të mirën tuaj, konsideroni të keni një vlerësim gjithëpërfshirës të niveleve tuaja të hormoneve. Lodhja adrenale dhe hipotiroidizmi janë më të përhapura sesa mendoni në shoqërinë tonë.

Ankthi

Nuk është “e gjitha në kokën tuaj”. Neuroendokrinologjia është studim i lidhjes së afërt të neurotransimterëve, apo mesengjerëve kimikalë të trurit, dhe hormoneve. Stimulimi adrenal i tepërt për shkak të stresit të madh që ne i nënshtrohemi është bërë një epidemi e heshtur. Kortizoli dhe norepinefrina, të prodhuara dhe të liruara nga gjendrat adrenale shpesh gjenden pas ndjesive që mund t’i përceptoni si ankth.

Mjekësia funksionale na mëson të kalitim këtë përgjigje duke ngrënë ushqime që e modulojnë këtë përgjigje dhe duke i shmangur ato ushqime që e promovojnë. Gjithashtu mësohen teknika si meditimi, frymarrja e thellë dhe modulimi i ndryshimit të ritmit të zemrës për të lidhur anën relaksuese të parasimpatikut me sistemin nervor e jo impulset lufto-ik të sistemit simpatik.

 

Shtimi i peshës apo vështirësitë në rënie në peshë

Pse shumë njerëz kanë vështirësi me luhatjet e peshës? Pse është shkalla ashtu që njerëzit pa mëshirë janë duke lënë veten pa ngrënë dhe duke punuar shumë? Është për shkak se ata janë duke e lënë veten pa ngrënë dhe duke punuar aq shumë. Trupi i përjeton këto sfida si stres. Dhe kur trupi është i stresuar, prodhon më shumë kortisol. Kortisoli i thotë trupit të mbajë atë dhjam pasi është një depo e mirë për energji.

 

Insomnia

Ka shumë arsye pse dikush mund të ketë vështirësi të flejë. Por nëse janë të vazhdueshme, me siguri është i lidhur me mosbalancim hormonal. Melatonina, kemikati i njohur i gjumit, është një hormon që lirohet nga gjëndrat pineale në tru. Si hormon, është ngushtë i lidhur dhe ndikohet nga hormonet tjera. Mund t’i mendoni hromonet e ndryshme si figura në një lojë të komplikuar të shahut.

Nëse lëvizë një, i prek edhe të tjerat dhe duhet të lëvizin siç duhet. Me disa lëvizje të caktuara, gjërat mund të bëhen të rrezikshme. Nëse nuk jeni duke fjetur siç duhet, do të ishte e mençur që të merrni një profesionistë që t’iu asistojë për të vendosur holistikisht se pse. Në të kundërtën, nëse keni mosbalancë për arsye të tjera, pushimi i mjaftueshëm është i neveojshëm që të kthejë gjërat përsëri në ekulibër.

 

Sindroma irrituese e zorrëve

Në zorrë ka më shumë neurotransmetues se në tru. Kështu që nuk është surprizë se individët shpesh përjetojnë simptoma të zorrëve të lidhura me sëmundje si ankthi dhe derpresioni. Hormonet ndikojnë funksionin e zorrëve në mënyra të tjera si ndikimi tek mikrobiomi i zorrëve, sistemi bakterial në zorrët tona.

Mosbalancimi hormonal mund të shpie në mosbalancime në kolonitë tona bakteriale duke ndikuar në numrin e tyre dhe funksionin. Mosbalancimet gastrointenstinale mund të shkaktohen nga mosbalancimet hormonale dhe anasjelltas.

 

Lëkura dhe ndryshimet e flokëve

Kualiteti dhe vitaliteti i lëkurës dhe flokëve lidhet direkt me hormonet. Abnormaliteti i tiroideve, për shembull, mund të shkaktojë, lëkurë dhe flokë të thatë, rënie të flokëve apo thonjë të dhëmbëzuar.

 

PMS dhe dëshira e ulët seksuale

Edhe femrat edhe meshkujt janë subjekte të çrregullimeve për shkak të hormoneve seksuale. Dhe të dy kanë nivele të duhura të estrogjenit, proestrogjenit, DHEA dhe testosteronit. Femrat që janë duke përjetuar menstruacione të çrregullta (të gjata, të shkurtra, të paparashikueshme, shumë derdhje të gjakut apo dhimbje të rënda etj.) janë më hapur duke demonstruar disa abnormalitete në kualitetin, sasinë apo funksionin e hormoneve të tyre seksuale.

Edhe pse femrat kanë matës më të dukshëm të balancës hormonale me menstruacionet e tyre mujore, të dyja gjinitë mund të përjetojnë difunksionim seksual apo probleme me libido (dëshirë seksuale) për shkak të ndërlikimeve komplekse dhe bashkëveprimeve të këtyre substancave të fuqishme.

