Lëvizshmëria e Spermës
Definicion i shkurtër: Definicioni i lëvizshmërisë është aftësia e një organizmi apo lëngu të lëvizë. Lëvizshmëria e spermës i referohet lëvizjes dhe notimit të spermës. Lëvizshmëria e dobët e spermës do të thotë se sperma nuk noton si duhet, që mund të shpie tek infertiliteti i mashkullit. Lëvizshmëria e dobët e spermës gjithashtu njihet edhe si astenozoospermia.
Pse notojnë qelizat e spermës?
Spermatozoidet janë qeliza të lëvizshme. Kjo do të thotë se janë qeliza që mund të lëvizin vetë. Kjo është e rëndësishme kur vie puna për të mbetur shtatzënë. Zakonisht, kur mashkulli dhe femra kanë marrëdhënie seksuale vaginale, mashkulli do të ejakulojë spermën afër kanalit cervikal, në fund të kanalit vaginal. Përderisa këtu gjendet vendi ku duhet të jetë sperma nëse mundoheni të mbeteni shtatzënë, çdo qelizë e spermës e derdhur afër zonës vaginale mundet praktikisht të shkojë në kanalin vaginal dhe tek qafa e mitrës.
Sperma gjithashtu mund të futet në kanalin vaginal pa ejakulim, nga ajo që njihet si para-ejakulim. Kjo sasi e vogël e spermës – si lëng që vie nga uretëra kur mashkulli është i eksituar. (Për shkak të kësaj metoda e “tërheqjes” nuk funksionon në parandalimin e shtatzënisë.)
Qelizat e spermës janë të programuara të notojnë në atë mënyrë që të arrijnë destinacionin final: vezën e ovuluar.
Edhe pse veza lëvizet nga vezoret tek tubat fallopiane nga zgjatimet e vogla si fije të flokëve të quajtura cilia, veza vetë nuk noton. Më shumë pluskon në dhe nëpërmjet tubave fallopian me ndihmën e ciliave. Sperma në anën tjetër, lëvizë vetë. Ata duhet të notojnë nga kanali i cerviksit, nëpërmjet mitrës, dhe eventualisht, në tubat e fallopit. Këtu shpresojmë se takohen me vezën e ovuluar. Kur gjendet aty, sperma duhet të pllenojë vezën, gjë që kërkon lëvizje gjithashtu. Studimet kanë gjetur se i merr spermës ndërmjet 2 deri në 10 minuta për të arritur tubat e fallopit.
Lëvizshmëria e spermës në kontekstin e shëndetit të përgjitshëm të spermës
Lëvizshmëria është vetëm një njësi matëse e shëndetit të spermës. Faktorët e tjerë që merren parasysh gjatë analizës së spermës përfshijnë:
- Vëllimi i spermës (në mililitra (ml), apo sa ejakulim ka)
- Numri total i spermës (33 deri në 46 milionë sperma mesatarisht)
- Koncentrimi i spermës (sa qeliza të sperms gjenden në 1 ml të ejakulimit)
- Vitaliteti (përqindja e qelizave të gjalla të spermës)
- Morfologjia e spermës ( forma e spermës)
- Koha deri në lëngëzim (sperma në fillim është e trashë kur derdhet, dhe pastaj lëngëzohet mes 20 deri në 30 minuta)
- pH e spermës (nëse është shumë acidike mund të vrasë spermën)
- Qelizat e bardha të gjakut (numri i madh mund të tregojë infeksion)
Nëse e shohim në përgjithësi shëndetin e spermës së mashkullit, nëse vetëm lëvizshmëria është problem, shanset e shtatzënisë spontane janë më të mira se në rastin kur edhe probleme tjera janë prezente.
Matjet e lëvizshmërisë në analizën e spermës
Lëvizshmëria e spermës mund të evaluohet me analizë të spermës që shkon si në vazhdim:
- Përqindja e lëvizshmërisë: çfarë përqindje e të gjithë qelizave të spermës janë duke lëvizur.
- Përqindja e koncentrimit të lëvzishmërisë: çfarë përqindje e spermës janë duke lëvizur në një matje të spermës, zakonisht gjenden miliona qeliza të spermës për mL.
- Numri total i spermës së lëvzishme: sa qeliza të spermës janë duke notuar në një ejakulim të vetëm. Ky numër është parë të jetë më relevant tek prognozat e fertilitetit të mashkullit.
- Mesatarja e shpejtësisë për rrugë: shpejtësia që spermat janë duke lëvizur, e matur në mikron për seckond (µm/s.)
Lëvizshmëria progresive, lëvzishmëria jo progresive, dhe lëvzishmëria totale
Është e rëndësishme se sa qeliza të spermës janë duke lëvizur, por gjithashtu edhe si lëvizin.
Lëvizshmëria progresive, i referohet spermës që noton më së shumti në vijë të drejtë apo në rrathë të mëdhenjë.
Lëvizshmëria jo progresive i referohet spermës që lëvizë por nuk bën progres përpara apo noton në rrathë të ngushtë.
Për shembull, sperma që vetëm vibron në një vend konsiderohet jo progresive. Një spermë që lëvizë zig-zag por bën progres përpara konsiderohet progresive.
Lëvizshmëria progresive nevojitet në mënyrë që sperma të notojë në traktet reproduktive të femrës.
Lëvizshmëria totale i referohet përqindjes së qelizave të spermës që bëjnë çfarëdo lloji të lëvizjes. Kjo lëvizje mund të përshijë lëvizshmërinë jo progresive.
Sa qeliza të spermës duhet të lëvizin siç duhet
Tek një mashkull me fertilitet normal, një ejakulim i spermës duhet të përmbajë më shumë se 39 milionë qeliza të spermës. Mirëpo, jo të gjitha këto sperma priten që të jenë të shëndetshme.
Kur vie tek lëvizshmëria e spermës, që një mostër e ejakulimit të konsiderohet normale, duhet që të paktën 40% e spermës të jetë e lëvizshme, apo të lëvizë. Kjo mund të përfshijë lëvizje jo progresive.
Të paktën 32% e spermës duhet të tregojë lëvizje progresive.
Një diagnozë e lëvizshmërisë së spermës zakonisht bazohet në përqindjen e lëvizshmërisë së spermës së lëvizshme.
Numri total i spermës së lëvzishme prej 2 milionësh konsiderohet normal. Më pak se 5 milionë konsiderohet si lëvizshmëri e dobët e spermës. Më pak se 1 milionë konsiderohet si lëvizshmëri shumë e dobët e spermës.
Çfarë ndikon në lëvizshmërinë e spermës?
Lëvizshmëria e spermës mund të ndikohet nga disa gjëra. Zakonisht, kur lëvizshmëria e spermës është e dobët, ka të tjera probleme në shëndetin e spermës.
Për shembull, meshkujt me lëvizshmëri të dobët mund të kenë gjithashtu numër të vogël të spermës apo morfologji të dobët të spermës (apo formë). Sperma që nuk është e formuar si duhet nuk mund të notojë si duhet.
Lëvizshmëria e spermës mund të dëmtohet nga ekspozimi ndaj kimikaleve, sëmundjeve, ekspozimit ndaj të ftohtit apo të nxehtit, zakonet jo të shëndetshme si duhanpirja, apo abnormalitete të traktit reproduktiv të mashkullit, si varikosela.
Lëvizshmëria e dobët e spermës mund të shfaqet gjithashtu nëse një mashkull ka aktivitet të rrallë seksual. Në këtë rast, nëse ejakulimi i parë tregon lëvizshmëri të dobët, një ejakulim i dytë duhet të tregojë rezultate më të mira.