Rreziqet Shëndetësore Nga “Fast Food”
Mund të paramendoni se sa shumë dëm ju bën ushqimi i shpejtë, por rrallë dini sigurt dhe konkretisht.
Ushqimet e përpunuara mund të dëmtojnë shëndetin tuaj fizik, duke çuar në diabet dhe mbipeshë, sulme kardiake, kancer, tronditje në tru etj, pra vdekje të parakohshme.
Këto ushqime po ndryshojnë gjithashtu trurin dhe shëndetin tuaj mendor, duke nxitur depresionin, sëmundjen mendore dhe probleme të tjera.
Sipas një studimi të botuar në revistën “Public Health”, njerëzit që hanë ushqime të shpejta kanë 51% më shumë gjasa të zhvillojnë depresion në krahasim me ata që hanë pak ose aspak ushqim të shpejtë. Dhe, ky zbulim ishte për njerëzit që konsumonin vetëm dy porcione ushqim të shpejtë në javë.
Efekte të tjera negative tek fëmijët janë:
Mjegullimi i trurit
Luhatje humori
Ankthi dhe stresi