Lart

Përvojat E Efekteve Të Padëshiruara Të Kontracepsionit Hormonal!

Përvojat E Efekteve Të Padëshiruara Të Kontracepsionit Hormonal!

 Një studim i grave që kanë përjetuar një gjendje të rëndë mendore shëndetsore nga kontracepsioni hormonal tregon se ato e vlerësojnë mirëqenien e tyre mendore më shumë se një jetë seksuale të kënaqshme. Përvojat e tyre mund të ndikojnë në zgjedhje të kontracepsionit. Kjo është njëra nga katër temat që studiuesit kanë identifikuar në intervistat me 24 gra të cilat kanë përjetuar efekte negative të disa kontracepsionit hormonal. Studimi, nga Universiteti Linköping në Suedi, është botuar në Revistën Evropiane të Kontracepsionit dhe Kujdesit Shëndetësor Riprodhues.

Gjinekologe Agota Malmborg, shpesh i sheh gratë që përjetojnë efekte negative në dëshirën seksuale ose shëndetin mendor si pasojë e metodave të kontracepsionit hormonal, siç janë: pilula, copëza dhe unaza vaginale.

Pyetjet për efektet të padëshiruara seksuale janë ekzaminuar më parë, por nuk është vërtetuar nëse funksioni seksual i grave është i lidhur drejtpërdrejt me hormonet e ndodhura në kontraceptivë, as se si duhet të formulohen këshilla për gratë që përjetojnë efekte të padëshiruara.

Në një studimin të tanishëm, botuar së fundmi në Revistën Evropiane të Kontracepsionit dhe Kujdesit Shëndetësor Riprodhues, Agota Malmborg dhe kolegët e saj kanë ekzaminuar në thellësi rëndësinë e problemeve për gratë dhe zgjedhjen e tyre të metodës kontraceptive.

Studiuesit intervistuan gjerësisht 24 gra që kishin përshkruar në një pyetësor paraprak, se dëshira e tyre seksuale ishte zvogluar kur ato përdornin kontracepsion hormonal.

Gratë që përjetuan efekt negativ në disponim si pasojë e kontracepsionit hormonal, e përshkruan si një përvojë të rëndësishme që ishte më e domethënës se çdo efekt negativ në dëshirën e tyre seksuale. Gratë që kishin provuar një përkeqësim të shëndetit të tyre mendor ngurruan të provonin përsëri kontracepsionin hormonal.

Shumica e grave thanë që duhej kohë dhe përvojë, jo vetëm e funksionimit të hormoneve, por edhe e ciklit natyror të menstruacioneve dhe variacionit të tij, në mënyrë që ato të fitojnë një kuptim më të mirë të ndërveprimeve të trupit në  mes të  hormoneve, funksionit seksual dhe gjendjes mendore.

Një tjetër temë që studiuesit e identifikuan shqetësonte disa nga gratë  që si pasojë e kontracepsionit hormonal ndikoi në funksionin e tyre seksual. Këto gra përshkruanin se si trupi dhe zona e tyre gjenitale nuk u përgjigjen stimujve, të tilla si: përkëdheljet, veprimet sugjeruese nga një tjetër dhe mendimet. Edhe pse gratë ishin të gatshme për veprimtari seksuale, trupi i tyre ndjehej i paarritshëm, ku dëshira e tyre seksuale ishte zvogluar.

“Ky ishte një pasqyrë e re për ne – që dëshira seksuale fillon jo vetëm në kokë ose si përgjigje ndaj, për shembull, përkëdheljet. Gjithashtu është e nevojshme që kushtet në zonën gjenitale të jenë të dobishme. Disa gra përshkruan se si zona gjenitale u bënë më e ënjtur dhe sekrecionet e mukozës u bënë më të lëngshme kur ndodhi ovulimi, ku ato e përjetuan si pozitive në dëshirën e tyre seksuale. Këto gra menduan se e humbën këtë aftësi gjatë përdorimit të kontracepsionit hormonal, “thotë Agota Malmborg. Ajo është gjinekologe në Kvinnokliniken Ryhov në Jönköping dhe mbrojti tezën e saj të doktoraturës në Universitetin e Linköping në Dhjetor 2019.

“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë në rekomandime që sistemi i kujdesit shëndetsor për kontracepsion duhet t’i japë një nëngrupi relativisht të vogël të grave që përjetojnë efekte të padëshiruara nga kontracepsioni hormonal. Ky gjithashtu duhet të jetë një sinjal për studiuesit që të vazhdojnë të zhvillojnë metoda të reja të kontracepsionit, me dhe pa hormone, në mënyrë që një sferë  më e gjerë të bëhet e disponueshme. Kështu, shpresojmë që më shumë gra, dhe në të vërtetë edhe më shumë burra, të mund të gjejnë një metodë që është e përshtatshme për ta” thotë Agota Malmborg.

E huazuar.

Shpërndaj
blendrit