Problemet Shëndetësore te Personat e Moshuar
Pleqëria mund të jetë e frikshme, thinjat e flokëve, rrudhat, harresa se ku e keni parkuar makinën. Shakatë anash, pleqëria mund të paraqes probleme të veçanta shëndetsore.
Të moshuarit përbëjnë rreth 12% të popullsisë së botës dhe deri në 2050 pritet të përbëjnë rreth 22% të saj, për këtë arsye është shumë e rëndësishme që ne të mësohemi të përballemi me problemet që paraqet mplakja dhe të jemi të vëmendshëm për metodat parandaluese që mund t’i përdorim për të pasur një shëndet sa më të mirë gjatë pleqërisë.
Ju rekomandojmë këtë artikull:
Ja pse Ilaçet s’duhen Pirë Kurrë me Lëngje
- Sëmundjet kronike – Përkatësisht 92% të personave të moshuar kanë të paktën një sëmundje kronike dhe 77% kan më së paku dy. Sëmundjet e zemrës, kanceri dhe diabeti janë sëmundjet më të zakonshmet dhe shkaktojnë 1/3 e vdekjeve çdo vit. Çdo i moshuar duhet të kontrollohet te mjeku rregullisht, të zgjedh ushqim të shëndetshëm për konsumim dhe të bëjë ushtrime, aktivitete fizike për të parandaluar sëmundjet kronike. Obeziteti është një nga problemet më të zakonshme te të moshuarit i cili po rritet vazhdimisht, megjithatë ai mund të parandalohet me anë të ndryshimet në stilin tuaj të jetës.
- Sëmundjet kognitive – Shëndeti kognitiv është aftësia e një personit që të mendoj, mësoj dhe kujtoj. Sëmundja më e zakonshme kognitive nga e cila preken të moshuarit është demencia. Përkatësisht 47.5 milion njerëz në botë vuajnë nga demencia, numër i cili pritet të trefishohet deri në 2050. Forma më e zakonshme e demenciës është skleroza nga e cila vuajnë miliona njerëz. Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë demenciën janë abuzimi i substancave narkotike, diabeti, hipertensioni, depresioni, HIV dhe pirja e duhanit. Demencia nuk ka shërim mirëpo ju mund ta trajtoni dhe menaxhoni atë me ndihmën e mjekut.
- Çrregullimet mendore – Përkatësisht 15% e të rriturve pas moshës 60 vjeçare vuajnë nga ndonjë çrregullim mendor. Çrregullimi më i zakonshëm mendor është depresioni, që përfshin 7% të popullsisë së të moshuarve. Fatkeqsisht, ky çrregullim mendorë nuk vërehet dhe nuk trajtohet në shumicën e rasteve. Depresioni zakonisht është efekt anësorë i shumë sëmundjeve kronike, trajtimi i sëmundjeve ndihmon edhe në eliminimin e depresionit. Depresioni trajtohet me ndihmën e njerëzve të dashur dhe me ndryshimeve që ju vendosni t’i bëni në stilit tuaj të jetesës.
- Lëndimet fizike – Çdo 15 sekonda, një i moshuar është duke shkuar në emergjencë si pasojë e rrëzimeve. Një i moshuar vdes nëse ai rrëzohet çdo 29 minuta dhe kjo bën që rrëzimet të jenë shkaku më i zakonshëm i lëndimeve fizike. Pleqëria dobëson eshtërat dhe muskujt, për këtë arsyje të moshuarit humbin balancin e tyre dhe rrëzohen duke rrezikuar të thyejn ose të krisin ndonjë eshtër. Dy sëmundjet që kontribuojnë në rrezimet e të moshuarve janë osteoporoza dhe osteoartriti. Mirëpo edhe pse rrëzimet ndodhin papritmas dhe nuk mund të mënjanohen plotësisht, ato mund të parandalohen me aktivitet fizike dhe modifikimet që ju mund të bëni në shtëpinë tuaj.
