fbpx
Lart

Sulmi në Zemër dhe Arresti Kardiak tek Meshkujt

faqja probleme.me

Sulmi në zemër dhe arresti kardiak mund t’iu vrasin ose të ndikojnë në kualitetin e jetës suaj. Ja çfarë duhet të dijnë meshkujt për parandalimin e sulmeve në zemër dhe arrestin kardiak.

Pse duhet të shqetësohem për sulmet në zemër dhe arreste kardiake?

Ju mund të mendoni se sulmet në zemër dhe arrestet kardiake janë gjëra për të cilat duhet të shqetësohesh kur të jeni më i vjetër. Mirëpo fatkeqësisht, sëmundjet e zemrës janë të shpeshta edhe tek meshkujt e moshës së re. Pas aksidenteve të ndryshme (si aksidentet me makinë), sëmundjet e zemrës janë vrasësit më të shpeshtë tek meshkujt e moshës mes 35 dhe 44. Ndërsa tek meshkujt mes moshës 45 dhe 54, është shkaku kryesor i vdekjes.

Në fakt kurrë nuk është shumë herët për të menduar për këto gjëra. 

tactica seo kosovo

Në aspektin afatgjatë, mundësitë janë që një në tre meshkuj të vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare. Pra, pse të mos mundoheni ta vononi sa më shumë që të mundeni apo ta parandaloni tërësisht.

sulm ne zemer

Çfarë janë sulmet në zemër dhe arrestet kardiake?

Me siguri e keni dëgjuar këtë term një milion herë. Por a e dini dallimin ndërmjet një sulmi në zemër dhe arresti kardiak?

Shkaku kryesor i sulmit në zemër është i lehtë për t’u kuptuar. Në thelb është një problem i pompimit. Zemra është një pompë që e qarkullon gjakun në të gjithë trupin. Por si të gjithë pompat, zemra ka nevojë për energji për të funksionuar, në këtë rast, për qarkullim të gjakut me oksigjen dhe materie organike.

Nganjëherë arteriet që ushqejnë muskujt e zemrës – të quajtur arterie koronare – bllokohen nga kombinimi i yndyrërave, gjakut të trashur dhe gjërave tjera. Nëse gjaku i mpiksur papritur bllokon një arterie, zemra nuk merr më “karburantin” për të cilin ka nevojë, qelizat fillojnë të vdesin dhe pompa ndalon së punuari.

Arresti kardiak është ndryshe. Përderisa sulmi në zemër është problem i pompimit, arresti kardiak është elektrik. Zemra vihet në punë nga sinjale të rregullta elektrike. Por nëse ato impulse elektrike bëhen të çrregullta duke shkaktuar çrregullimin e ritmit të zemrës që quhet aritmi pompa mund të ndaloj së punuari.

Edhe pse janë probleme të ndryshme, sulmi në zemër nganjëherë mund të shpie në arrest kardiak.

 

Si mund ta parandalojë një sulm në zemër apo arrest kardiak?

Qëllimi i parandalimi të sulmit në zemër dhe arrestit kardiak është të evitosh bllokimet dhe ndërtimin e pllakëzave në arterie të quajtur arteriosklerozë. Nëse mund te mbani qarkullimin e lirë të gjakut, atëherë rreziku nga sëmundjet është i zvogëluar.

Pllaka ndërtohet gradualisht. Lajmi i mirë është se nuk keni pse të shqetësoheni se një kafe e vetme do t’i bllokojë papritur arteriet. Lajmi i keq është se pas disa dekadave, arteriet e tua mund të tregojnë efektet e këqija të ushqimit të shpejtë që keni ngrënë në shkollë të mesme dhe në kolegj. Gati askush nuk ka sëmundje të arterieve koronare pas mbarimit të kolegjit, megjithatë procesi fillon në fëmijëri dhe fillon të shpejtohet mes moshës 50 dhe 60 vjeçare.

 

Si mund të reduktojë krijimin e pllakës?

Sipas të gjitha gjasave ju tashmë e dini përgjigjen. Janë të gjitha gjërat që duhet të jeni duke i bërë (por ndoshta nuk jeni duke i bërë). Mund ta reduktoni pllakën nëse i bën gjërat vijuese:

  • Stërvituni përafërsisht gjysmë ore gati çdo ditë të javës.
  • Ushqehuni mirë – mundësisht një dietë me pak yndyrë, të shëndetshme dhe me shumë pemë dhe perime.
  • Humbni peshë (nëse jeni mbipeshë).
  • Mos pini duhan – duhanpirësit janë 2 deri në 4 herë më të rrezikuar nga ndërtimi i pllakës në arteriet korinare.
  • Zvogëloni stresin emocional.

