Lart

Këto janë ushqimet që ndihmojnë në largimin e erës së hudhrës

Doktoresha Megan Rossi, ka zbuluar trukun e saj të thjeshtë për të hequr erën e hudhrës nga goja në vetëm disa sekonda.

Ajo tha se të hash një mollë është mënyra më efektive për të larguar nga goja erën e shkaktuar nga hudhra.

Rossi shtoi se hudhra mund të qëndrojë si aromë në gojën e një personi deri në një ditë, ndërsa tha se përveç mollës, ushqimet e tjera që mund ta përmirësojnë aromën janë edhe menta, majdanozi dhe spinaqi.

Edhe pa e ngrënë mollën, Dr Megan tha se përfitimet shëndetësore të hudhrës ia vlejnë rrezikun për të patur erë të keqe.

“Përbërësi kryesor aktiv është alicina, e cila mbështet sistemin tonë imunitar për të luftuar viruset”, tha ajo.

Një provë klinike e vitit 2001 tregoi se marrja e një suplementi të hudhrës çdo ditë zvogëloi mundësinë e ftohjes dhe kohën e rikuperimit

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com