Lart

Testosteronet dhe Shëndeti i Femrave

Trupi i femrave ka nevojë për testosterone gjithashtu.

Femrat kanë nevojë për sasi të vogla të testosteroneve për të ndihmuar në furnzimin e niveleve të energjisë, nxitjen seksuale dhe funksione të tjera të trupit.

Edhe pse jo në të njëjtën sasi si tek meshkujt, femrat gjithashtu prodhojnë hormonin androgjen testosteronë në vezoret e tyre dhe gjëndrat e adrenalinës. Femrat kanë nevojë për sasi të vogla që të marrin pjesë në miksin e hormoneve për të mbajtur disponimin, nivelet e energjisë, nxitjen seksuale, dhe funksione të tjera të trupit.

Testosteronet dhe Shëndeti i Femrave

Çfarë ndikimi kanë testosteronet në trupin e femrave?

Nivelet normale të testosteroneve kanë funksione të shumta në shëndetin e përgjithshëm të femrës:

I mban eshtrat të shëndetshme

Sasia korrekte e testrosteroneve mbështet rritjen dhe fortësinë e eshtrave, përderisa sasi më e madhe apo më e vogël mund t’i dëmtojë. Sipas një artikulli të publikuar në nëntor të 2016 në gazetën Intervimet Klinikale në Plakje, studimet tregojnë se të dyjat, edhe testosteronet dhe estrogjenet janë esenciale për formimin e eshtrave.

Promovon shëndetin kognitiv

Një studim tregoi se femrat postmenopauzale me sëmundjen Alzheimer kanë nivele më të ulëta të testrosteroneve dhe estrogjeneve se grupi i kontrollit. Një tjetër studim gjeti se nivelet e testosteroneve në plazmë tek femrat premenopauzale lidhen me performancë më të mirë tek detyrat matematike dhe hapësinore.

Mban nxitjen seksuale

Testosteronet njihen si hormone seksuale mashkullore, por edhe femrat kanë nivele të këtij hormoni në organizmin e tyre—si meshkujt që kanë nivele të ulëta të estrogjenit. Ky hormon është pjesë e asaj që shtyen dëshirën seksuale, fantazinë dhe mendimet për seks, dhe gjithashtu ndihmon të sigurojë energjinë për seks tek femrat.

Çfarë ndodh kur nivelet e testosteroneve tek femrat janë të ulëta?

Nivelet e testosteroneve zvogëlohen deri diku mes moshave 20-40 vjeçare tek femrat, po nuk shfaqet rënie e papritur apo e thellë, si e estrogjenit, në kohën e menopauzës.

Mirëpo akoma, disa femra postmanopauzale perjetojnë nivele të ulëta të testosteroneve që mund të shkaktojnë rënie në nxitjen seksuale. Tek disa femra, mbulesat e testosteroneve e kanë përmirsuar libidon.

Nivelet e ulëta të testosteroneve mund të shkaktojnë probleme të tjera shëndetësore, si lodhje dhe rritje të rrezikut në humbjen e eshtrave, osteoporozë dhe fraktura.

 

Ju rekomandojmë këta artikuj:

Sëmundja e Trefishtë te Femrat Atlektike

7 Shenja që Tregojnë se keni Mosbalancë Hormonale

Çfarë ndodh kur nivelet e testosteroneve tek femrat janë të larta?

Nivelet e larta të një tipi të androgjenit të njohur si testosteron i lirë mund të shkaktojë sindromën policistike ovariane (PCOS), gjendje kjo që ndikon në menstruacione dhe aftësinë e trupit për të ovuluar. Rreth 10% e femrave në moshën e aftë për të pasur fëmijë janë të prekura me këtë problem shëndetësor.

PCOS mund të shkaktojë simptomat vijuese:

Humbja e menstracioneve dhe ciklet jo të rregullta menstruale. Nivelet e tepërta të androgjeneve të asociuara me PCOS mund të bëjnë menstracionet të rralla, të çrregullta apo jo ekzistente.

  • Infertiliteti: Përderisa femrat me PCOS të mos munden të ovulojnë, kanë vështirësi të mbesin shtatzënë.
  • Rritja eksesive e qimeve: Imbalanca hormonale së bashku me PCOS mund të shpie tek rritja e qimeve në shpinë, gjoks, stomak, fytyrë, gishta, dhe gishta të këmbëve.
  • Cist ovarian: Përderisa vezët mund të mos lëshohen nga gjëndrat ovariane të femrës me PCOS, gjëndrat e papjekura mund të bashkohen dhe të formojnë cista të mëdha dhe të dhimbshme ovariane.
  • Problemet e lëkurës: Femrat me PCOS mund të kenë lëkurë të yndyrshme, akne, njolla të errëta në lëkurë, apo zbokth (eksma të skalpit).
  • Abort: Nëse mbesin shtatzënë, femrat me PCOS kanë rritje të rrezikut të abortit.

Nivelet e larta të testosteroneve tek femrat, të shkaktuara nga PCOS apo nga ndonjë sëmundje tjetër, mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, si rezistencë të insulinës, diabet, kolesterol të lartë, presion të lartë gjakut dhe sëmundje të zemrës.

Testosteronet dhe Shëndeti i Femrave

young woman remove hair from her mustache using tweezers

Terapia e testosteroneve: kur duhet ta konsiderojnë femrat?

Rekomandohet kundër përdorimit gjeneral të terapisë të testosteroneve tek femrat e shëndetshme për trajtimin e sëmundjeve vijuese:

  • Infertiliteti
  • Mosfunksionimi seksual përveç çrregullimit të nxitjes hipoaktive seksuale (HSDD)
  • Funksioni kognitiv
  • Shëndeti kardiovaskular
  • Sindromat metabolike
  • Shëndeti i eshtrave
  • Mirëqenia e përgjithëshme

Ka prova shkencore që mbështetin efektin e shkurtër dhe sigurinë e terapisë së testosteroneve për femrat postmenopauzale me mosfunksionim seksual për shkak të HSDD. Ekspertët sugjerojnë 3 deri në 6 muaj dozë provuese jo orale, si fashat transdermale, gjelet, apo kremërat.

Nëse mjeku juaj përshkruan terapi të vazhdueshme, praktikuesit duhet të testojnë nivelet e testosteroneve çdo 6 muaj për të monitoruar shenjat e tepricës së androgjenit. Nëse një femër nuk i përgjigjet mirë trajtimit pas 6 muajve të parë të terapisë, trajtimi duhet të ndalohet.

Testosteronet me përshkrim janë dhënë vetëm me aprovim për meshkujt që kanë nivele të ulëta të testosteroneve të shkaktuara nga sëmundje të caktuara. Disa farmaci, që bëjnë produkte sipas specifikimeve të mjekut, e edhe të produkteve që merren me përshkrim, kanë shmangur këtë kufizim për femrat duke siguruar terapi të personalizuar të testosteroneve.

 

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com