- HIV/SIDA dhe sëmundjet tjera që transmetohen seksualisht – Nevojat dhe aftësitë seksuale ndryshojnë me kalimin e kohës, dëshira seksuale nuk zhduket plotësisht. Personat e shtyrë në moshë zakonisht nuk përdorin prezervativa gjatë marrëdhënieve seksuale dhe kur kjo shoqërohet me sistemin e tyre të dobët imunitar, rreziku për marrjen e HIV rritet. Për shkak se simptomat e HIV janë shumë të ngjashme me ato të pleqërisë normale është me e vështirë për ta trajtuar sëmundjen dhe parandaluar dëmtimin e sistemit imunitar.
- Mungesa e lëndëve ushqyese – Mungesa e lëndëve ushqyese është më e zakonshme në personat mbi moshën 65 vjeçare. Kjo nuk është e lehtë për tu diagnostikuar dhe mund të shpie deri te problemet tjera shëndetsore, si një sistem të dobët imunitar dhe muskulaturë të dobët të trupit. Mungesa e lëndëve ushqyese mund të ndodhë edhe si pasojë e sëmundjeve tjera shëndetsore (si p.sh personat që vuajnë nga demencia zakonisht harrojnë të ushqehen), depresionit, varësisë nga alkooli, mënyrës së të ushqyerit, vetmisë dhe nevojave financiare. Ndryshimet në mënyrën e të ushqyerit si p.sh konsumimi i më shumë pemëve dhe perimeve dhe limitimi i kripës dhe yndyrnave mund të ndihmojë në marrjen e lëndeve ushqyese që ju keni nevojë.
- Dëmtimet shqisore – Dëmtimet shqisore, si problemet me shikim dhe dëgjim janë shumë të zakonshme te personat mbi moshën 70 vjeçare. Fatmirsisht të dyja problemet mënjanohen mjaft lehtë me syze dhe pajisje dëgjimi.
- Pastërtia orale – Problemet orale janë një nga çështjet më të rëndësishme për të moshuarit. Problemet si kariesi dhe prishja e dhëmbëve mund të shpien deri te problemet me ushqimin, mungesën e vetëbesimit dhe sëmundje të tjera shëndetsore. Problemet orale te të moshuarit shkaktohen si pasojë e thatësisë së gojës, sëmundjeve e mishit të dhëmbëve dhe kancerit në gojë. Këto probleme orale mund të parandalohen ose menaxhohen me ndihmën e dentistit. Megjithatë për disa të moshuar përkujdesja dentare mund të jetë më e vështirë për shkak të humbjes së sigurimit pas daljes në pension.
- Abuzimi i substancave narkotike – Abuzimi i substancave narkotike, veçanërisht alkoolit dhe drogës është më i pranishëm te të moshuarit se sa që ne mendojmë. Të moshuarit nuk bëjnë abuzimin e substancave narkotike shumë mjek nuk kontrollojnë rreth këtij problemi. Abuzimi i substancave ndodh për shkak se shumë të moshuar vuajnë nga të metat mendore ose ata marrin medikamentet e personave tjerë për shkak se nuk kanë të ardhura të mjaftueshme t’i blejnë vetë medikamentet e veta.
- Kontrollimi i nevojës urinare dhe kapsllëku – Paaftësia e kontrollimit të nevojës urinare dhe kapsllëku janë të zakonshme te personat e shtyrë në moshë, këto probleme mund të jenë edhe efekte anësore të problemeve të lart përmendura, si mungesa e lëndeve të nevojshme ushqyese dhe sëmundjet kronike shëndetsore. Konsumimi i ushqimeve të shëndetshme dhe bërjen e aktivitetve fizike rregullisht për të parandaluar këto probleme shëndetsore. Këto probleme mund të mënjanohen edhe me trajtimin me ilaçe dhe personat e moshuar nuk duhet të kenë turp te flasin me mjekun e tyre për këtë problem.
Ju rekomandojmë këtë artikull: