A Ndikon Mosha në Fertilitetin e Meshkujve
Fertiliteti mashkullor vërtetë ndryshon me moshën. Mund të mendoni se mosha ka rëndësi vetëm në fertilitetin e femrës. Përderisa ndryshimi tek fertiliteti i femrave është më drastik, edhe meshkujt kanë orë biologjike.
Ju rekomandojmë këtë artikull:
Çfarë na Tregon Gjuha e Trupit të Meshkujve
Kulmi dhe rënia
Një studim hulumtues i bërë në Universitetin Soroka në Izrael analizoi kualtietin spermës tek meshkujt normal dhe e krahasoi me sasinë dhe kualitetin e spermës tek moshat e meshkujve. Studimi analizoi gjithçka që duhej, duke përfshirë sa shpesh kryejnë marrëdhënie seksuale.
Kjo është e rëndësishme për tu marrë në konsideratë, pasi mungesa e marrëdhënieve seksuale mund të zvogëlojë kualitetin e spermës. Marrëdhëniet e shpeshta seksuale krijojnë spermë më të shëndetshme. Ata zbuluan se sasia e spermës arriti majën mes moshave 30 dhe 35. (A mund të jetë kjo mënyra e natyrës për të krijuar disa përparësi para se ferteliteti i femrës të fillojë të zvogëlohet në moshën 35 vjeçare?)
Në anën tjetër, sasia e përgjithshme e spermës është mësuar të jetë më e vogla pas moshës 55 vjeçare.
Sa më i vjetër mashkulli, më të dobët notuesit
Ky studim gjithashtu gjeti se lëvizshmëria e spermës ndryshon me moshën. Lëvizshmëria e spermës nënkupton mënyrën se si notojnë qelizat e spermës. Lëvizshmëria e spermës është më e mira para moshës 25 vjeçare dhe më e ulëta pas moshës 55 vjeçare. Në fakt, kur krahasojmë numrin e “notuesve të mirë” tek meshkujt mes moshës 30-35 vjeçare me meshkujt më të vjetër se 55 vjet, lëvizshmëria e spermës u zvogëlua për 54%. Këto variacione të forta nuk mund të jenë si shkak i mungesës së marrrëdhënieve seksuale, gjë që është gjurmuar në studim.
Rritja e rrezikut të problemeve gjenetike tek meshkujt më të vjetër
Përveç kualitetit të ulët të spermës, mosha gjithashtu ndikon në kualitetin gjenetik të spermës së një mashkulli. Në një studim, shkencëtarët zbuluan se defektet gjenetike në spermë rriten me moshën e meshkujve.
Këto defekte gjenetike të spermës mund të shkaktojnë:
- Zvogëlim të fertilitetit
- Rritje të rrezikut të abortit
- Rritje të rrezikut të të lindurve të vdekur
- Rritje të rrezikut për disa defekte të lindjes
Shkencëtarët raportuan se meshkujt më të vjetër nuk janë vetëm në rrezik nga inferitiliteti. Gjithashtu janë më të prirur të trashëgojnë probleme gjenetike tek pasardhësit.
Një kombinim i moshës së mashkullit dhe femrës mund ta rrisë më shumë rrezikun e defketeve të lindjes. Për shembull rreziku nga Sindromi Down. Tek femrat, rreziku i lindjes së fëmijës me këtë sindromë rritet me moshën.
Në një studim të gati 3000 fëmijëve, shkencëtarët mësuan se kur femra kishte moshën 35 apo më të madhe, mosha e mashkullit kishte më shumë rëndësi.
Kjo specifikisht ishte e vërtetë nëse femra ishte 40 vjeçare apo më e vjetër. Në këtë grup, 50% përqind e fëmijëve me sindromë Down e morrën defektin gjenetik nga pjesa paternale.
Sindromi Down nuk është rreziku i vetëm që rritet me moshën paternale.
