Çrregullimet e Gjumit tek të Rriturit më të Moshuar
Çrregullimet e gjumit janë mjaft të zakonshme tek të rriturit e moshuar. Derisa rriteni, modelet dhe zakonet e gjumit ndryshojnë. Si rezultat, ju mund të:
- keni probleme të bini në gjumë
- fleni më pak orë
- zgjoheni shpesh në natë ose herët në mëngjes
- merrni më pak gjumë cilësorë
Kjo mund të çojë në shqetësime shëndetësore si rritja e rrezikut për rënien dhe lodhjen gjatë ditës.
Shumë njerëz të moshuar raportojnë se kanë probleme të pushojnë mirë gjatë natës dhe jo aq shumë që të bien në gjumë. Shumica e studimeve përfundojnë se terapitë behiviorale janë më të preferuara se ilaçet, të cilat mund të kenë efekte anësore të padëshiruara si të përziera.
Bisedoni me mjekun tuaj nëse ju ose dikush që njihni ka probleme me gjumin. Ju mund të shihni përfitime nga ndryshimet në stilin e jetesës ose medikamentet, varësisht nga shkaku.
Çfarë shkakton çrregullime gjumi tek të moshuarit?
Çrregullimet primare të gjumit
Çrregullimi primar i gjumit do të thotë që nuk ka ndonjë tjetër shkak mjekësor ose psikiatrik.
Çrregullimet primare të gjumit mund të jenë:
Insomnia, ose vështirësia për të rënë në gjumë, qëndrimi në gjumë, ose gjumi i shqetësuar
Apnea e gjumit, ose ndërprerje të shkurtra gjatë frymëmarrjes gjatë gjumit
Sindromi i këmbëve të shqetësuara (RLS), ose nevoja e madhe për të lëvizur këmbët gjatë gjumit
Çrregullimi periodik i lëvizjes së gjymtyrëve, ose lëvizje të pavullnetshme të gjymtyrëve gjatë gjumit
Çrregullime të ritmit cirkadian të gjumit, ose cikli i ndërprerë i zgjimit-rënies në gjumë
Çrregullimi i sjelljes REM, ose veprimi vivid i ëndrrave gjatë gjumit
Pagjumësia është një simptomë dhe çrregullim. Kushtet si depresioni, ankthi dhe çmenduria mund të rrisin rrezikun për çrregullime të gjumit, sidomos pagjumësia.
Kushtet mjekësore
Një studim mbi problemet e gjumit raportoi se ata që kishin probleme me gjumin kishin më shumë gjasa të kishin sëmundje ekzistuese dhe të ishin më pak fizikisht aktiv.
Këto kushte përfshijnë:
- Sëmundja e Parkinsonit
- Sëmundja e Alzheimerit
- Dhimbje kronike si dhimbje artriti
- Sëmundje kardiovaskulare
- Sëmundje neurologjike
- Sëmundje gastrointestinale
- Sëmundje e mushkërive ose të frymëmarrjes
- Kontrolli i dobët i fshikëzës urinare
Medikamentet
Shumë të moshuar përdorin medikamente që mund të pengojnë gjumin. Këtu përfshihen:
- diuretikë për presion të lartë të gjakut ose glaukoma
- antikolinergikë për persona me sëmundje pulmonare obstruktive kronike (COPD)
- ilaçe antihipertensive për tension të lartë
- kortikosteroide (prednisone) për artrit reumatoid
- ilaçe kundër depresionit
- Bllokuesit e H2 (Zantac, Tagamet) për sëmundjen e refluksit gastroezofageal (GERD) ose ulcerat peptike
- levodopa për sëmundjen e Parkinsonit
- ilaçe adrenergike për sëmundje të rrezikshme për jetën si sulmet e astmës ose arresti kardiak
Substancat e zakonshme
Kafeina, alkooli dhe pirja e duhanit gjithashtu mund të kontribuojnë në problemet e gjumit.
