Fillimi i Luftës Kundër Rrudhave
Edhe nëse ndiheni të rinjë, vibrant, dhe me shumë energji brenda, mund të shihni se rrudhat në lëkurën tuaj mund të rrisin moshën tuaj për disa herë. Personat që punojnë për të mbrojtur lëkurën përgjatë tërë jetës mund të parandalojnë rrudhat.
Por edhe nëse rrudhat vetëm sa kanë mbërritur, shumë trajtime kundër plakjes mund të ndihmojnë të largojnë shenjat që tregojnë se sa ditëlindje i ke festuar.
Derisa lëkura plaket, ndryshon. Lëkura humbë disa nga masa e yndyrës dhe duket më e hollë. Gjithashtu bëhet më pak elsatike dhe tregon efektet e forcës së gravitetit.
Gjenet, gjithashtu, do të përcaktojnë rrudhat në trup dhe fytyrë. Mirëpo, ju keni pak kontroll – këto zakone të jetesës mund shpien në rrudha dhe të bëjnë rrudhat ekzistuese më të dukshme:
- Duhanpirja
- Ekspozimi tek dielli
- Fjetja në anë apo stomak
4 mënyra për të parandaluar rrudhat
Mund të evitoni disa nga faktorat që përkeqësojnë rrudhat duke ndjekur këto këshilla:
- Gjithmonë mbroni lëkurën tuaj nga dielli. Kjo do të thotë të limitoni kohën që e kaloni në diell, ta mbuloni trupin në krem dielli çdoherë që dilni jashtë, dhe të veshni pantolla të gjatë, bluza me mëngë të gjata, dhe kapela të gjera për ta mbajtur diellin larg nga lëkura dhe ta mbroni nga rrudhat, shenjat e plakjes dhe kancerit të lëkurës.
- Mos konsumoni duhan. Kur vie puna tek duhani, është më së miri të mos e filloni kurr. Por nëse jeni duhanpirës, lënia tani e duhanit do të ndihmojë për të mbajtur lëkurën të re dhe të parandaloni rrudhat. Kurr nuk është vonë të korrni përfitimet e ndalimit të duhanit.
- Rrini larg nga krevati për nxirje. Mos përdorni krevatët për nxirje, pikë. Këto rreze do të lëndojnë lëkurën, duke i’u lënë më në rrezik nga rrudhat (dhe me gjasë kancer të lëkurës gjithashtu).
- Mbajeni lëkurën të hidratuar dhe të lëngshme. Pini shumë ujë gjatë gjithë kohës. Bëjeni një zakon të shëndetshëm përderisa jenë të rinjë dhe vazhdojeni në vitet e plakjes. Është e rëndësishme të përdorni krem për çdo ditë nëse lëkura është e thatë për ta mbajtur elastike dhe të butë.
6 trajtime kundër plakjes që largojnë rrudhat
Kur rrudhat fillojnë të paraqiten, mund të konsideroni trajtime kunder rrudhave të plakjes, si largimin kimikal apo Botoxin. Ka opsione të ndryshme, secili me të mirat dhe të këqijat. Në varësi të ashpërsisë së paraqitjes së rrudhave, mund të konsideroni:
- Produktet Retin-A dhe alfa-hidroksi acid (AHA). Retin-A është vitamin A forcuese që lëshohet me përshkrim të mjekut dhe e pakëson dukjen e rrudhave. Produktet AHA veprojnë si pastrues të lëkurës dhe janë në dispozicion të merren pa përshkrimin e mjekut. Pasi këto produkte nisin qarkullimin e qelizave, mund të irritojnë lëkurën. Gjithashtu do të duhet të mbroni lëkurën e trajtuar nga dielli për të shmangur djegien.
- Vitaminat. Vitamina A është përbërësi aktiv në ilaçet kundër plakjes Retin-A, kështu që nëse doni një rrugë tjetër, mund të provoni brendet e sektorëve të bukurisë e vitaminës A topikale të aplikuar në lëkurë. Rekomandohet të merrni multi-vitamina ditore që në mënyrë natyrale të qëndroni të shëndetshëm dhe të mbani rrudhat larg.
- Largimi kimikal dhe microdermabrasion. Këto procedura largojnë shumë shtresa nga lëkura në fytyrë dhe efektivishtë i largojnë rrudhat. Ekziston rreziku nga infeksioni, dhe lëkura mund të skuqet dhe të mpihet menjëherë pas procedurës. Shërimi dhe koha e shërimit varet nga thellësia e procedurës.
- Injektimet Botulinum toxin (Botox). Botoxi është një injektim toksik në fytyrë i bazuar në bakterie, për të larguar rrudhat dhe përkohësisht të paralizojnë apo të dobësojnë muskujt që shkaktojnë rrudhat dhe vijat e ballit. E keqja e botoxit? Rezultati i botoxit zgjat për vetëm 3 deri në 6 muaj dhe duhet të përsëritet.
- Injektimet mbushëse. Këto substanca, përfshirë tipet e ndryshme të kolagjenit, implantet e yndyrës, dhe llojet e ndryshme të mbushësve, përdoren për të fryrë rrudhat e thella dhe buzët e shfryra.
- Facelift apo operacion plastik. Kur lëkura e lëshuar dhe palosjet janë problem, përmes operacionit mundë të tërheqni lëkurën për një pamje të shtrënguar dhe të re. Operacioni plastik vie me rreziqe të rëndomta kirurgjike si reaksion ndaj anestezionit, shërim më të gjatë, dhe infeksionet.
Po produktet kundër plakjes që premtojnë rezultate të shpejta ndaj rrudhave? Ato vetëm sa e hidratojnë lëkurën. Kjo minimizon dukjen e rrudhave. Mund të keni efektin e njëjtë duke e hidratuar lëkurën rregullisht dhe të qenit i hidratuar duke konsumuar mjaftueshëm ujë.
Nëse nuk hidratoni lëkurën nga brenda me ujë dhe nutrient të nevojshëm, e po ashtu edhe nga jashtë me zbutës liberal, lëkura juaj do të duket e zbehtë dhe e dehidratuar.
Mënyra e shëndetshme e jetesës mund t’iu ndihmojë të promovoni shëndet të mirë të përgjithshëm – dhe parandalimi i rrudhave është një përftim i shtuar.