fbpx
Lart

Rreziqet më të Mëdha Shëndetësore tek Meshkujt

faqja probleme.me

Përafersisht, në botë për çdo vit lindin më shumë djem sesa vajza. Por, çdo avantazh që e kanë djemtë në shëndet zhduket pas ndërrimit të pelenës së parë.

Prej lindjes deri në plakje, femrat, thjeshtë janë më të shëndetshme se meshkujt. Nga 15 shkaqet kryesore të vdekjes, meshkujt kryesojnë në të gjitha përveç tek sëmundja e Alzheimerit, tek e cila shumica e meshkujve nuk jetojnë aq shumë për ta zhvilluar. Edhe pse hapësira mes gjinive po zvogëlohet, meshkujt akoma vdesin mesatarisht pesë vjet më herët se femrat.

Meshkujt shkojnë te mjeku më rrallë se femrat dhe kanë më shumë gjasa që të kenë ndonjë sëmundje serioze kur shkojnë të vizitohen.

tactica seo kosovo

Por edhe nëse ndiheni i shëndetshëm, pak planifikim do t’iu ndihmojë të qëndroni të shëndetshëm. Rreziqet kryesore për shëndetin e meshkujve nuk janë sekrete: ato dihen, janë të zakonshme dhe shpesh mund të parandalohen.

mashkulli semure

Sëmundjet Kardiovaskulare: Rreziku kryesor për shëndetin e meshkujve

Ndryshe quhet arteriosklerozë, që do të thotë “ngurtësim i arterieve.” Por shumë lehtë mund të quhet “armiku më i keq i njeriut.”

Sëmundjet e zemrës dhe infarkti janë sëmundjet e para dhe të dyta që kryesojnë në shkaqet e vdekjes tek meshkujt dhe femrat.

Tek sëmundjet kardiovaskulare, pllakat e kolesterolit gradualisht i bllokojnë arteriet në zemër dhe tru. Nëse pllakat bëhen të paqëndrueshme, bëhet mpiksja e gjakut duke bllokuar arteriet dhe duke shkaktuar sulm në zemër apo infarkt.

Një në pesë meshkuj dhe femra do të vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare. Por, për shkaqe të panjohura, arteriet e meshkujve zhvillojnë aterosklerozë më heret se femrat. Mosha mesatare e meshkujve që vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare është nën 65, femrat i arrijnë përafërsisht pas 6 vjetëve.

Edhe në adoleshencë, arteriet e vajzave duken më të shëndetshme se të djemve. Ekspertët besojnë se niveli natyral i mirë i kolesterolit (HDL) tek femrat është pjesërisht përgjegjës. Meshkujt duhet të punojnë më shumë për ta zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe infarktit:

  • Kontrolloni kolesterolin, duke filluar nga mosha 25 vjet dhe çdo 5 vjet pastaj.
  • Kontrolloni presionin e gjakut dhe kolesterolin nëse janë të lartë.
  • Nëse pini duhan, ndaloni.
  • Rriteni aktivitietin fizik deri në 30 minuta në ditë, shumicën  e ditëve të javës.
  • Konsumoni më shumë pemë dhe perime, e më pak yndyrëra të ngopura dhe trans.

Një fjalë e urtë thotë se ‘fëmijët duhet të njohin gjyshërit e tyre,’. Kjo është një sëmundje që të paaftëson apo ka pasoja fatale dhe i’u kushton shumë kohë familjare dhe pune. Por, një numër i madh i këtyre ngjarjeve mund të parandalohen.

 

Kanceri i mushkërive: Akoma një rrezik për shëndetin e meshkujve

Kanceri i mushkërive është një sëmundje e tmerrshme: e shëmtuar, agresive dhe gati gjithmonë metastatike. Kanceri i mushkërive përhapet herët, zakonisht para se të rritet për të shfaqur simptoma apo për t’u parë në rentgen. Mirëpo kur zbulohet është i vështirë dhe i avancuar për t’u shëruar.

