Lart

Rënia e Flokëve te Meshkujt

Rënia e Flokëve te Meshkujt

Rënia e flokëve tek meshkujt ndryshe njihet me emrin alopeksi androgjenike, është lloji më i përhapur i rënies së flokëve tek meshkujt. Më shumë 50% e meshkujve mbi moshën 50 vjet do të preken nga rënia e flokëve në njëfarë mase.

 

Çfarë e shkakton rënien e flokëve tek meshkujt?

Një prej shkaqëve të rënies së flokëve është formimi gjenetik, apo nëse keni histori familjare të rënies së flokëve. Studimet kanë treguar se rënia e flokëve tek meshkujt është e lidhur me hormonet seksuale mashkullore të quajtur androgjene (p.sh testosteronet). Androgjenet kanë shumë funksione, një prej tyre është rregullimi i rritjes së flokëve.

Çdo fije e flokët e ka ciklin e vet të rritjes. Me rënien e flokëve, ky cikël i rritjes fillon të dobësohet, dhe folikulet e flokëve fillojnë të tkurren, duke prodhuar fije të flokëve më të shkurtra dhe më delikate. Eventualisht, cikli i rritjes mbaron dhe nuk rriten më flokë të reja në atë pjesë.

Rënia e trashëguar e flokëve zakonisht nuk ka efekte anësore. Megjithatë, nganjëherë rënia e flokëve ka shkaqe të tjera më të rënda siç janë, disa lloje të kancerit, ilaçet, problemet me tiroide dhe steroidet anabolike. Konsultohuni me mjekun nëse keni rënie të flokëve pas fillimit të marrjes së ilaçeve të reja, ose nëse keni probleme të tjera shëndetësore.

Mjekët e përdorin modelin e rënies së flokëve për ta diagnostikuar atë. Mirëpo mund të performojnë një histori mjeksore dhe një ekzaminim për të përjashtuar disa sëmundje si shkaqe, si sëmundjet fungale në lëkurën e kokës apo çrregullimet e të ushqyerit.

Gjendjet shëndetësore mund të jenë shkak për rënien e flokëve, kur njollat e ndryshme, skuqja, dhimbja, rënia e lëkurës së kokës, thyerja e flokëve, rënia copa-copa e flokëve, struktura të pazakonta të rënies së flokëve e shoqërojnë rënien e flokëve. Për të diagnostikuar sëmundjet shkaktare të rënies së flokëve sipas të gjitha gjasave do t’iu duhet të bëni biopsi të lëkurës dhe teste të gjakut.

Rënia e flokëve te meshkujt

Kush është në rrezik?

Rënia e flokëve te meshkujt mund të fillojë në moshën adoleshente, mirëpo më e shpeshtë është tek meshkujt e moshës së rritur, me gjasa për shkak të rritjes së moshës. Gjenet luajnë rolë të madh. Meshkujt që kanë të afërm të prekur nga rënia e flokëve janë në rrezik më të madh. E sidomos kur të afërmit janë nga ana e nënës.

 

A po më bien mua flokët?

Nëse rënia e flokëve fillon në majën e kokës apo tek kurora e kokës, ka mundësi të keni rënie të flokëve. Disa meshkuj do të kenë vetëm një vend pa flokë. Ndërsa tek të tjerët vija e flokëve do të formojë shkronjën M. Tek disa të tjerë vija e flokëve do të vazhdojë të tërhiqet deri kur shumica e flokëve të bien.

 

Teknikat për ta adresuar humbjen e flokëve

Trajtimi mjekësor nuk është i nevojshëm kur shkak i rënies së flokëve nuk është ndonjë sëmundje. Mirëpo ekzistojnë trajtime për meshkujt që nuk janë të kënaqur me dukjen e tyre, dhe do të donin pamjen me më shumë flokë në kokë.


Stilet e flokëve

Meshkujt me rënie të flokëve mund ta fshehin rënien me një prerje të mirë të flokëve. Kërkoni nga stilisti juaj i flokëve për një prerje krative që do të bënte flokët të duken më të plotë.

 

Paruket ose pjesët e flokëve

Paruket mund të mbulojnë hollimin e flokëve, tërheqjen e vijës së flokëve, apo edhe rënien e tërësishme të flokëve. Ato mund të jenë në një mori ngjyrash, stilesh dhe materialesh. Për nje pamje natyrale, zgjidhni një paruke që ka ngjyrë, stil dhe material të njëjtë me flokët tuaj. Stilistët profesional të parukeve mund t’iu ndihmojnë që të gjeni stilin dhe paruken e përshtatshme për ju, që të duket sa më natyrale.

