Lart

Vitaminat Për të Cilat Gratë Kanë Nevojë

Është një mesazh që me siguri e keni dëgjuar më parë: Mbajeni vetën të shëndetshme me një përzierje të mirë të vitaminave. Por me cilat, pyesim zakonisht, dhe a duhet të marrim vitaminat në formë ta hapave apo nga ushqimi që ha?

Gjëja më e mirë që mund të bëni është të mbani një dietë të balansuar. Por suplementet mund të jenë një mënyrë e mirë për të mbushur boshllëqet kur ato krijohen.
vitamina

Antioksidantët

Ky grup përfshin vitaminën A – retinolin, beta karoten dhe karotenoidet, vitaminën C, vitaminën E. Ato luajnë rol në mbrojtjen e organizmit nga materiet e vogla të cilat i prodhon trupi, të quajtura radikale të lira, që mund t’i dëmtojnë qelizat.

Antioksdantët mund të zvogëlojnë rrezikun e problemeve shëndetësore dhe ta ngadalsojnë plakjen. Disa ekspertë mendojnë se vitaminat e forcojnë sistemin imunitar, që është mbrojtja juaj nga mikroorganizmat.

Antioksidantët përfshijnë:

  • Beta-karotinën. Organizimi juaj e shndërron në vitaminë A, një lëndë ushqyese që ndihmon shikimin, indet e buta dhe lëkurën. Mund ta merrni përmes kajsive, karrotave, gujavave, lakrës, papajës, pjeshkëve, kungujve, specave të kuq, spinaqit dhe domateve.
  • Vitaminën C. Ndryshe njihet si acidi askorbik. Ndihmon në shërimin e plagëve dhe ndihmon trupin të prodhojë qeliza të kuqe të gjakut. Rrit nivelin e një substance kimike në tru që quhet noradrenalinë, që i’u ndihmon në koncentrim dhe i’u bën më të alarmuar.Studimet tregojnë se kur keni shumë stres ose kur filloni të plakeni, nivelet e acidit askorbik zvogëlohen. Vitaminën C mund ta merrni nga brokoli, grejpfruti, portokalli, specat, patatet, luleshtrydhet dhe domatet.
  • Vitamina E. Është e njohur me emrin tokoferol dhe përmban shumë komponime të quajtura tokotrienole. Trupi juaj ka nevojë për këtë vitaminë pasi i mban qelizat të shëndetshme. Mund të ngadalësojë plakjen gjithashtu. Por e rrit rrezikun e gjakderdhjes nëse merrni shumë çdo ditë. Mund ta merrni me ushqime si: vaji i misrit, vaj i mëlqisë së merlucit, lajthi, gjalp kikiriku, vaj i i lules safe, fara të lulediellit dhe embrion gruri.

 

Vitaminat Për të Cilat Gratë Kanë Nevojë

  • Vitaminat B. Janë pak lloje të këtyre lëndëve ushqyese dhe të gjitha janë të shëndetshme për organizimin tuaj. Por tri prej tyre specifikisht – vitaminat B6, B12 dhe acidi folik —  janë të rëndësishme.Vitamina B6 njihet ndryshe si piridoksina. I’u duhet për ta mbajtur trurin në gjendje të mirë dhe për ta ndihmuar trupin ta shndërroj ushqimin në energji, proces që quhet metabolizëm. Mund të jetë toksik nëse konsumoni shumë njëherësh, kështu që është e rëndësishme të merret me anë të ushqimit. Provoni peshkun, patatet, bizele, avokado, banane, fasule, drithëra dhe vegjetarianët duhet të punojnë me mjekun për të siguruar se janë duke marr masën e nevojshme. Vitamina B12 është gjithashtu e rëndësishme për metabolizmin dhe ndihmon organizmin të prodhoj qeliza të kuqe të gjakut. Mund ta merrni nga djathi, vezët, peshku, mishi, qumështi dhe jogurti. Pleqtë, personat me anemi, veganët dhe vegjetarianët duhët të konsultohen me mjekun për tu siguruar se janë duke marrë sasinë e nevojshme.
  • Folatet (acidi folik). Ndihmon në ndërtimin e trurit të shëndetshëm dhe shtyllës kurrizore. Gjithashtu merr pjesë në ADN dhe ARN si dhe në ndërtimin e qelizave dhe parandalon ndryshimin e qelizave të ADN-s që mund te shpie në kancer. Për të rriturit dhe fëmijët është e nevojshme të ndërtojnë qeliza të kuqe të gjakut dhe për ta parandaluar aneminë. Por specifikisht është i rëndësishëm për gratë shtatzëna sepse parandalon defektet gjatë lindjes si spina bifida. Ushqimet me sasi të madhe të folateve janë: spinaqi, perimet e gjelbra, shpargu, shalqiri, luleshtrydhet, fasulet e zeza, fasulet normale, vezët dhe mëlqia.
  • Vitamina D. Mund të quhet vitaminë, por funksionon si hormon. Ndihmon në lëvizjen e fosforit dhe kalciumit – minerale të rëndësishme që forcojnë eshtrat – në sistemin e qarkullimit të gjakut. Kur trupi nuk ka vitaminë D e merr fosforin dhe kalciumin nga eshtrat. Me kalimin e kohës eshtrat bëhen më të holla dhe kjo shpie tek sëmundja e quajtur osteoporoza, që i’u vë në rrezik nga thyerjet e ashtit. Mund ta merrni vitaminën D nëse ushqeheni me vezë dhe peshk, specifikisht salmon, skumbri dhe sardinë. Shumë persona të moshës së mesme dhe më të vjetër duhet të marrin atë që i’u duhet nga të ashtuquajturat ushqime të “fortifikuara”, që e kanë të shtuar vitaminën nga prodhuesi apo shtojca të tjera.
  • Vitamina K. Luan rol të rëndësishëm në fortësinë e kockave dhe ndihmon në mpiksjen e gjakut tek të moshuarit. Burimi më i mirë për të marrë këtë vitaminë është tek perimet e gjelbra, vaji i sojës, brokoli, spinaqi i gatuar dhe vaji i peshkut.

 

Ushqimi apo shtojcat: Cili është më i mirë?

Shumica e dietologëve thonë se është më mirë të merrni vitamina nga ushqimi pa u mbështetur shumë tek suplementet. Por, flisni me mjekun tuaj për zgjidhjen më të mirë për ju. Ndiqni udhëzimet e tij/saj dhe mos merrni më shumë se që i’u duhet.

I rekomandojmë edhe këta artikuj: 

5 Vitaminat më të Mira për të Përforcuar Metabolizmin

10 Testet Shëndetësore që Gratë Duhet ti Bëjnë

Gruaja dhe Shëndeti i Gruas

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com