Pra, a jeni duke pirë akoma duhan?

Tymi i tobakos shkakton 90% të të gjitha kacereve në mushkëri. Kanceri i mushkërive ende ëshë lider në vdekjet e meshkujve nga kanceri: më shumë njerëz sesa duhet për ta mbushur stadiumin Superdome çdo vit.

Asnjë ekzaminim efektiv për kancer të mushkërive nuk është në dispozicion, megjithatë një studim i rëndësishëm po kryhet për të mësuar nëse skanimet CT mund ta detektojnë kancerin më herët për ta rritur mundësitë e mbijetesës.

Lënia e duhanit në çfarëdo moshe e zvogëlon rrezikun e kancerit. Pak masa parandaluese janë aq efektive – ose aq të vështira—sa lënia e duhanit. Por ka aparate të reja që ndihmojnë meshkujt që ta lënë duhanin. Mjeku mund t’iu tregoj më shumë.

 

Kanceri i prostatës: Kanceri që kryeson tek meshkujt

Ky problem shëndetësor u takon i gjithi meshkujve – pasi femrat nuk kanë prostatë. Një gjëndër me madhësi të arrës prapa penisit që sekreton lëngje të rëndësishme për ejakulim, prostata është e prirur tu shkaktojë meshkujve problem me moshën.

Kanceri i prostatës është kanceri më i shpeshtë tek meshkujt përveç kancerit të lëkurës.

Por përderisa 1 në 6 meshkuj diagnostikohen me kancer të prostatës gjatë jetës, vetëm 1 në 35 do të vdesin nga ky kancer. “Shumica e kancereve të prostatës rriten ngadalë dhe nuk përhapen, ndërsa disa të tjerë janë më agresiv” thotë Djenaba Joseph, oficere mjekësore për parandalimin e kancerit. “Problemi është se, ne nuk kemi teste efektive për të identifikuar cili kancer është më i rrezikshëm.”

Ekzaminimi për kancerin e prostatës kërkon ekzaminimin rektal dixhital dhe një test i gjakut për PSA.

Por në fakt, Ekzaminimi gati kurrë nuk ka treguar uljen e mundësive të vdekjes nga kanceri i prostatës. Kjo për shkak se ekzaminimi gjen shumë kancere që nuk do të ishin fatale, edhe nëse nuk i vërejmë. Testimi pastaj shpie në trajtim agresiv të kancereve relativisht të parrezikshme, që shkakton probleme si impotenca apo mospërmbajtja.

A duhet të ekzaminoheni për kancer të prostatës? Disa ekspertë thonë po, por zgjidhja më e mirë është ta takoni mjekun rregullisht dhe të flisni me të për rrezikun e përgjithshëm. “Të gjithë meshkujt duhet të kuptojnë rrezikun dhe benifitet e secilës rrugë, cilëndo që e zgjedhni.”

 

Depresioni dhe vetëvrasja : Meshkujt janë në rrezik

Depresioni nuk është vetëm disponim i keq, një periudhë e keqe, apo gjendje dëshprimi. Është një çrregullim emocional që prek të gjithë trupin dhe shëndetin në përgjithësi. Gjatë efektit, depresioni e provon lidhjen trup-mendje. Kimikalet në tru dhe hormonet e stresit janë jashtë balancës. Gjumi, apetiti i dhe niveli i energjisë janë të çrregulluara. Studimet tregojnë se meshkujt me depresion kanë më shumë shanca të preken nga sëmundjet e zemrës.

Ekspertët më parë mendonin se depresioni i prekë më shumë femrat se meshkujt. Por kjo është për shkak se meshkujt kanë tendenca që ti fshehin ndjenjat apo i shprehin në mënyra tjera se femrat.