 

Thurjet

Thurjet e flokëve janë paruke që qepen tek flokët natyrale. Mirëpo duhet të keni mjaftueshëm flokë për t’i qepur. Avantazhi i tyre është tek fakti se ato nuk bien, edhe gjatë aktiviteteve si noti, dushi dhe gjumi. Mirëpo, disavantazhi qëndron tek fakti se duhet të qepen përsëri kur rriten flokët, dhe kjo mund t’i dëmtojë flokët natyral.


Minoksidili

Minoksidili është ilaç që vendoset në lëkurë të kokës. Minoksidili e ngadalëson rënien e flokëve për disa meshkuj dhe stimulon folikulet të rrisin flokë të reja. Minoksidili merr kohë prej 4 muajve deri në 1 vit për të shfaqur rezultate. Rënia e flokëve zakonisht fillon përsëri kur ndaloni marrjen e ilaçit.

Efektet anësore që vijnë me përdorimin e këtij ilaçi përfshijnë thatësi, djegie, irritim dhe vrazhdësi të lëkurës së kokës. Nëse i vreni këto efekte anësore duhet të vizitoni menjëherë mjekun:

  • Shtim i peshës
  • Fryrje në fytyrë, duar, këmbë ose abdomen
  • Vështirësi në frymëarrje kur shtriheni
  • Rrahje të shpejta të zemrës
  • Dhimbje të gjoksit
  • Frymarrje të mundimshme

Rënia e Flokëve te Meshkujt

Finasteride

Finasteridet janë ilaçe orale që e ngadalësojnë rënien e flokëve tek disa meshkuj. Kjo funksionon duke e bllokuar prodhimin e hormoneve mashkullore, përgjegjëse për rënien e flokëve. Finasteridet kanë një shkallë më të madhe të suksesit se minoksidili. Kur ndaloni marrjen e këtyre ilaçeve, rikthehet rënia e flokëve. Do t’iu duhet të merrni finasteride për 3 muaj deri në 1 vit për të parë rezultate. Nëse nuk keni rritje të flokëve pas një viti, mjeku do t’iu rekomandojë që të mos merrni më atë ilaç. Efektet anësore përfshijnë:

  • Depresion
  • Kruarje
  • Njolla
  • Urtikarie
  • Zbutje të gjinjëve
  • Rritje të gjinjëve
  • Fryrje në fytyrë apo buzë
  • Ejakulim të dhimbshëm
  • Dhimbje të testikujve
  • Vështirësi për të pasur erekcione

Edhe pse është e rrallë, finasteridet mund të shkaktojnë kancer të gjirit. Duhet që çdo dhimbje apo shenjë në gji të evaluohet nga mjeku menjëherë.

Finasteridet mund të ndikojnë në testet e PSA-së, të cilat përdoren për ekzaminim e kancerit të prostatës. Ky ilaç i zvogëlon nivelet e PSA-së, që shkakton interpretime më të vogla se ato normale. Çdo rritje në nivelet e PSA-së kur filloni të merrni finasteride duhet të evaluohet për kancer të prostatës.


Transplantet e flokëve

Transplanti i flokëve është trajtimi më i sukseshëm dhe më i shtrenjtë për rënie të flokëve. Transplantet e flokëve kryhen në atë mënyrë që merren flokët nga pjesët e skalpit që kanë rritje aktive të flokëve dhe vendosja e tyre në pjesët ku ka rënie të flokëve.

Trajtime të shumta janë shpesh të nevojshme, dhe procedura bartë rreziqe si lënia e shenjave dhe infeksioneve. Avantazhi i transplantit të flokëve është fakti se flokët duken më natyrale dhe janë të përhershme.

 

Këshillimi

Rënia e flokëve mund të jetë ndryshim i madh. Si fillim mund të keni të vështirë ta pranoni dukjen tuaj. Duhet të këshilloheni nëse keni ankth, rënie të vetëbesimit, depresion, dhe probleme të tjera emocionale për shkak të rënies së flokeve.

A mund të parandalohet rënia e flokëve?

Nuk dihet ndonjë mënyrë për ta parandaluar rënien e flokëve. Ekziston një teori se stresi shkakton rënien e flokëve, për shkak se bën rritjen e hormoneve seksuale në organizëm. Për ta zvogëluar stresin merrni pjesë në aktivitete relaksuese si, ecja, dëgjimi i muzikës së qetë, dhe shijimi më i madh i një kohe të qetë.

 

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com