Baballarët e vjetër janë më të prirur të kenë fëmijë me:
- Autizëm
- Çrregullime Bipolare
- Skizofreni
- Akondroplasia, një lloj i shkurtabiçizmit
- Leukemia e fëmijërisë
Merrni parasysh moshën e mashkullit dhe femrës së bashku
Nevojiten dy persona për të bërë një fëmijë. Përderisa mund të fokusohemi në moshën e mashkullit dhe të femrës, është e rëndësishme të konsiderojmë se si kombinohen. Në një studim të 782 çifteve investiguan se si janë mundësitë e mbetjes shtatzënë bazuar në gjini dhe nëse kryenin marrëdhënie seksuale në ditën më fertile (pak para ovulimit).
Ata panë një rënie të qartë në fertilitet bazuar në moshën e femrës.
Për femrat e moshës prej 19 deri 26 vjeçare, ato kishin 50% mundësi të mbesin shtatzënë në ditën e tyre fertile. Femrat e moshës 35-39 vjeçare kishin vetëm 29% mundësi. Mirëpo, çfarë është interesante këtu është ndikimi që mosha e meshkujve kishte. Për shembull tek femrat e moshës 35-39 vjeçare, nëse mashkulli ishte 5 apo më shumë vjet më i vjetër se femra, mundësitë e suksesit të shtatzënisë ranë në 15%. Përqindja praktikisht u zvogëlua për gjysmë.
Mosha e meshkujve dhe suksesi i fertilizimit in vitro
Po për rolin e moshës së mashkullit tek suksesi i trajtimit in vitro? Studimet e hershme kanë treguar se shkalla e suksesit tek feritlizimi in vitro mund të ndikohet negativisht nga mosha e mashkullit. Mirëpo, studimet e mëtutjeshme kanë treguar se përdorimi i teknologjisë ICSI mund të jetë i aftë të tejkalojë çfarëdo disavantazhi të lidhur me moshë.
Një studim shikoi në mënyrë retrospektive deri në 2,500 cikle të fertilizimit in vitro që gjithashtu përdorën ICSI. ICSI do të thotë injeksion intracitoplazmatik i spermës. ICSI përfshinë injektimin e qelizës së spermës direkt në vezë. Shkencëtarët mësuan se mosha e mashkullit reduktoi numrin e embrionëve të kualitetit të lartë, por nuk dëmtoi përqindjet e shtatzënisë, apo rriti rrezikun e lindjes së parakohshme apo humbjeve të shtatzënive.
Një studim tjetër – ky analizoi rreth 4,800 cikle – analizoi përdorimin e vezëve donore në ciklin e fertilizmit in vitro – ICSI. Në këtë studim vezët erdhën nga femrat e moshës 36 vjeçare apo më të reja.
Shkencëtarët mësuan se sasia, koncentrimi dhe lëvizshmëria e spermës u zvogëlua me moshën. Por, kur erdhi tek objektivi kryesor—shtatzënia dhe lindja e gjallë—numrat ishin të mirë. Rritja e moshës paternale nuk dëmtoi përqindjet e suksesit.
Është e rëndësishme të kujtojmë se këto rezultate nuk mund të gjeneralizohen tek ata që nuk janë duke përdorur fertilizmin in vitro, apo tek ata që nuk janë duke e përdorur fertilizimin me ICSI. Me ICSI, sperma nuk duhet të notojë aq mirë apo të penetrojë vezën vetë. Por të dyjat nevojiten me konceptimin natyral apo me in vitro pa ICSI.
Mosha e një mashkulli ka rëndësi. Meshkujt mund të mos kenë një rënie të tërësishme në fertilitet si femrat. Por, rritja e moshës paternale është diçka për të cilën çiftet duhet të jenë të senzibilzuar.
Të dy edhe meshkujt edhe femrat duhet të konkurrojnë me moshën e tyre biologjike.
Ju rekomandojmë këtë artikull:
Shenjat dhe Simptomat e Niveleve të Ulëta të Testosteroneve tek Meshkujt