fbpx
Lart

Si e di Nëse Jam në Menopauzë?

faqja probleme.me

Menopauza ndodhë kur nuk keni pasur cikël për 12 muaj radhazi mirëpo nuk jeni shtatzënë ose të sëmurë. Është fazë normale që çdo grua e përjeton. Ndodh sepse nivelet e hormoneve seksuale të femrave bien sa më shumë që plaken. Vezoret tuaja eventualisht ndalin lirimin e vezëve, kështu që nuk do keni cikël dhe do jetë e pamundur të mbeteni shtatzënë.

Shumica e femrave kalojnë nëpër menopauzë në vitet e 40-ta dhe të 50-ta. Por kjo nuk do të thotë se është e njejtë tek të gjitha gratë. Një studim tregon që shumica e grave arrijnë menopauzën në moshën 52 vjeçare. Disa femra mund të kalojnë këtë ndryshim më herët nëse kanë pasur operacion për largimin e vezoreve apo mitrës si dhe trajtime specifike për kancer.

Si e di Nëse Jam në Menopauzë?

A je duke kaluar në fazën e menopauzës?

Është e mundshme t’i vëreni ndryshimet muaj apo vite përpara se të hyni në menopauzë. Mund të keni cikël menstrual të çrregullt dhe ethe. Kjo fazë njihet si perimenopauza.

tactica seo kosovo

Nuk mund të dini saktësisht se kur do fillojë menopauza. Mirëpo ajo çka mund të bëni është t’i kushtoni vëmendje mënyrës se si ndiheni dhe të vëreni ndryshimet. Mbani në mend se simptomat ndryshojnë prej gruas në grua. Disa gra nuk kanë fare simptoma.


Ndryshimet që mund ti vëreni

Cikli menstrual i parregullt  

Kjo është shenja më klasike se ju jeni në rrugën drejt menopauzës. Cikli menstrual mund të vijë më shpesh apo më rrallë, më rëndë apo më lehtë, zgjatë më gjatë apo më shkurtë se zakonisht.

Kur jeni në perimenopauzë mund të jetë e vështirë të parashikoni se kur cikli menstrual i rradhës do vijë. Është po ashtu e vështirë të vlerësoni sa do zgjasë cikli apo nëse rrjedhja do jetë e lehtë apo e rëndë. Është shumë e vështirë të mbeteni shtatzënë, mirëpo jo edhe e pamundur përderisa keni cikël menstrual.

Disa medikamente te kemoterapisë të përdorura për trajtimin e kancerit mund të shkaktojnë cikël menstrual të parregullt. Çdo lloj gjakderdhjeje pas menopauzës nuk është normale. Ju duhet të flisni me mjekun.

Ethe dhe djerësitje gjatë natës

Mund të keni ethe gjatë natës. Djersitjet e natës janë ethe të nxehta që mund të ndodhin gjatë gjumit. Mund të jenë aq të forta sa t’iu zgjojnë nga gjumi.

Si shumë simptoma të menopauzës, ethet dhe djersitjet e natës mund të ndryshojnë prej gruas në grua. Mund të zgjasin nga 1 deri në 5 minuta. Ato mund të jenë mesatare apo të rënda. Mund të keni disa në orë, një në javë apo të mos i përjetoni fare. Për disa gra, këto simptoma zgjasin me vite apo dekada pasi kanë përfunduar ciklet menstruale, në kohën që njihet si postmenopauzë.

Nëse keni ethe por nuk jeni të sigurta se janë të lidhura me menopauzë, flisni me mjekun tuaj.

Keni probleme me gjumin

Zgjimi gjatë natës apo problemet e gjumit mund të ndodhin për arsye të ndryshme, por nëse zakonisht i keni këto probleme, kjo mund të jetë shenjë se menopauza po afrohet. Ndonjëherë shkaktohet nga simptoma të tjera të menopauzës siç janë djersitjet e natës.  Nëse problemet e gjumit zgjasin shumë dhe nuk dini shkakun, flisni me mjekun tuaj.

Ndiheni pa disponim(humor)

Shumë gjëra mund të ndikojnë në humorin tuaj, duke përfshirë edhe menopauzën. Nëse keni pasur ankth apo depresion në të kaluarën, simptomat mund të vështirësohen gjatë menopauzës. Çfarëdo të jetë arsyeja, ju meritoni të ndiheni mirë. Nëse nuk jeni ndjerë mirë në aspektin mendor më shumë se disa javë, tregoni mjekut tuaj. Së bashku, mund të vendosni për trajtimin e mëtutjeshëm që do t’iu ndihmojë të ndiheni më mirë.

Harroni gjëra

Gratë mund të kenë disa çrregullime të vogla të kujtesës: pamundësia e mendimit të një fjale apo humbja e çelësave të makinës. Zakonisht nuk është ndonjë problem i madh. Harresa mund të paraqitet jo vetëm nga menopauza por edhe si formë e stresit. Nëse shqetësoheni se po harroni shumë, informojeni mjekun.

Si e di Nëse Jam në Menopauzë

Ndiheni ndryshe për seksin

Disa gra janë më pak të interesuara në seks dhe kanë problem të eksitohen kur janë në menopauzë. Ndërsa disa gra shtojnë seksin më shumë dhe ndihen më të lira sepse shqetësohen për gjëra siç është mundësia e të mbeturit shtatzënë.

Gjatë menopauzës lëkura rreth vaginës bëhet më e thatë. Kjo mund të shkaktojë dhimbje në këtë pjesë. Përdorimi i lubrifikantëve mund të ju ndihmojë.

Keni ndryshime fizike

Mund të vëreni se flokët dhe lëkura bëhen të thata dhe të holla. Disa gra mund të shtojnë peshë gjatë menopauzës. Trupi juaj mund të ndryshojë në atë mënyrë që do të keni më shumë yndyrë në bel dhe më pak muskuj në përgjithësi. Mund ta keni më të vështirë të lëvizni, me nyje të mpira dhe nyje që dhembin. Është e rëndësishme të jeni aktivë. Duhet të punoni më shumë për ruajtjen e forcës dhe për të qëndruar në formë.

faqja probleme.me
Shëndeti - Probleme.me
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni [email protected]