Është e lehtë t’i bëni këto ndryshime vetëm në mendje. Gjithmonë dëshironi të hani shëndetshëm dhe të stërviteni, por disi kjo nuk ndodh. Sipas të gjitha gjasave ju e lini për më vonë, krijoni justifikime dhe vitet kalojnë. Eventualisht, disa meshkuj mendojnë se janë të vjetër për të bërë ndryshime dhe që vdekja është afër. Por kjo nuk është e vërtetë.

Studimet tregojnë se edhe njerëzit që kanë sëmundje shumë të  zhvilluar të zemrës jetojnë më shumë nëse bëjnë ndryshime pozitive në jetën e tyre.

Ekzistojnë edhe sëmundje të tjera që e rrisin rrezikun e bllokimeve të enëve të gjakut – si presioni i lartë i gjakut, diabeti dhe niveli i lartë i kolesterolit. Disa meshkuj përfitojnë nga marrja e dozave të përditshme të aspirinëve, por duhet të konsultoheni me mjekun në fillim.

Mjeku juaj mund t’iu rekomandojë ilaçe të tjera si statinat, të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të sulmit në zemër apo infarktit duke u bazuar në gjendjen tuaj shëndetësore. Gjithashtu, tek personat që janë diagnostikuar me sëmundje kardiovaskulare, inhhibitori evolokumab PCSK9 ka treguar rezultate në parandalimin e ndërtimit të pllakës dhe në mënyrë të konsiderueshme e redukton rrezikun e sulmit në zemër apo infarktit.

Sigurisht, disa faktorë që i’u rrezikojnë janë jashtë kontrollit tuaj – si plakja, historia familjare dhe fatkeqësia e të qenit mashkull. Por edhe atëherë, ndryshimet në mënyrën e jetesës tuaj mund të kenë efekt pozitiv. Gjenet nuk e përcaktojnë fatin tuaj! Ju e keni fuqinë të bëni ndryshime që mund t’iu shpëtojnë jetën.

Si trajtohen sulmet e zemrës dhe arrestet kardiake?

Është e qartë se kushdo që ka sulm në zemër ose arrest kardiak, ka nevojë për trajtim emergjent. Ju keni nevojë për trajtim nëse keni ndonjë nga simptomat e mëposhtme:

  • Dhimbje, ndrydhje ose parehati në gjoks.
  • Dhimbje që përhapet në duar, krahë, qafë ose nofull.
  • Gulçim, djersitje dhe të përziera.
  • Rrahje të shpejtuara të zemrës të shoqëruara me marramendje dhe të përziera.
  • Humbje ndjenjash.

Por çfarë ndodh pas një trajtimi emergjent?

Fatkeqësisht, nëse pësoni sulm në zemër, jeni në rrezik për të pasur sulme të tjera – gjithashtu edhe infarkt. Nëse keni pasur një bllokim në trup, kjo do të thotë se sipas të gjitha gjasave keni bllokime në arterie të tjera. Kështu që do t’iu duhet trajtim i vazhdueshëm.

Ekzistojnë shumë opsione. Në bazë të rastit tuaj, mjeku juaj mund t’iu rekomandojë hollues të gjakut – ilaçe që e reduktojnë tendencën e gjakut të mpikset. Ilaçe të tjera mund të hapin enët e gjakut, duke e lehtësuar punën e zemrës. Stenda mund të vendosen për të bërë hapjen e ndonjë arterie të bllokuar.

Operacionet kirurgjike më të përfshira, si ato bajpas, mund ta ri-orientojnë qarkullimin e gjakut nga arteriet e bllokuara në arterie të reja. Stimuluesit kardiak ndihmojnë zemrën që ta mbaj ritmin, dhe DIK-të (defibrilatorët implatues kardiak) mund ta kthejnë një ritëm jo normal në normalitet.

 

Çfarë duhet të di më shumë për sulmet e zemrës dhe arrestet kardiake?

Të qenit i shëndetshëm nuk do të thotë të lini pas çdo gjë. Herë pas here mund të hani një hamburger – vetëm jo gjatë gjithë kohës. Eksperimentoni me opsione të tjera të shijshme.

Por, mos kujdesi për veten jo vetëm që do t’ua shkurtojë jetën por do ta përkeqësojë atë. Një sulm në zemër do t’iu dërgojë në rrugë të keqe, pasiqë e dëmton indin, e kjo redukton aftësinë e zemrës për të pompuar dhe shpie në probleme të tjera – infarkte, arreste kardiake dhe më shumë sulme në zemër. Mund të ballafaqoheni me shumë vite të vuajtjeve dhe paaftësive para se të vdisni.

Edhe pse kemi trajtime të mira për sëmundjet më të rënda të zemrës, është shumë më mirë nëse e parandaloni ardhjen në atë gjendje.

faqja probleme.me
Shëndeti - Probleme.me
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni [email protected]