Problemet Specifike të Shëndetit të Gruas
Përderisa edhe meshkujt dhe femrat kanë sëmundje të ndryshme, disa sëmundje ndikojnë tek femrat më ndryshe dhe më shpesh. Për më tepër, shumë nga sëmundjet e femrave kalojnë të padiagnostikuara dhe shumica e testeve të medikamenteve nuk i përfshijnë femrat.
Prape, femrat bartin sëmundje ekskluzive si kanceri i gjirit, kanceri i qafës së mitrës, menopauza dhe shtatzënia. Femrat pësojnë sulme të zemrës më shumë se meshkujt. Depresioni dhe ankthi shfaqen më shumë tek femrat.
Sëmundjet e traktit urinar shfaqen më shumë tek femrat, dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme mund të shkaktojnë më shumë dëme tek femrat. Nga sëmundjet që shfaqen më shpesh tek femrat tetë prej tyre tregojnë rrezik më të madh shëndetësor.
Sëmundjet e zemrës
Sëmundjet e zemrës shkakojnë një të katërtën e vdekjeve te femrat. Edhe pse opinioni publik i konsideron sëmundjet e zemrës më të shpeshta tek meshkujt, kjo sëmundje i prek edhe meshkujt edhe femrat gati njëlloj. Mirëpo akoma, vetëm 54% e femrave e kuptojnë se sëmundjet e zemrës janë kërcënimi kryesor për gjininë e tyre. Në disa vende, 49% e konsumatorëve vuajnë nga presioni i lartë i gjakut apo kolesteroli i lartë; faktorë që kontribuojnë në sëmundjet e zemrës.
Kanceri i gjirit
Kanceri i gjirit, që zakonisht e ka origjinën në kanalet e qumështit, mund të përhapet në organe të tjera dhe është kanceri më agresiv që prek popullsinë globale të femrave. Kjo sëmundje paraqitet më shumë tek shtetet e zhvilluara për shkak të rritjes së jetëgjatësisë.
Në fillim, tek femrat e prekura nga kanceri i gjirit shfaqen gunga në gjoks. Shumica e gungave në gjoks nuk janë kërcënim, por është e rëndësishme për femrat që te kontrollojnë secilën tek mjeku.
Kanceri ovarian dhe kanceri i qafës së mitrës
Shumë njerëz nuk e dinë dallimin mes këtyre dy kancereve. Kanceri i qafës së mitrës zhvillohet në pjesën e poshtme të mitrës, kurse kanceri ovarian fillon në gypat e fallopit. Përderisa të dyja sëmundjet shkaktojnë dhimbje të njëjtë, kanceri i qafës së mitrës, shkakton shkarkime dhe dhimbje gjatë marrdhënies seksuale.
Megjithëse kanceri ovarian prezanton simptoma ekstremisht të dobëta, vetë sëmundja është shumë komplekse.
Shëndeti gjinekologjik
Humbja e gjakut dhe shkarkimet janë pjesë normale e ciklit menstrual. Mirëpo, simptoma të tjera gjatë menstruacioneve mund të tregojnë probleme të shëndetit dhe simptomat jo të zakonshme, si humbja e gjakut mes ciklit menstrual dhe urinimi i shpeshtë, mund të paraqesin probleme të tjera shëndetësore.
Problemet vaginale mund të jenë shenja për probleme serioze si sëmundjet seksualisht të transmetueshme apo kanceri i trakteve riprodhuese. Përderisa qendrat mjekesore mund të trajtojnë infeksione mesatare lehtë, nëse lihen të patrajtuara, keto semundje mund të shpijnë në probleme të tjera si infertiliteti apo dështimi i veshkëve.
Problemet e shtatzënisë
Problemet ekzistuese mund të përkeqësohen gjatë shtatzënisë, duke e rrezikuar jetën e nënës dhe fëmijës. Astma, diabeti dhe depresioni mund ta dëmtojnë nënën dhe fëmijën gjatë shtatzënisë nëse nuk menaxhohen siç duhet.
Shtatzënia mund të shkaktojë rënien e sasisë së qelizave të kuqe të gjakut tek një nënë e shëndetshme, sëmundje kjo e quajtur anemi, apo mund të shkaktojë edhe depresion. Një problem tjeter ngritet kur një qelizë riprodhuese, vendoset jashtë mitrës, duke e bërë vazhdimin e shtatzënisë më të vështirë.
Fatmirësisht, gjinekologet mund të trajtojnë sëmundje të zakonshme dhe të rralla që zhvillohen gjatë shtatzënisë.
Sëmundjet autoimune
Sëmundjet autoimune shfaqen kur qelizat e trupit që eleminojnë kërcënimet si viruset i sulmojnë qelizat e shëndetshme ne trup. Përderisa kjo sëmundje vazhdon të rritet mes popullsisë, studiuesit ende janë të habitur me faktin se pse kjo sëmundje i prek më shumë femrat.
Përderisa ekzistojnë shumë sëmundje autoimune të njohura, shumë prej tyre kanë simptomat e njëjta:
- Rraskapitje
- Ethe të lehta
- Dhimbje
- Irritim të lëkurës
- Marramendje
Shumica e sistemit autoimunitar gjendet në stomak. Me kohë, shumë persona që vuajnë nga kjo sëmundje i janë kthyer rrugëve natyrale të shërimit si:
- Konsumimi më i pakët i sheqerit
- Konsumimi më i pakët i yndyrërave
- Zvogëlimi i stresit
- Reduktimi i marrjes së toksinave
Megjithatë, mbrojtja më e mirë nga sëmundjet autoimune është vërejtja e tyre më herët.
Osteoporoza
Osteoporoza i dobëson eshtrat, duke i’u mundësuar të thehen më lehtë. Disa faktorë që mund të shkaktojnë këtë sëmundje e cila shfaqet kryesisht tek femrat, janë:
- Mosha
- Konsumimi i alkoolit
- Disa nga ilaçet që merren me recetë
- Gjenet
- Mungesa e stërvitjes
- Masa e vogël e trupit
- Pirja e duhanit
- Përdorimi i steroideve
Për ta detektuar këtë sëmundje, ofruesit e kujdesit duhet të masin densitetin e eshtrave duke e përdorur rentgenin apo ultrazërin. Përderisa nuk ekziston shërim për osteoporozë, mjekët mund të përshkruajnë trajtime që e ndalojnë progresin e sëmundjes, që përfshijnë suplemente dietare, ndryshime të shëndetshme të stilit të jetesës apo ilaçe me përshkrim.
Depresioni dhe ankthi
Vetë luhatjet hormonale mund të shpien tek depresioni dhe ankthi. Sindroma premenstruale shfaqet shpesh mes femrave, ndërsa çrregullimi premenstrual dismorfik, paraqet të njëjtat simptoma, por më të intensifikuara.
Menjëherë pas lindjes, tek shumë nëna shfaqet një formë e depresionit e quajtur “të kaltrat e bebes”, por depresioni perinatal shkakton të njëjtat simptoma– por shumë më të forta — shqetësime, ndërrime emocionale, trishtim dhe lodhje.
Pa marrë parasysh se sa të forta janë simptomat, mjeket mund t’iu japin lehtësim me medikamente apo me trajtime terapeutike.
Teknologjia e shëndetit për femra
Së shpejti, teknologji të reja do të arrijnë për të ndihmuar ofruesit e kujdesit në trajtimin e sëmundjeve të femrave. Shkencëtarët kanë ndërtuar trajtime mjekësore inovative, si një pajisje e operuar nga pacienti që e përgatit femrën për rikonstruktim të gjoksit, përdorimi i dioksidin e karbonit në vend të gjilpërave, dhe një test të gjakut që mund të zbulojë nëse shtatzënia ka filluar jashtë tubave të fallopit.
Femrat mund ta zvogëlojnë rrezikun nga kanceri dhe të tjera sëmundjeve me zakone të shëndetshme dhe me vizita të rregullta tek mjeku. Megjithatë në shumë komunitete te varfra infermieret dhe mamitë e mbulojnë mungesën e doktoreve, keshtu duke mbuluar shumë më shumë pacientë se që është e mundshme.
Përderisa kujdesi shëndetësor duhet të rritet, qendrat mjekësore duhet të kenë më shumë praktikuese të infermierisë për të siguruar shëndet të mirë për femrat në këto komunitete.