Lart

Problemet Seksuale te Meshkujt

Termi problem seksual u referohet problemeve që mund të ndodhin gjatë ciklit seksual të cilat mund ta pengojnë një mashkull apo edhe çiftin për të ndjerë kënaqësi gjatë këtij aktiviteti.

Cikli seksual ka katër faza:

  • Eksitimin
  • Kulmin (plateau)
  • Orgazmën dhe
  • Përfundimin


Kërkimet e fundit tregojnë se problemet seksuale janë të pranishme në 43% të femrave dhe 31% e meshkujve. Kjo temë mund të jetë pak e sikletshme për shumicën e njerëzve. Fatmirësisht shumica e problemeve seksuale janë të mjekueshme, prandaj është shumë e rëndësishme që t’i ndani shqetësimet tuaja me parteren/in dhe mjekun tuaj.

problemet seksuale te meshkujt
Çfarë i shkakton problemet seksuale te meshkujt?

Problemet seksuale mund të shfaqen te meshkujt si pasojë e problemeve fizike apo psikologjike.

  • Shkaktarët fizik: shumë sëmundje fizike mund të shkaktojnë probleme seksuale  Sëmundje të tilla janë diabeti, sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet vaskulare, çrregullimet neurologjike, çrregullimet hormonale, sëmundjet kronike si sëmundjet e veshkëve dhe mëlçisë, përdorimi i alkoolit dhe drogës. Për më tepër, në shfaqjen e problemeve seksuale mund të ndikojnë edhe ilaçe si antidepresantët, të cilët mund ta ulin dëshirën seksuale.
  • Shkaktarët psikologjik: Këtu përfshihen stresi dhe ankthi të shkaktuara nga puna, shqetësimi për performancësn seksuale, problemet martesore, depresioni, ndjenjat e fajit dhe efekti i traumave psikologjike të së kaluarës.


Kush mund të preket nga problemet seksuale?

Si femrat ashtu edhe meshkujt mund të preken nga problemet seksuale. Këto probleme mund të shfaqen te personat e rritur të të gjitha moshave. Megjithatë më së shpeshti preken personat më të shtyrë ne moshë.

Si ndikojnë problemet seksuale te meshkujt?

Problemet më të shpeshta te meshkujt janë çrregullimet e ejakulimit, problemet e ereksionit dhe mungesa e epshit seksual.

Çfarë janë çrregullimet e ejakulimit?

Ekzistojnë disa lloje të çrregullimeve të ejakulumit te meshkujt, si:

  • Ejakulimi i hershshëm: i referohet ejakulimit para apo menjëherë pas penetrimit.
  • Ejakulimi i çrregullt: ndodh kur ejakulimi ndodhë shumë ngadalë.
  • Ejakulimi i smprasur: ndodh kur ejakulimi kthehet në fshikëzën urinare në vend se të dalë nga uretëra dhe penisi.


Në disa raste ejakulimi i hershëm dhe i çrregullt shkaktohen nga faktorët psikologjik. Këtu përfshihen prapavija strikte fetare të cilat e detyrojnë personin ta konsiderojnë seksin si mëkat, mungesa e tërheqjes për partnerin apo ndodhitë traumatike të së kaluarës.

Ejakulimi i hershëm është problemi më i zakonshëm seksual te meshkujt. Zakonisht shkaktohet nga shqetësimi për performancën seksuale. Disa lloje të drogës, përfshirë këtu edhe disa lloje të antidepresantëve, mund të ndikojnë në ejakulim. Lëndimet e nervave, shpinës dhe boshtit kurrizorë gjithashtu mund të ndikojnë në shfaqjen e këtij problemi.

Ejakulimi i smprasur është i zakonshëm te meshkujt që vuajnë nga neuropatia e diabetit (dëmtim i nervave). Kjo ndodh si pasojë e nervave në fshikëzën urinare të cilat e lejojnë ejakulimin të kthehet pas. Te disa meshkuj ky çrregullim shfaqet pas ndërhyrjeve kirurgjike në qafën e fshikëzës urinare, në prostatë apo disa llojeve të operimeve në stomak. Disa lloje të ilaçeve, posaçërisht ato që përdoren për mjekimin e çrregullimit të disponimit mund të shkaktojnë probleme në ejakulim.


Çfarë janë problemet e ereksionit?

Ndryshe ky problem njihet edhe si impotencë. Ka të bëjë me paaftësinë për të arritur ereksion të përshtatshëm për të kryer marrëdhënie seksuale. Shkaktarë të këtij çrregullimi janë sëmundjet të cilat ndikojnë në qarkullimin e gjakut si siateroskeroza (ngurtësimi i arterieve), çrregullimet nervore, faktorët psikologjik si stresi, depresioni dhe ankthi i performancës seksuale.

Lëndimet e penisit, sëmundjet kronike, disa lloje të drogës dhe një sëmundje e quajtur sëmundja Peyronit, gjithashtu mund të shkaktojnë probleme të ereksionit.

Problemet Seksuale te Meshkujt

Çfarë është mungesa e epshit seksual?

