Zemërimi dhe Meshkujt
Zemërimi është emocion universal i njerëzve që mund të shihet edhe tek shprehjet e fytyrës të të posalindurve së moshës 6 muajshe. Pavarësisht nga kjo zemërimi shpesh keqkuptohet.
Nuk ka asgjë të keqe në zemërim; është pjesë e të qenurit qenie njerëzore. Mirëpo mund të menaxhohet në mënyrë të shëndetshme dhe jo të shëndetshme. Mënyra se si e kuptojmë dhe menaxhojmë zemërimin është e rëndësishme për shëndetin tonë mendor.
Zemërimi dhe depresioni
Zemërimit shpesh herë i referohemi si një emocion sekondar – me fjalë të tjera, ndjenjat e zemërimit mund të maskojnë ndjenja të tjera si frika apo trishtimi. Disa studime tregojnë se “veprimi” përmes zemërimit dhe irritimit mund të jetë mënyra se si disa meshkuj e përballojnë depresionin, sidomos kur lidhur me ndjenjat e zemërimit janë stresi apo turpi.
Edhe pse kjo mund të jetë e vështirë për të dashurit e tyre, shfaqja e zemërimit shpesh neglizhohet. Për të fituar një pasqyrë më të mirë të shëndetit mendor të një burri është vitale, të kuptohet zemërimi më mirë.
Zemërimi dhe meshkujt
Mënyra se si meshkujt e përjetojnë dhe e shprehin zemërimin na është fiksuar pjesërisht nga pritshmëritë e shoqërisë – mënyra e si meshkujt janë prirur tradicionalisht të sillen. Këto nocione tradicionale të maskulinitetit priren të favorizojnë forcën, stoicizmin, dominimin dhe kontrollin.
Edhe pse këto nuk janë gjithmonë trajta negative, mbështetja e fortë e tyre mund të rezultojë në mënyrë negative në shëndetin e tyre mendor, dhe shpesh kjo do të thotë se meshkujt janë më hezitues në shprehjen e shqetësimeve të tyre për shëndetin mendor dhe të kërkojnë ndihmë nga shërbimet. Meshkujt gjithashtu kanë tendencë ta mohojnë se kanë probleme shëndetësore për të shfaqur stoicizëm.
Si rezultat, meshkujt janë më pak të prirur të kërkojnë ndihmë nga profesionistët për shëndet mendor sesa femrat. Pasi këto veprime tradicionale janë të lidhura sipas të gjitha gjasave me kulturën tonë, prindërit dhe mësuesit që luajnë rol të madh në mbështetjen e djemve gjatë kohës që janë duke u rritur.
Identifikimi i shkaqeve prapa sjelljeve të perceptuara si problematike mes djemve, mund të kenë pasoja afatgjata në rritjen e një burri të shëndetshëm.
Promovimi i shprehjes pozitive të zemërimit
Zemërimi është emocion natyral, është ndjenjë e pranueshme dhe përgjigjje për situatat që na rrezikojnë mbijetesën apo integritetin psikologjik. Është e shëndetshme të shprehësh ndjenjat e tua të zemërimit në mënyrë të respektueshme dhe kategorike. Në situata të caktuara zemërimi mund të jetë përgjigja më e përshtatshme.
Duke marrë parasysh se zemërimi është emocion që pranohet nga shoqëria është e rëndësishme të mos jesh kritikues për zemërimin, por të mundohesh të kuptosh mesazhin që ndodhet pas tij.
Gjithashtu është ide e mirë të gjesh mënyra të përcjellësh energji pozitive duke u siguruar se nuk ka ndikim shkatërrues tek vetja dhe të tjerët, për shembull, përmes rritjes së agresivitetit. Mënyrat për ta kanalizuar zemërimin në diçka produktive përfshijnë, marrjen pjesë në sporte me intensitet të lartë, si noti, artet marciale apo basketbolli, ose të merresh me art.
Çfarë duhet të bëhet – si mund të funksionojnë shërbimet e shëndetit mendor sa më mirë për meshkujt?
Ne duhet të kuptojmë dhe të jemi më të vetëdijshëm se zemërimi mund të jetë shenjë e ndonjë problemi të shëndetit mendor. Është punë me rrezik. Të dhënat e popullsisë tregojnë se shëndeti mendor i meshkujve duhet të jetë prioritet.
Meshkujt gjithashtu janë më të prirur të jenë viktimë e krimit të dhunshëm sesa femrat (2.4% e meshkujve, 1.3% e femrave), dhe ka mundësi që më pas të kenë zemërim si një reagim emocional ndaj eksperiencave të tyre.
Një raport nga Forumi i Shëndetit Mendor te Meshkujve siguroi një mori këshillash se si të inkurajojmë meshkujt të punojnë me shërbimet e shëndetit mendor.
Në një nivel më të gjerë shoqëror, studimi thotë se mediat kanë përgjegjësi të shfaqin histori pozitive për burra me probleme të shëndetit mendor që fokusohen në marrjen e vetes përsëri dhe shpresën. Rregullimi i shërbimit është gjithashtu i rëndësishëm, me hapësira të sigurta dhe përshtatshme për meshkujt me potencial për ta zvogëluar stigmën e shëndetin mendor dhe të ndaloj diskriminimin.
Shërbimet për shëndetin mendor të meshkujve duhet të marrin parasysh edhe tipin e intervenimit, me anë të aktiviteteve, apo me aksione që janë mënyrë e mirë për ta futur dhe siguruar përshirjen e mashkullit në intervenim.
Qasja direkte dhe e fokusuar tek qëllimi është më e përshtatshme për meshkujt dhe i parandalon ata të mendojnë se po e dorzojnë identitetin mashkullor.
Dhe për fund, ne të gjithë kemi përgjegjësi të mirremi në mënyrë më holistike me problemet e identitetit mashkullor. Autori dhe reformisti amerikan, Frederick Douglas ka thënë: “Është më e lehtë të ndërtosh fëmijë të fortë sesa të riparosh meshkuj të thyer”.