Lart

A është kjo Mplakje e Zakonshme?

Thinjat janë shenjat e para të së pashmangshmes. Me kalimin e kohës trupi ynë pëson ndryshime. Këto ndryshime përfshijnë shtimin e peshës, zgjuarjen nga gjumi gjatë natës ose dhe ndjenjën e mpirjes në mëngjes. Edhe pse ne vazhdimisht do të familjarizohemi me këto ndryshime që ndodhin me mplakje ne nuk duhet të mendojmë se çdo simptomë që mund të kemi është si pasojë e mplakjes.

Si mund ta dini nëse simptomat tuaja janë shenja të ndonjë problemi shëndetsor apo thjesht ndryshime që ndodhin gjatë mplakjes?

Nëse ndjeni dhimbje të forta ose ndonjë ndryshim të menjëhershëm në trupin tuaj ajo mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundjeje shëndetsore. 

Mplakje e zakonshme

A është mplakja proces ndihmues?

Ne nuk duhet të mendojmë që mplakja shënon dështimin e organeve tona.

Mplakja është procesi i adaptimit të organizmit dhe formimit të një sistemi më të fortë imunitar I cili mund të luftoj edhe kancerin.

Ndryshimet që ndodhin në qeliza mund t’i ngadalësojnë proceset biologjike të organizmit. Megjithëse shumica e njerëzve arrijnë kulmin e funksionit të organizmit të tyre në rreth moshës 30 vjeçare.

Se sa shpejtë do të ndodhin ndryshimet në qëndrueshmëri, fuqi dhe në përceptimet shqisore me mplakje varet se çfarë ushqimi konsumoni dhe se çfarë historie gjenetike dhe shëndetsore keni.

Disa nga ndryshimet e organizmit mund të jenë të zakonshme, mirëpo kjo nuk do të thotë se këto ndryshime nuk janë shenja të ndonjë problemi më të madh shëndetsor.

Këtu ndodhen disa këshilla se si mund ta dini nëse ndryshimet tuaja trupore janë diçka më serioze:

Problemet me shikimin

Rreth moshës 40 vjeçare, gati të gjithë nga ne do të kemi nevojë për syze të leximit. Presbyopia është sëmundje që ndodh për shkak të lodhjes së bebzës së syrit dhe paaftësisë së tij të rifokusohet kur ju shikoni nga larg afër ose nga afër larg. Bebëza e syrit mund të fillojë të mjegullohet dhe t’iu paraqet probleme me shikimin rreth moshës 60 vjeçare. Ekspozimi i gjatë në diell shton rrezikun e mjegullimit të bebzës, mirëpo kjo mund të rregullohet me operacion kirurgjik duke zevëndësuar bebzën tuaj me një bebz tjetër.

Nëse ju vëreni se keni shikim më të dobët periferal dhe shikim më të mirë qëndror (ose e kundërta), ju mund të keni problem serioz me shikimin, e cila do të kërkojë mjekim. Glaukoma është sëmundje e cila rrit presionin në sy dhe shkakton dëmtim në nervat optike të syrit. Dy format e dëmtimit makular ndikojnë në qendrat e retinës, duke shkaktuar dobësimin e shikimit qëndror (central).

 

Humbja e dëgjimit

Shumica e personave që janë mbi moshën 60 vjec kanë probleme me dëgjimin. Kjo sëmundje është e njohur si presibisusis dhe ajo sulmon receptorët senzorik të veshit të brendshëm. Shenjat e para të kësaj sëmundjeje janë zhurmat të cilat duken se vijnë nga larg dhe vështirësitë në kuptimin dhe dëgjimin e zhurmave me intensitet më të lartë. Burrat kanë më shumë probleme me dëgjimin se sa gratë.

Dhimbjet, veshët e thatë dhe humbja e menjëhershme e dëgjimit mund të jenë shenja të tumorit ose të ndonjë infeksioni. Nëse dëgjimi në njërin vesh është dukshëm më i dobët se në tjetrin ju duhet të bëni një kontroll te otolaringologu.

Nëse ju nuk dëgjoni aq mirë sa keni ndëgjuar para disa jave, kjo nuk është si pasojë e procesit të mplakjes.

