Këshilla për Zhvillimin e Jetës së Shëndetshme në Pleqëri
Sot njerëzit në përgjithësi jetojnë më gjatë. Hulumtimet tregojnë se lidhja në mes të një stili të shëndetshëm jetese dhe viteve të kaluara me aftësi të kufizuar është e pamohueshme. A nuk i’u inspiron kjo të jetoni më shëndetshëm? Lajmi i mirë është se kurrë nuk është vonë për të nisur një stil të shëndetshëm jetese.
Ekzistojnë disa mënyra për ta përmirësuar shëndetin tuaj edhe në moshtë të shtyrë: përmes ushqimit të shëndetshëm dhe ushtrimeve fizike.
Çfarë ndryshime ndodhin gjatë plakjes?
Edhe në moshë të re mungesa e aktivitetit fizik dhe ushtrimeve të rregullta kur kombinohen me ushqimin e pashëndetshëm, kontribuojnë në ngritjen e shtypjes së gjakut, sëmundjet e zemrës, sulmet në zemër, mungesen e epshit seksual dhe kualitetin e dobët të jetës.
Prandaj, për ta vlerësuar siç duhet rëndësinë e një jete të shëndetshme është tejet e rëndësishme t’i kuptojmë ndryshimet që ndodhin gjatë procesit së plakjes. Kur jemi të vetëdijshëm për ndryshimet, atëherë ato nuk do të na kapin në befasi.
Këto ndryshime jetësore janë si fizike ashtu edhe emocionale. Emocionalisht përballemi me humbjen e personave të dashur, karrierës dhe pavarësisë sonë. Në aspektin fizik trupi ynë humbet zhdërvjelltësinë që kishte gjatë rinisë.
Përkundër këtyre ndryshimeve, një jetë përmbushëse dhe kualitative mund të arrihet ende. Në këtë artikull do të shqyrtojmë mënyrat se si mund të mbajmë stil të shëndetshëm të jetesës edhe gjatë pleqërisë.
Ju jeni pasqyrë e asaj që hani
Sot më shumë se kurrë është e rëndësishme që të ushqeheni shëndetshëm. Megjithatë gjatë plakjes mund të ndodhë ngadalësimi i metabolizmit apo edhe ndryshime në shqisat e shijimit dhe të nuhaturit, gjë që mund të ndikoj në oreksin tuaj.
Ju mund ta keni më të vështirë blerjen dhe përgatitjen e ushqimeve. Në raste të tilla, bisedoni me ndonjë person të afërt të familjes tuaj. Lajmi i mirë është se në shumë komunitete ekzistojnë programe të cilat ofrojnë ushqime të shëndetshme për njerëzit e shtyrë në moshë.
Nëse jeni në gjendje të përgatisni ushqimin tuaj, mbani mend se vaktet tuaja duhet të përfshijnë shumë pemë, perime, drithëra dhe proteina. Këto ushqime do iu mbushin me energji si dhe do iu ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit.
Sigurohuni që të pini ujë mjaftueshëm edhe në rastet kur nuk jeni duke e ndjerë etjen. Uji ua mbanë nivelet e energjisë lartë dhe për më tepër ua mbanë lëkurën e rrafshuar dhe më të re. Është tejet e rëndësishmë që të përgatisni ushqim të shijshëm i cili gjithashtu duket bukur për ta shtuar oreksin tuaj.
Një gjë tjetër të cilën ja vlenë të provoni është të hani vakte së bashku me miqtë, familjarët apo komshinjtë tuaj. Në këtë mënyrë përveç se shoqëroheni me ta, i’a shtoni vetes edhe oreksin. Një tjetër përparësi e të ushqyerit shëndetshëm është se do të mbani një peshë të shëndetshme, e cila ua zvogëlon gjasat që të prekeni nga sëmundje si aritriti dhe diabeti. Shmangiuni pirjes së duhanit pasi është shumë i dëmshëm për organizmin tuaj.
Duhani iu ekzopozon ndaj kancerit të mushkërive, sëmundjeve të zemrës, osteoporozës dhe brokitit. Kimikatet që gjenden në cigare i bëjnë dëm lëkurës suaj duke u bërë të dukeni më të vjetër nga sa jeni.
Qëndroni sa më aktiv që të jetë e mundur
Nëse nuk keni ushtruar më parë, nuk është kurrë vonë që të filloni.
Disa persona zgjedhin t’i fillojnë ushtrimet fizike në moshën 70 vjeçare dhe kanë përmirësime të menjëhershme.
Ushtrimet kanë shumë anë pozitive, si:
- Parandalimi i humbjes së kujtesës (demencia)
- Lirimi i hormoneve që krijojnë ndjenja të mira, të njohura me emrin endorfina
- Zvogëlimi i dhimbjeve kronike
- Rritja e masës muskulore gjatë trajnimeve me pesha e përmirëson metabolizmin
- Përmirësimi i gjumit
- Rritja e fleksibilitetit, baraspeshës dhe qëndrimit të drejtë
- Përmirësimi i sistemit tuaj imunitar
Joga për shembull lehtëson parehatinë e shkaktuar nga sëmundjet si aritriti apo fibromialgjia. Konsultohuni me mjekët tuaj para se të filloni ndonjë program ushtrimesh. Filloni ngadalë dhe pastaj rrisni intensitetin e ushtrimeve pak e nga pak.
Bëni diçka që iu pëlqen për të qëndruar në formë, si çiklizmi, golfi, ecja, kopshtaria apo noti. Ushtroni bashkë me ndonjë familjar, mik apo bashkojuni ndonjë grupi për ta mbajtur njëri-tjetrin të motivuar. Joga është gjithashtu formë e përkryer e ushtrimeve. Muskujt tanë forcohen dhe zvogëlohen kur nuk ushtrojmë mirëpo zgjatjet e përmirësojnë këtë proces. Nëse i kushtoni vetëm 5 minuta në ditë zgjatjeve do të vëreni ndryshime të menjëhershme.
Mbani aktiv edhe trurin tuaj
Është tejet e rëndësishme të ushqeni anën tuaj kreative, posaqërisht kur dilni në pension dhe nuk jeni më të sfiduar nga karriera juaj. Përderisa ushtrimet ndihmojnë në mbajtjen e trurit tuaj aktiv, lojërat si fjalëkryqet, mësimi i një gjuhe të re apo mësimi i një shkathtësie të re e mbajnë trurin tuaj në formë.
Mbani qëndrim pozitiv dhe mos i humbni lidhjet tuaja
Disa gjëra janë mjaft sfiduese gjatë plakjes, të tilla janë humbja e një personi të dashur, humbja e pavarsisë dhe shëndetit tuaj. Përkundër këtyre gjërave, ju duhet të bëheni të fortë dhe t’i kaloni këto gjëra me mjeshtri. Në vijim gjeni disa këshilla:
Pranoni gjërat që…
Kanë ndryshuar në jetën tuaj, qofshin këto ndryshime edhe të vështira. Pranimi i gjërave që janë jashtë kontrollit tuaj i zvogëlojnë nivelet tuaja të stresit.
Kujtojani vetes….
Gjërat për të cilat jeni ende falendërues, si për shembull: familja dhe miqtë.
Bisedoni me njerëz të tjerë…
Të cilët mund të jenë duke kaluar edhe vetë nëpër këto gjëra. Grupet mbështetëse apo edhe puna vullnetare në komunitet mund t’iu ndihmoj në këtë aspekt. Këto gjëra ua heqin fokusin nga sfidat tuaja dhe ju ndihmojnë të shoqëroheni me njerëz të tjerë. Kaloni kohë me së paku një person çdo ditë.
Ndërveprimet fizike ndihmojnë me menaxhimin e depresionit dhe kryejnë shumë më shumë punë se mesazhet telefonike apo e-mailat. Bëni miq të rinj. Nëse ata që keni pasur janë zhvendosur apo nuk jetojnë më, ju mund t’i ndani kujtimet tuaja edhe me miq të rinj.
Kuptoni ndjenjat tuaja…
Posaqërisht pas humbjeve. Mos i fshihni emocionet tuaja. Përballja me ndjenjat tuaja është mënyra më e shëndetshme për t’i procesuar ato. Bisedoni me ndonjë mik, familjar apo edhe ndonjë profesionist. Mbajtja e ditareve gjithashtu mund tu ndihmojë.
Mos i humbisni qëllimet tuaja
Vetëm se keni dalë në pension nuk do të thotë që jeta juaj nuk ka më kuptim. Ju keni ende shumë për të kontribuar në botë. Tani është koha e duhur për të shkruar një libër përkujtimor, për të reflektuar në eksperiencat tuaja jetësore dhe mësimet që u kanë mësuar ato. Tani keni më shumë kohë për të kaluar me miqtë dhe familjen tuaj (mbesat dhe nipërit).
Ju mund të vendosni të zhvilloni një hobi të ri apo të fokusoheni te ndonjë hobi i vjetër, mund të udhëtoni, mund të mësoni një gjuhë të re, një sport apo instrument muzikor të ri. Tani keni kohë t’i vizitoni muzeumet, të shkoni në koncerte apo shfaqje. Këto aktivitete do iu bëjnë të lumtur.
A mund të flini mjaftueshëm?
Shumë të rritur kanë probleme me gjumin me kalimin e kohës. Probleme të tilla përfshijnë prishjen e gjumit disa herë gjatë natës, insomnia dhe përgjumësia gjatë ditës. Është fakt interesant që kualiteti i dobët i gjumit ka të bëjë shumë me rutinën e gabuar të gjumit.
Në vijim gjeni disa këshilla për përmirësimin e kësaj gjendje:
Mbani dritat artificiale në minimum.
Kjo për arsye se drita artificiale e ndalon prodhimin e hormonit përgjegjës për krijimin e ndjenjës së përgjumësisë, e njohur si melatoninë. Kjo gjë bëhet duke e fikur televizorin dhe kompjuterin para se të flini dhe duke përdorur poça me fuqi elektrike të ulët.
Përmirësoni rutinën e paragjumit.
Kjo mund të përfshijë një banjë të ngrohtë dhe të gjatë apo dëgjimi i muzikës para gjumit.
Krijoni mjedis që e inkurajon gjumin.
Kjo arrihet duke investuar në një dyshek të rehatshëm, duke u siguruar që dhoma juaj të jetë e errët, e qetë dhe e freskët.
Bëni rregullisht ushtrime fizike.
Bëni ushtrime fizike, posaçërisht para se të shtriheni të flini për të inkurajuar gjumin.
Parandalimi është më i mirë se mjekimi
Ekzistojnë disa hapa që mund të ndërmerrni për përmirësimin e e jetës suaj. Këtu përfshihen:
- Vizitohuni te mjeku rregullisht dhe ndiqini rekomandimet qe u japin ata për masat parandaluese (vaksinat vjetore kundër gripit, skanimet për kancerin e gjirit apo zverkut, kontrollimi i shtypjes se gjakut etj.).
- Kushtoni vëmendje trupit tuaj dhe lajmëroni mjekun tuaj menjëherë nëse diçka nuk u duket në rregull. Për shembull nëse filloni të ndjeni marramendje, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun tuaj për t’iu shmangur rrëzimeve të mundshme.
- Mbani shtëpinë tuaj të sigurt duke u siguruar se të gjitha hapësirat janë të ndriquara mjaftueshëm, lëvizja e orendive shtëpiake të cilat mund të shkaktojnë rrëzim, kontrollimi i mjeteve elektrike dhe me gaz për tu siguruar se ato funksionojnë si duhet, heqja e kabllove të zvarritura apo qilimëve që rrëshqasin. Është e rekomanduar që shtëpia juaj të jetë e izoluar mirë.