Sa Ditë të Gjakderdhjes Janë të Zakonshme Gjatë Menstracioneve
Menstruacionet ndodhin kur një shtresë e mitrës suaj hiqet. Në mënyrë që gjaku menstrual të shfaqet çdo muaj, trupi juaj duhet të ovulojë, që do të thotë se një vezë duhet të lirohet nga vezorja. Zakonisht, menstruacionet vijnë rreth 12 deri në 16 ditë pas ovulimit, duke supozuar se nuk mbeteni shtazënë, por ka disa faktorë që ndikojnë në gjatësinë e menstruacioneve.
Menstruacionet normale
Menstruacionet normale mund të zgjasin nga një deri në shtatë ditë, edhe pse për shumicën e grave me cikël normal menstrual, menstruacionet zgjasin mesatarisht tre deri në pesë ditë.
Është me rëndësi të ceket se asgjë nuk është gabim nëse menstruacionet zgjasin disa ditë më gjatë ose më shkurtër se mesatarja prej tre deri në pesë ditë . Me fjalë tjera, menstruacionet janë të veçanta për ju, sasia e gjakderdhjes dhe numri i ditëve nuk do të jetë i njëjtë si tek gratë tjera.
Përveç kësaj, menstruacionet mund të ndryshojnë nga cikli në cikël, dhe poashtu ngjyra e gjakut dhe kjo është normale. A e keni ditur pse ndodhin menstruacionet kafe?
Faktorët që ndikojnë në gjatësinë e menstruacioneve
Nganjëherë, ndryshimet në mënyrën e jetesës, metodat e kontrollit të lindjes, dhe disa probleme mejkësore mund të ndikojnë më shumë mentruacionet.
Është me rëndësi të vizitoni mjekun nëse gjakderdhja zgjat më shumë se shtatë ditë. Gjakderdhja e rëndë është gjithashtu tregues për të vizituar mjekun.
Shenjat e gjakderdhjes së rëndë përfshijnë:
- Njomja e një ose më shumë tamponëve ose pecetave higjienike çdo orë për disa orë rresht
- Vendosja e më shumë se një pecete higjienike për të kontrolluar gjakderdhjen
- Ndërrimi i pecetave higjienike ose tamponëve gjatë natës
- Menstruacione me mpiksje të gjakut të madhësisë së një monedhe ose më të madhe
Le të shikojmë më detajisht faktorët që ndikojnë në gjatësinë e qarkullimit menstrual.
Gjendjet mjekësore
Janë një numër i problemeve mjekësore që mund të ndikojnë gjatësinë e menstruacioneve. Për shembull, menstruacionet e rënda dhe/ose menstruacionet e gjata mund të jenë shenjë e polipit endometrial ose fibrozat e mitrës. Kështu është pasi që qarkullimi menstrual përbëhet nga heqja e një shtrese të mitrës (e quajtur endometrium) si dhe gjakut nga enë të vogla të gjakut që ekspozohen pas heqjes së shtresës.
Prandaj, faktorët që ndryshojnë trashësinë e enndometriumit ose numrin e enëve të gjakut luajnë rol në gjatësinë e menstruacioneve. Shembuj të tjerë të gjendjeve shëndetësore që mund të shkaktojnë gjakderdhje të vazhdueshme ose të rëndë përfshijnë:
- Çrregullime të gjakderdhjes ose ilaçe që e hollojnë gjakun (për shembull aspirina)
- Sindoma e vezoreve policistike ose hipotiroidizmi
- Kanceri i mitrës
- Endometrioza
- Shtatzënia ektopike ose aborti
- Sëmundja e inflamacionit të legenit
Në përgjithësi, kuptimi i rangut normal të menstruacioneve është i dobishëm. Sigurisht se gjakderdhja për më shumë se shtatë ditë çdo muaj ose mos gjakderdhja pasi që keni kaluar herën e parë të menstruacioneve nuk është normale, dhe do të duhej të diskutoni këtë me mjekun tuaj.
