Lart

7 Sekrete për tu Ndjerë Shkëlqyeshëm me Moshë

Disa njerëz duket se mbesin gjitmonë të ri – Nëse plaken, është me madhështi. 

Nuk duhet të jeni agjent sekret me makinë të sofistikuar për tu ndier mirë derisa jeni duke u plakur. Por duhet të jeni i informuar për rreziqet që natyralisht rriten me moshën. Ju gjithashtu duhet të jeni gati të pranoni zakone të shëndetëshme parandaluese.

7 Sekrete për tu Ndjerë Shkëlqyeshëm me Moshë

Çfarë ndikon në mënyrën se si plakemi?

Gjinia, gjenet dhe dallimet psikologjike luajnë rol kur vie puna tek plakja. Më e rëndësishmja është se, faktorët e tjerë tek një mashkull mund të kontrollojnë se si plaket ai.

Meshkujt plaken më mirë nëse:

  • Nuk janë duhanpirës
  • Shmangin konsumimin e tepërt të alkoolit
  • Mbajnë një dietë dhe peshë të shëndetshme
  • Kanë një sistem të fortë të mbështetjes

Rritja e moshës ndikon në shumë sisteme në trup. Këtu janë 7 zona më të zakonshme që preken, plus këshilla për t’i luftuar.

 

Luftoni sëmundjet e zemrës dhe presionin e lartë të gjakut

Kur plakemi, rreziku i sëmundjeve të gjakut dhe presionit të lartë të gjakut rritet. Në fakt, ka 75% rrezik të sëmundjeve të zemrës tek meshkujt e moshës 60 vjeçare. (Një rrezik i njëjtë për femrat nuk vërehet deri tek mosha 80 vjeçare.)

Këshillë: Mbani presionin e lartë të gjakut në kontroll, stërvituni, hani si duhet dhe nëse pini duhan, bëni gjithçka që mundeni për ta lënë.

 

Mbajeni menden e mprehtë

Truri ynë gjithashtu ndryshon me moshën, dhe kjo përfshinë humbjen e neuronëve. Memoria, funksioni kognitiv dhe koha e reagimitt preken gjithashtu. Depresioni gjithashtu bëhet më i shpeshtë.

Këshillë: Mbajeni trurin e mprehtë me ushtrime mentale, aktivitete sociale, muzikë, kaloni kohë me shokë dhe mbani kafshë shtëpiake, nëse doni. Nëse depresioni është problem, kërkoni këshillim psikologjik.

 

Kujdesuni për metabolizimin dhe gjumin

Ndryshimet në metabolizëm dhe funksion hormonal shpesh rezultojnë në shtim të peshës dhe nganjëherë rënie të peshës. Orari i gjumit mund të ndryshojë.

Këshilla: Nëse gjumi është shqetësim, provoni të bini në gjumë në të njëjtën kohë çdo natë dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo mëngjes. Gjithashtu, nëse flini gjatë ditës, konsideroni shkurtimin e kohës së gjumit ditor në mënyrë që të keni një gjumë më të mirë gjatë natës. Këto ndryshime mund të ndihmojnë të rivendosni ciklin cirkadian. Stërvitja mundet gjithashtu t’iu ndihmojë të filni më mirë. Mund të bisedoni për shtim apo largim të peshës me mjekun.

 

Tregohuni të mençur për testosteronet

Pavarësisht se çfarë dëgjoni në TV, rastet ku niveli i ulët i testosteronve kërkon trajtim janë të rralla dhe zakonisht limitohen për meshkujt me sëmundje kronike, edhe pse përdorja afatgjatë e barërave si opiatët apo steroidet mund të jetë shkak. Shumica e simptomave të lidhura me nivele të ulëta të testosteroneve (lodhja, rënia e libidos) janë zakonisht për shkak të faktorëve të tjerë fizikë apo psikologjikë.

Këshillë: Punoni shumë për të marrë mjaftueshëm stërvitje dhe 8 orë gjumë natën dhe simptomat zakonisht përmirësohen.

 

Mos e injoroni lëkurën

Me moshë, lëkura mund të humbë trashësinë dhe elasticitetin, duke e bërë më të rrezikuar nga lëndimet. Gjithashtu, plagët e ndryshme, si shenjat nga dielli, bëhen më të shpeshta.

Këshillë: Shikoni për ndryshime në çfarëdo plagë të lëkurës, përshirë formën, ndërtimin, madhësinë dhe ngjyrën. Nëse vëreni diçka, thërrisni mjekun menjëherë.

 

Adresoni problemet e prostatës

Madhësia e prostatës mund të rritet, që mund të shkaktojë urinim të pakët dhe udhëtime më të shpeshta në banjë. Gjithashtu ka mundësi më të madhe të infeksionit urinar apo prostatitis. Gjithashtu, përderisa femrat kanë mosmbajtëje të urinës, meshkujt nuk janë imunë.

Këshillë: Flisni me mjekun për çfarëdo problemi me urinim apo ndonjë shenje të irritimit apo dhimbjes. Shumica e ilaçeve për prostatën që merren pa përshkrimin e mjekut nuk janë efektive.

 

Hiqeni rrezikun e osteoporozës

Osteoporoza ka tendencë të prekë meshkujt vonë. Rreziku nga frakturat për shkak të dobësisë së eshtrave në përgjithësi i prekë meshkujt 10 vjet pas femrave, por ashpërsia apo mortaliteti i lidhur me frakturën e ijeve, për shembull, është më i lartë.

Këshilla: Stërvitja e rregullt dhe shmangia e duhanpirjes dhe konsumimi i tepërt i alkoolit mund t’iu ndihmojë të parandaloni osteoporozën.

7 Sekrete për tu Ndjerë Shkëlqyeshëm me Moshë

Ekzaminimet e shëndetit, trajtimet dhe suplementet

Për t’u plakur siç duhet, është e rëndësishme të bëni ekzaminime të duhura për shëndetin. Sigurohuni se presioni i gjakut dhe nivelet e kolesterolit janë nën kontroll dhe nëse duhet, të bëni ekzaminim për diabet.

Derisa i afrohemi moshës 50 vjeçare, gjithashtu duhet të ekzaminojmë kancerin e zorrës së trashë dhe të prostatës. Gjitashtu kërkojë për gjëra si kanceri i mushkërive dhe aneurizmi aortik tek meshkujt që kanë histori të duhan pirjes. Është ide e mirë të rishqyrtoni dietën me plakje. Mund të gjeni se dieta që keni pasur në moshën 20 vjeçare nuk funksionon në moshën 50 vjeçare.

Është e rëndësishme të adresoni sëmundjet e zemrës, presionin e lartë të gjakut, diabetin dhe depresionin. Menaxhimi i tyre mund të kërkojë ilaçe me përshkrim dhe/ose ndryshim të mënyrës së jetesës.

Suplementet zakonisht janë të panevojshme dhe nganjëherë të dëmshme. Edhe pse marrja e multivitaminave ditore mund t’iu jap pak siguri, është më mirë të merrni nutricientët përmes një diete të shëndetshme.

Është e rëndësishme të fokusoheni dhe të qëndroni aktiv fizikisht. Nuk është e nevojshme të jetë futboll amerikan. Mund të jetë kërcimi, ecja apo të përdorni makinë vrapimi. Parimi i  “përdore apo humbe” bëhet realitet derisa plakemi. Sa më shumë që të rrimë ulur, aq më shumë rrimë ulur.

 

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com