 

Dobësimi dhe humbja e kondicionit

Me kalimin e kohës, ne humbasim indet muskulore për këtë arsye muskujt tanë humbin elasticitetin e tyre. Megjithëse ushtrimet fizike janë një mënyrë shumë e mirë për të mbajtur elasticitetin e muskujve, ky proces është i pashmangshëm.

Organet tona gjithashtu humbasin rezervat e tyre. Muret e zemrës bëhen më të trasha, arteriet bëhen më të ngurta dhe rrahjet e zemrës ngadalësohen me mplakje.  Mplakja e zemrës bënë vështirësimin e bërjes së aktiviteve dhe ushtrimeve fizike. Mirëpo nëse ju ndani kohën për të bërë aktivitete fizike ose së paku vetëm të ecni kjo do ju ndihmoj në mbajtjen e kondicionit.

Kur duhet të shqetësoheni? Vizitoni mjekun menjëherë nëse keni dhimbje në gjoks, dhe këto dhimbje shoqërohen me përzierje në stomak, ngecje në frymëmarrje ose të fikët. Këto janë shenja të sulmit në zemër. Problemet me rrahjet e zemrës mund të shkaktojnë plogështi, marramendje ose lodhje.

1 në 10 persona mbi moshën 65 vjeçare kanë aneminë ose nivele të ulëta të rruzave të kuqe të gjakut. Kjo mund të shkaktoj plogështi mirëpo ajo mund të trajtohet lehtë me anën e suplementeve të hekurit ose ilaçeve tjera që ndihmojnë në prodhimin e rruzave të kuqe të gjakut.

 

Presioni i lartë i gjakut

Mplakja nuk është sëmundje, mirëpo ndryshimet që ndodhin në trupin tonë bënë që ne të jemi më të rrezikuar nga sëmundjet e tjera shëndetsore.

Një shembull është hipertensioni ose shtypja e lartë e gjakut. Shkaktari kryesor i hipertensionit nuk është i njohur, mirëpo ka disa faktorë që luajnë rol të rëndësishëm në presionin e lartë të gjakut si faktorët gjenetik, obesiteti, konsumimi i tepruar i kripës dhe mplakja. Enët e gjakut humbin elasticitetin e tyre me mplakje dhe ngurtësia e tyre mund të kontriboj në rritjen e presionit të gjakut.

Më shumë se gjysma e personave mbi moshën 60 vjeçare kanë presion të lartë të gjakut- shifrat e së cilës janë 130 (sistolike) dhe 80 (diastolike) ose më shumë.

Konsumimi i ushqimit që ka pak sodium, ushtrimet fizike dhe mbajtja e një peshe normale ndihmon në shmangien e presionit të lartë të gjakut.

A është kjo Mplakje e Zakonshme

Humbja e kujtesës

Keni harruar se ku i keni vendosur çelësat? Keni harruar se si e ka emrin komshiu që ka disa kohë që nuk e keni parë? Këto ngecje në kujtesë janë të zakonshme.

Ju duhet të shqetësoheni vetëm atëherë kur harresa juaj ndikon në aktivitetet tuaja ditore.

Sipërfaqësisht, procesimi i informatave ngadalësohet me mplakje, mplakja gjithashtu bënë vështirësimin e ndarjes së vëmendjes për të moshuarit. Mirëpo funksionet kognitive kanë edhe përfitimet e tyre nga mplakja. P.sh personat e moshuar zakonisht kanë pikëpamje më të sofistikuara rreth botës se sa të rinjët.

Demencia e cila lidhet me sklerozën është paaftësia e një personi to mësoj dhe të pranoj informacione të reja, ndërsa problemet me kujtesën episodike mund të jenë shenja të një dëmtimi në funksionet kognitive e cila mund të jetë shenjë paralajmëruese e demenciës ose sklerozës.

Nëse ju jeni duke përjetuar probleme me kujtesën dhe keni ndonjë të afërm që vuan ose ka vuajtur nga skleroza ju duhet të kontrolloheni menjëherë. Skleroza ndodh shumë rrallë te personat të cilët janë nën moshën 65 vjeçare. Rreth 1 në 8 persona nga mosha 65 vjeçare deri në 74 vjeçare vuajnë nga skleroza, dhe rreth 43% e personave mbi moshën 85 vjeçare vuajnë nga ajo.

 

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com