Lart

Mos i gudulisni fëmijët! Ky veprim i dëmton shumë ata

Në ditët e sotme, ka kaq shumë rekomandime të ndryshme për rritjen e fëmijëve në mënyrë korrekte dhe ato shpesh janë mjaft të diskutueshme.

Mirëpo, mjekët dhe psikologët vazhdojnë të kryejnë eksperimente të reja: të analizojnë rezultatet dhe pastaj të tregojnë se çfarë është e gabuar dhe çfarë është e drejtë për rritjet e fëmijëve.

Më poshtë do të keni mundësinë të lexoni diçka që ju bën keq fëmijëve, por që mbase prindërit e bëjnë çdo ditë këtë gjë. Prindërit sigurisht që nuk e bëjnë qëllimisht, por nga dashuria edhe mund të gabojnë. Mirëpo, cili është ky veprim që i bën dëm fëmijëve?

Gudulisja

Ndodh shumë shpesh që të rriturit duan t’i bëjnë fëmijët të qeshin përmes gudulisjes. Mirëpo, një studim nga Universiteti i Kalifornisë ka zbuluar shumë vite më parë se gudulisja nuk shkakton të njëjtën ndjesi lumturie siç bën një shaka. Është vetëm një iluzion i buzëqeshjes së lumtur.

Në këtë rast, fëmijët qeshin në mënyrë të pakontrollueshme si rezultat i një refleksi. Pothuajse të gjithë njerëzit qeshin kur gudulisen. Por problemi është se fëmijët qeshin, edhe nëse urrejnë të gudulisen.

Pra, kujdes mos i gudulisni më fëmijët.

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni [email protected]