Mosha
Gjatë viteve të para pas fillimit të mensteuacioneve, ju mund të përjetoni gjakderdhje të paparshikueshme. Kjo ndodh për shkak se nuk jeni duke ovuluar rregullisht. Pasi që ovulimi kërkon ndërveprim kompleks ndërmjet hormoneve të prodhuara nga struktura në trurin tuaj dhe në vezore, mund të marrë pak kohë që trupi juaj të veprojë si duhet.
Kjo është arsyeja pse është normale që pas menstruacioneve të para të keni gjakderdhje për më shumë se mesataren e ditëve dhe të mos keni menstruacione për disa muaj rresht. Lajmi i mirë është se menstruacionet zakonisht normalizohen brenda dy viteve.
Nëse vazhdoni të keni menstruacione jo të rregullta, kjo mund të jetë shenjë e ndonjë gjendjeje hormonale ose shëndetësore, prandaj sigurohuni të kontrolloheni nga mjeku.
Më në fund, me afrimin e përfundimit të viteve riprodhuese, zakonisht kur jeni në të 40-tat, do të filloni të përjetoni menstruacione jo normale përsëri. Kjo periudhë quhet perimenopauzë ose tranzicioni menopauzal, dhe është kohë e mosbalancave hormonale, më së shumti kur prodhimi i estrogjenit nga vezoret fillon të bie. Me këto nivele më të ulëta të estrogjenit, ka më pak mbledhje të shtresës së mitrës, prandaj përjetoni menstruacione më të lehta dhe më të shkurtra, përveç menstruacioneve jo të rregullta.
Kontrolli i lindjes
Përdorimi i kontrollimit hormonal të lindjes mund të ndikojë në gjatësinë e menstruacioneve. Nëse jeni duke përdorur kontraceptivë hormonal të kombinuar duke përfshirë pilula orale kontraceptive, bandazh kontraceptivë ose unazë kontraceptive, ka mundësi që do të keni menstruacione më të shkurtra me gjakderdhje më të vogël. Kjo ndodh për shkak se hormonet në pilulën kontraceptive do të shtypin hormonet e prodhuara në vezore.
Për shembull, pilula orale kontraceptive përmban estrogjen, prandaj shtresa e mitrës grumbullohet më pak se zakonisht. Progresteroni në pilulë neutralizon grumbullimin e estrogjenit, prandaj shtresa për t’u hequr është më e hollë se zakonisht.
Kjo është arsyeja pse përdorimi i vazhdueshëm i çfarëdo kontraceptivësh hormonal të kombinimit, mund t’iu shkaktojë ndërprerjen e menstruacioneve ose të paktën do të zvogëlojë numrin e menstruacioneve në vit.
Nëse jeni duke përdour kontraceptivë vetëm me progresteron do të keni menstraucione më të lehtë dhe më të shkurtra. Këto përfshijnë:
- IUD (Pajisja kontraceptive intrauterine) që përmban progresteron (për shembull, Mirena)
- Implant kontraceptivë (për shembull, Nexplanon)
- Kontraceptivë i injektueshëm (për shembull, Depo-Provera)
Shpesh këto metoda mund të çojnë tek ndërprerja e menstruacioneve. Kjo ndodh për shkak se progresteroni ka efektin e hollimit të endometriumit.
Pasi që të gjithë kontracpetivët hormonal ndryshojnë qarkullimin menstrual, nëse menstruacionet janë të rënda ose keni gjakderdhje për shumë ditë, mjeku juaj mund të sugjerojë përdorimin e kontraceptivëve hormonal si pajisjes intrauterine që liron levonorgestrel (Mirena) për të ndihmuar kontrollimin e gjakderdhjes suaj .
Disa fjalë nga Probleme.me
Pasi që menstruacionet janë rezultat i njo procesi hormonal që ndodh në trupin tuaj, ekziston një rang i gjerë i asaj që konsiderohet normale. Pasi që keni filluar menstruacionet, nëse nuk keni menstruacione ndonjë muaj ose zgjasin më shumë se shtatë ditë, diskutoni këto ndryshime me mjekun tuaj.