Në vend se të shfaqin trishtim apo të qajnë, meshkujt zemërohen apo bëhen më agresiv. “Ata ndihen se nuk është në rregull të tregojnë se janë në depresion, kështu e përballojnë në mënyra të tjera, kryesisht me pirje të alkoolit”. Meshkujt kanë më pak gjasa të kërkojnë ndihmë për depresion.

Rezultatet mund të jenë tragjike. Femrat tentojnë të bëjnë vetëvrasje më shpesh, por meshkujt janë më të sukseshëm në tentativën e tyre. Vetëvrasja është shkaku i 8 për vdekjet e meshkujve, tek meshkujt e moshës së re është akoma më e lartë.

Shumica e meshkujve dhe femrave i përgjigjen pozitivisht trajtimit të depresionit me ilaçe, terapi apo me të dyjat. Nëse mendoni se keni depresion, kërkoni ndonjë mjek apo dikë të afërt dhe kërkoni ndihmë.

Rreziqet më të Mëdha Shëndetësore te Meshkujt

Diabeti: Rreziku i heshtur për shëndetin e meshkujve

Diabeti zakonisht fillon i heshtur, pa simptoma. Gjatë viteve, niveli i sheqerit në gjak rritet, eventualisht duke u derdhur në urinë. Duke rezultuar në urinim të shpeshtë dhe etje që janë arsyet pse meshkujt shkojnë tek mjeku.

Sheqeri i lartë i diabetit është gjithçka përveq i ëmbël. Glukoza e tepërt vepron ngadalë si helm në enët e gjakut dhe tek nervat gjithkund në trup. Sulmet në zemër, infarktet, verbimi, dështimi i veshkës dhe amputimet janë pasojat për mijëra meshkuj.

Djemtë e lindur në vitin 2000 kanë një gjasa alarmuese prej 1 në 3 që të zhvillojnë diabetin gjatë jetës së tyre. Mbipesha dhe obeziteti janë duke e ushqyer epideminë e diabetit. Kombinimet e diabetit dhe obezitetit mund të jenë duke shlyer disa reduktime të sëmundjeve të zemrës që kemi mundur të kemi përgjatë dekadave të fundit.

Ushtrimet, të kombinuara me një dietë të shëndetëshme, mund ta parandalojnë diabetin e tipit 2. Humbja mesatare e peshës – për ata që janë më mbipeshë – dhe 30 minuta në ditë aktivitete fizike e zvogëlojnë rrezikun nga diabeti për më shumë se 50% tek meshkujt, thuhet në një studim të rëndësishëm.

 

Mosfunksionimi erektil: Një problem shëndetësor i shpeshtë tek meshkujt

Mosfunksionimi erektil mund të mos jetë vdekjeprurës, mirëpo është problem i rëndësishëm shëndetësor. 2/3 e meshkujve më të vjetër se 70 vjet dhe më shumë se 39% e meshkujve të moshës 40 vjet kanë probleme me mosfunksionimin erektil. Meshkujt me mosfunksionim erektil raportojnë më pak kënaqësi në jetë dhe kanë më shumë gjasa të kenë depresion.

Mosfunksionimi erektil shpesh shkaktohet nga arteroskleroza – të njëjtat procese që shkaktojnë sulme në zemër dhe infarkte. Në fakt, të pasurit mosfunksionim erektil shpesh do të thotë se enët e gjakut  përgjatë trupit janë në gjendje jo të mirë. Mjekët konsiderojnë mosfunksionimin erektil një shenjë të hershme për sëmundjet kardiovaskulare.

Me gjasë keni dëgjuar për shumë trajtime efektive për mosfunksionimin erektil  vetëm duke i dëgjuar lajmet e mbrëmjes. Trajtimet e bëjnë jetën seksuale më të mirë edhe pse keni mosfunksionim erektil, por nuk e shërojnë atë sëmundje. Nëse keni mosfunksionim erektil, takoni mjekun tuaj dhe pyetni nëse më shumë se jeta seksuale është në rrezik.

faqja probleme.me
Shëndeti - Probleme.me
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni [email protected]