Si diagnostikohen çrregullimet e gjumit?
Për të bërë një diagnozë, mjeku juaj do t’iu pyes për simptomat tuaja dhe do të kryejë një ekzaminim fizik. Kjo është për të kërkuar ndonjë sëmundje të fshehur. Mjeku juaj mund t’iu kërkojë gjithashtu që të plotësoni një ditar gjumi për një ose dy javë për të mësuar më shumë për modelet e gjumit tuaj.
Nëse mjeku juaj dyshon për një çrregullim të gjumit primar, ata do t’ju dërgojnë për një polisomnogram, ose një studim gjumi.
Studimi i gjumit
Një studim i gjumit zakonisht bëhet gjatë natës në laboratorin e gjumit. Ju duhet të jeni në gjendje të flini ashtu siç normalisht do të flini në shtëpi. Një teknik do t’iu vë sensorë për të monitoruar:
- lëvizje trupore
- frymëmarrjen
- gërhitje ose zhurma të tjera
- ritmin e zemrës
- aktivitetin i trurit
Ju gjithashtu mund të keni një pajisje në gisht për të matur oksigjenin në gjakun tuaj.
Tekniku do t’iu shikojë përmes një kamere në dhomë. Ju mund të bisedoni me ta nëse keni nevojë për ndonjë ndihmë. Gjatë gjumit, pajisjet vazhdimisht do të regjistrojnë informacionin tuaj në një grafik. Mjeku juaj do ta përdorë këtë për të diagnostikuar nëse keni një çrregullim gjumi.
Si ndihmon terapia në çrregullimet e gjumit
Për të rriturit më të vjetër, rekomandohet që të përdoren trajtime jofarmaceutike në fillim si terapia e sjelljes. Kjo është për shkak se ata me siguri janë duke marrë medikamente të shumta.
Terapia mund të zgjatë mbi gjashtë javë ose më gjatë dhe përfshin edukimin e gjumit, kontrollin e stimulit dhe kufizimet e gjumit.
Një studim i rastësishëm dhe i kontrolluar tregoi se terapia kognitive e sjelljes (CBT) kryesisht e ka përmirësuar cilësinë e gjumit për njerëzit me pagjumësi. Studimi sugjeron se CBT është më efektive sepse ndihmon në targetimin e cilësisë së gjumit në vend të tranzicionit në gjumë.
Ju mund të zhvilloni zakone të mira gjumi duke:
- shkuar në shtrat dhe duke u zgjuar në të njëjtën kohë çdo ditë
- përdorur shtratin vetëm për gjumë dhe seks, jo aktivitete të tjera si puna
- bërë aktivitete të qeta, si leximi, para gjumit
- shmangur dritat e forta para gjumit
- mbajtur një mjedis qetësues dhe të rehatshëm gjumi
- shmangur fjetjen gjatë ditës
Një studim mbi menaxhimin e çrregullimeve të gjumit në të rriturit më të vjetër gjithashtu sugjeron që të:
- kufizoni lëngjet para gjumit
- shmangni kafeinën dhe alkoolin
- ngrënien tre deri në katër orë para gjumit
- ushtroni rregullisht, por jo para kohës së gjumit
- bëni një dush të ngrohtë për t’u çlodhur
Nëse këto ndryshime nuk janë të mjaftueshme, atëherë doktori juaj mund të rekomandojë ilaçe. Lexoni për të mësuar më shumë rreth tabletave gjumi dhe trajtimeve të tjera mjekësore.
Cilat ilaçe ndihmojnë me çrregullimet e gjumit?
Nëse keni sëmundje themelore që ndërhyjnë me gjumin tuaj, mjeku juaj mund të përshkruajë medikamente. Mjekimi nuk duhet të zëvendësojë zakonet e mira të gjumit.