Menaxhimi hormonal është një punë delikate, jo precize dhe e sofistikuar. Kujtoni analogjinë e lojës së shahut. Lëvizja e figurave të caktuara mund ta ndryshojë të gjithë lojën. Dhe disa lëvizje mund t’iu fusin vërtetë në problem. Sigurohuni që jeni duke punuar me një ekspert të kësaj “loje”.

 

4 Mënyra për të balancuar hormonet natyralisht:

 

Shtoni më shumë  yndyra të shëndetshme në ditën tuaj.

Trupi juaj ka nevojë për yndyra të shëndetshme të krijojë hormone, kujdesuni për fryrjen, forconi metabolizmin dhe promovoni rënien në peshë. Provoni të ndërroni karbohidratet e rafinura në dietën tuaj me yndyra të shëndetshme anti inflamatore si vaji i kokosit, avokadot, dhe gjalpi i buallicës.

7 Shenja që Tregojnë se keni Mosbalancë Hormonale

Merrni barishte adaptogjenike

Barishtet adaptogjenike si maca, rhodiola dhe ashwaganda janë përdorur me shekuj për promovimin e balancës hormonale dhe për mbrojtjen e trupit nga shumë sëmundje të ndryshme. Përveç në forcimin e trupit ndaj stresit, adaptogjenët kanë treguar se përmirësojnë funksionin e tiroideve, zvogëlojnë ankthin, dhe mbështetin funksionin e gjëndrave adrenale. Është më mirë të punoni me mjekun tuaj që mund të bëj rekomandime bazuar në nevojat e juaja specifike.

Përdorni shtesa për të mbushur mungesat nutricionale.

Edhe me një dietë të shëndetshme, shpesh është e nevojshme mbushja e mungesave nutricionale, që mund të kontribojnë në mosbalancë hormonale. Këtu janë disa nga shtesat që shpesh rekomandohen tek pacientët që kanë mosbalancë hormonale:

  • Probiotikët: Probiotikët mund të ndihmojnë në reparimin e rreshtimit të zorrëve, që më pas, ndihmojnë në balancimin e hormoneve. Ato jo vetëm që ndihmojnë në tretje por mund të shpejtojnë humbjen e peshës, të përmirësojnë disponimin, të eleminojnë konstipimin, dhe të forcojnë sistemin imunitar. Probiotikët janë bakterie të shëndetshme  që mund të përmirësojnë prodhimin dhe rregullimin e hormoneve të rëndësishme si insulina, ghrelin dhe leptin.
  • Supa e eshtrave: Supa e eshtrave e zbut sistemin tretës dhe është e pasur me kolagjen, prolen, glycinë dhe glutaminë, që kanë aftësinë të forcojnë shëndetin në përgjithësi. Glycina është një aminoacid tjetër që është me shumicë në supën e eshtrave dhe është e lidhur me relaksim, dhe studimet tregojnë se shtesat mund të përmirësojnë kualitetin e gjumit.
  • Vitamina D: Vitamina D vepron më shumë si hormonet brenda trupit dhe ka implikime të rëndësishme në mbajtjen e niveleve inflamatore të ulëta. Është mirë të punoni me mjekun tuaj për të bërë testimin korrekt dhe t’iu udhëzojë se çfarë doze ju përshtatet më së miri nevojave tuaja.

 

Biohakoni rrugën tuaj deri tek gjumi më i mirë.

Gjumi jo i mjaftueshëm ndikon në shëndetin e përgjithshëm të trurit, memoria, dhe balanca hormonale. Gjumi ideal prej 8 orëve në natë e lejon trupin të rikuperohet siç duhet, të detoksifikohet, dhe të mbajë hormonet si kortisoli, melatonina dhe leptina në balancë. Për të zmadhuar funksionin hormonal, rekomandohet të merrni mjaftueshëm gjumë prej 10:00-06:00.

Ju rekomandojmë këtë artikull:

Disa Simptoma Shëndetesore që Gratë nuk Duhet të Injorojnë

Mendimet e fundit për mosbalancë hormonale.

  • Disa nga simptomat më të zakonshme të balancës hormonale përfshijnë shtim të pashpjegueshëm të peshës, lodhje, insomni dhe ndryshime në flokë, lëkurë dhe thonjë.
  • Shkaqet rrënjësore të mosbalancës hormonale përfshijnë përkeqësimin e shëndetit të zorrëve, inflamacion të lartë dhe stres të lartë.
  • Mënyrat natyrale për të balancuar hormonet tuaja është të ushqeheni me yndyra antiinfalmatore, të keni gjumë adekuat dhe të përdorni suplemente për të mbushur çdo mungesë nutricionale.
Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com