Mungesa e epshit seksual apo humbja e libidos, i referohet mungesës së dëshirës për të kryer marrëdhënie seksuale. Zvogëlimi i libidos mund të ndodh si pasojë e shkaktarëve fizik apo psikologjik. Ky çrregullim është i lidhur ngushtë me nivelin e ulët të hormonit testosteron. Shkaktarë të tjerë mund të jenë ankthi, depresioni, diabeti, shtypja e lartë e gjakut, ilaçe të caktuara dhe vështirësitë në lidhje (apo vështirësitë martesore).



Si diagnostikohen problemet seksuale te meshkujt?

Për të diagnostikuar problemet seksuale të meshkujve, mjeku do të fillojë të bëjë analizën e simptomave si dhe një ekzaminim fizik. Mjeku mund t’iu sugjeroj edhe analiza të tjera për tu siguruar se problemi nuk është shfaqur si pasojë e ndonjë sëmundje tjetër. Mjeku mund t’iu udhëzojë të shkoni te profesionistë të tjerë shëndetësorë si:

urologët (mjekë të cilët specializojnë për probleme në traktën urinare apo probleme në sistemin reproduktiv të meshkujve), terapeutët e seksit apo këshillues të tjerë.


Si mjekohen problemet seksuale te meshkujt?

Shumica e problemve seksuale mund të përmirësohen duke mjekuar problemet fizike apo psikologjike të cilat i shkaktojnë ato. Planet e mjekimit mund të përfshijnë:

  • Trajtimin mjekësorë: Këtu përfshihen mjekimet e problemeve fizike të cilat mund të jenë duke kontribuar në përkeqësimin e simptomave.
  • Ilaçet: si Cialis, Levitra, Staxyn, Stendra apo Viagra mund t’iu ndihmojnë të përmirësoni problemet e ereksionit duke e shtuar qarkullimin e gjakut në penis. Promescent është një lloj ilaçi i cili mjekon ejakulimin e hershëm. Ky ilaç vjen në formë të sprejit dhe e zvogëlon ndjeshmërinë e penisit duke ofruar një lloj kontrolli të ejakulimit.
  • Hormonet: Meshkujt me nivele të ulëta të testosteroneve mund të përfitojnë shumë nga terapia për zëvendësimin e hormoneve.
  • Terapia psikologjike: Terapia me një psikolog mund t’iu ndihmojë t’i adresoni ndjenjat e ankthit, frikës dhe fajit të cilat ndikojnë në shfaqjen e problemeve seksuale.
  • Ndihmesat mekanike: Si pajisjet me vakum apo implantet mund t’iu ndihmojnë me problemet e ereksionit
  • Edukimi dhe komunikimi: Edukimi mbi seksin, sjelljet seksuale mund t’iu ndihmojnë ta tejkaloni ankthin që ndjeni për performancën seksuale. Bisedoni haptazi me partnerin tuaj për nevojat dhe shqetësimet tuaja në mënyrë që të krijoni jetë të shëndetshme seksuale.


A mund të shërohen problemet seksuale?

Shkalla e suksesit të mjekimit të problemeve seksuale varet nga shkaktari i problemit. Sëmundjet fizike të cilat mund të rregullohen zakonisht kanë shkallë të lartë të suksesit. Problemet më të vogla të shkaktuara nga stresi, frika dhe ankthi zakonisht mund të shërohen me anë të terapisë, edukimit dhe përmirësimit të komunikimit ne mes çiftit.


A mund të parandalohen problemet seksuale?

Përderisa problemet seksuale nuk janë të parandalueshme, kuptimi i shkaktarëve të tyre mund t’iu ndihmojë të ballafaqoheni me problemin në mënyrë më efikase. Ekzistojnë disa hapa të cilët ju mund t’i ndërmerrni për funksionim të shëndetshëm seksual:

  • Ndiqeni planin që ka krijur mjeku juaj për ju
  • Zvogëloni sasinë e alkoolit që konsumoni
  • Mos pini duhan
  • Ballafaqohuni me problemet psikologjike që keni si: stresi, depresioni dhe ankthi. Kërkoni ndihmë mjekësore nëse nevojitet.
  • Komunikoni në mënyrë efektive me partneren/in tuaj.


Kur duhet ta kontaktoj mjekun për problemet e mia seksuale?

Shumë meshkuj mund të përjetojnë probleme seksuale kohë pas kohe. Megjithatë, nëse problemet tuaja shfaqen shpesh, ato mund t’iu shkaktojnë shqetësim si juve ashtu edhe partnerit tuaj, madje mund të ketë ndikim negativ edhe në lidhjen tuaj romantike. Nëse jeni duke pasur probleme seksuale gjatë gjithë kohës, takohuni patjetër me mjekun tuaj.

I rekomandojmë edhe këta artikuj: 

8 Probleme të Zakonshme Seksuale dhe Si ti Zgjidhni ato

Këshilla Për të Përmiresuar Jeten Tuaj Seksuale

Mosfunksionimi Seksual: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi

 

Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com