Melatonin
Melatonina, një hormon sintetik, ndihmon në nxitjen e gjumit më të shpejtë dhe rikthen ciklin tuaj të rënies dhe zgjimit nga gjumit. Rekomandohet 0,1 deri në 5 miligram dy orë para gjumit për disa muaj nëse keni pagjumësi. Por melatonina nuk përmirëson cilësinë e gjumit.
Tabletat e gjumi dhe efektet anësore
Medikamentet e gjumit mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të çrregullimit tuaj të gjumit, veçanërisht si një shtojcë ndaj zakoneve të mira të gjumit. Mjeku juaj mund të jetë në gjendje të rekomandojë se cilat ilaçe do të punojnë më së miri për ju dhe sa kohë duhet t’i merrni ato, varësisht nga shkaku i pagjumësisë suaj.
Është e rekomanduar që të merrni tableta gjumi vetëm në një afat të shkurtër. Kjo do të thotë më pak se dy deri tre javë për medikamente benzodiazepine si Bensedin ose Diazopam dhe vetëm gjashtë deri në tetë javë për barna nonbenzodiazepine (Z-ilaçë) si zolpidem, ose Ambien.
Ilaçet e gjumit:
- janë të mira për përdorim afatshkurtër për të rivendosur ciklin e gjumit
- janë të dobishme për një gjumë të mirë të natës
- mund të ketë simptoma minimale të tërheqjes me kujdes të duhur
Ilaçet e gjumit:
- mund të rrisin rrezikun e rrëzimit
- mund të shkaktojnë aktivitete të lidhura me gjumin si zërja e gjumit gjatë vozitjes
- varësia mund të shfaqet me përdorim afatgjatë
Përdorimi afatgjatë i tabletave të gjumit mund të shkaktojë komplikime, sidomos në të rriturit e moshuar. Efektet e tjera anësore të zakonshme të benzodiazepineve dhe Z-ilaçeve përfshijnë:
- dhimbje koke
- marramendje
- të përziera
- lodhje
- përgjumje
Ju duhet të shmangni pirjen e alkoolit në kohën kur merrni tableta gjumi.
Trajtime të tjera mjekësore
Trajtime të tjera mjekësore përfshijnë:
- presioni i vazhdueshëm pozitiv i rrugëve të frymëmarrjes (CPAP) për të trajtuar apnean e gjumit
- ilaçet kundër depresionit për të trajtuar pagjumësinë
- agjentë dopamine për sindromën e këmbëve të shqetësuara dhe çrregullim periodik të lëvizjes së gjymtyrëve
- terapi hekuri zëvendësuese për simptomat e këmbëve të shqetësuara
Mjetet e gjumit përfshijnë antihistaminet pa përshkrim të mjekut(OTC), të cilat nxisin përgjumje. Por toleranca ndaj antihistamineve mund të rritet brenda tri ditësh.
Bisedoni me mjekun tuaj para se të merrni ndonjë medikament OTC. Ata mund të ndërveprojnë negativisht me medikamentet që ju tashmë jeni duke marrë.
Çfarë mund të bëni tani
Në të rriturit e moshuar, çrregullimet e vazhdueshme të gjumit mund të çojnë në shqetësime më të mëdha si depresioni dhe rreziku i rrëzimit. Nëse cilësia e gjumit është çështja kryesore, terapitë e sjelljes mund të jenë më të dobishme. Kjo do të thotë të zhvilloni zakone të mira të gjumit përmes edukimit të gjumit, kontrollit të stimulit dhe kufizimet në kohën që kalohet në shtrat. Ndryshimet mund të zgjasin deri në gjashtë javë ose më shumë.
Nëse terapitë e sjelljes nuk funksionojnë, atëherë mjeku juaj mund të përshkruajë ilaçe ose trajtime të tjera. Por mjekimi i gjumit nuk është një zgjidhje afatgjatë. Ju do të gjeni se mënyra më e mirë për pasur gjumë cilësorë është të kontrolloni zakonet tuaja të gjumit.