fbpx
Lart

Dhimbjet dhe Shtrëngimet Abdominale Gjatë Shtazënisë

faqja probleme.me

Nëse përjeton ngërçe dhe dhimbje të barkut kur jeni shtatzënë, nuk është medoemos shenjë që  duhet t’iu shqetësojë. Tani do t’iu tregojmë se kur është normale – dhe kur është shenjë e diçkaje më serioze.

Kur jeni shtatzënë, mësoheni me shqetësime të vogla të gjithanshme – mpirje të këmbëve, gjinjë të butë, dhe dhimbje të shpinës. Por, nëse jeni duke përjetuar dhimbje dhe shrëngime shtesë, mund të ndiheni pak e shqetësuar. Ja çfarë duhet të dini.

Dhimbjet dhe shtrëngimet abdominale gjatë shtazënisë

A janë shtrëngimet dhe dhimbjet abdominale normale gjatë shtatzënisë?

Disa shtrëngime dhe dhimbje abdominale gjatë shtatzënisë janë tërësisht normale dhe lidhet me disa simptoma nga konstipimi ose rritja e qarkullimit të gjakut në mitër në tre-mujorin e parë deri tek kontraktimet Braxton Hicks apo dhimbja e ligamenteve të rrumbullakëta në tre-mujorin e dytë dhe të tretë.

tactica seo kosovo

Mirëpo, nganjëherë mund të jetë shenjë e infektimit të traktit urinar, mosmbërritjes, preeklampsisë apo sëmundjeve të tjera që kërkojnë vëmendje shëndetësore. Përderisa është më e sigurtë të flisni me mjekun për çdo simptomë që i’u shqetëson, ja si mund ta dini se kur dhimbjet nuk janë asgjë për t’u shqetësuar, dhe kur sinjalizojnë diçka më serioze.

Kur duhet të thirrni mjekun

Mendoni se dhimbjet janë diçka për t’u shqetësuar? Për të qenë të sigurt, duhet gjithmonë të thërrisni mjekun nëse jeni të shqetësouar për dhimbjet. Dhe padyshim thërrisni mjekun apo shkoni në spital menjëherë nëse keni dhimbje të forta dhe të vazhdueshme të abdomenit. Gjithashtu kontaktoni me mjekun nëse dhimbjet shoqërohen me simptomat e mëposhtme:

  • Ethe dhe të dridhura
  • Pika apo rrjedhje të gjakut (me apo dhimbje)
  • Kokëdhimbje të forta
  • Ndryshime të shikimit ( përfshirë shikimin e mjegullt, nëse shihni drita apo pika, ndjeshmëri ndaj dritës, apo verbim të përkohshëm)
  • Dhimbje apo djegie gjatë urinimit, urinim të vështirë apo gjak në urinë
  • Marramendje apo ndjenja të alivanosjes
  • Më shumë se 4 kontraktime në një orë, pasi kjo mund të jetë shenjë e lindjes (specifikisht nëse shfaqet në 37 javët e para të shtatzënisë, që mund të jetë shenjë e lindjes së parakohëshme)

Dhimjet abdominale që mund të shfaqen gjatë shtatzënisë

Shqetësim i stomakut

Gazërat dhe fryerja shpesh shfaqen gjatë shtatzënisë për shkak të rritjes së nivelit të proesteronit, hormon që relakson muskujt në traktin e tretjes. Si rezultat ngadalësohet tretja, që shpie në fryerje e në konstipim – të dyja këto i’u japin ndjenja të shtrëngimeve në abdomen.

Parehatia mund të jetë shkaktuar nga tretja nëse lëshimi i gazrave apo lëvizja e zorrëve i’u jep lehtësim. Mund të ndihmoni parandaloimin e problemeve të tretjes duke ngrënë ushqime të pasura me fibra, duke ngrënë më shumë vakte të vogla sesa vakte të mëdha, duke ngrënë më ngadalë, dhe duke pirë mjaftueshëm ujë. Nëse këto ndryshime nuk ndihmojnë, mjeku juaj me siguri do të rekomandoj zbutës të stolit për konstipim.

Dhimbje pas orgazmës

Dhimbje pas dhe gjatë orgazmës (nganjëherë të shoqëruara me dhimbje të fundshpinës) janë të rëndomta dhe jo të rrezikshme në shtatzëni ta parrezikshme dhe padyshim nuk është arësye për të ndaluar mardhëniet seksuale, nëse keni dëshirë.

Problemi mund të jetë piskologjik (nëse shqetësoheni se je duke e lënduar fëmijën gjatë seksit – edhe pse nuk mundeni). Gjithashtu mund të jetë si shkak i rritjes së qarkullimit të gjakut tek legeni apo kontraktime normale gjatë orgazmës.

Qarkullimi i gjakut tek mitra

Gjatë shtatzënisë, trupi juaj dërgon më shumë gjak se zakonisht në mitër, që mund të rezultojë në një ndjenjë të presionit në këtë hapsirë. Shtrirja për të pushuar apo marrja e një banje të ngrohtë mund t’iu ndihmojë të lehtësoni këto dhimbje.

Infeksion i traktit urinar

Infeksioni në traktin urinar mund të jetë pa simptoma, por shpesh shkakton dhimbje apo presion në hapsirën e legenit. Simptoma të tjera janë urinë me erë të keqe, të mjegulluar; dhimbje dhe djegie gjatë urinimit; ethe, dhe nevoja për të urinuar më shpesh. Infeksioni mund të jetë serioz nëse lihet i patrajtuar – por fatmirësisht përdorimi i antibiotikëve zakonisht kujdeset për infeksionin.

 

Dhimbjet dhe shtrëngimet abdominale në tre-mujorin e parë dhe të dytë

Ngjitja

Shumë herët në shtatzëni (edhe para se ta dini se jeni shtatzënë!), mund të përjetoni dhimbje të njëjta si ato menstruale gjatë kohës së menstruacioneve. Këto të therrura të vogla dhe gjakderdhja e lehtë janë si rezultat i ngjitjes së qelizës vezë të fertelizuar në murin e mitrës, që ndodh rreth 8 – 10 ditë pas ovulimit dhe zgjatë 1 ditë apo dy më së shumti. Një R&R e vogël mund ta lehtësojë sikletin.

Shtatzënia ektopike

Një shtatzëni ektopike – kur qeliza vezë e fertelizuar ndodhet diku tjetër përveç uterusit, zakonisht në tubat fallopian – mund të shkaktojë dhimbje të forta që nuk largohen dhe përkeqësohen me kalimin e kohës. Shtatzënitë ektopike shpesh shkaktojnë rrjedhje të gjakut nga vagina, dhimmbje të shpatullave, marramendje dhe alivanosje.

Nëse mendoni se jeni duke përjetuar shtatzëni ektopike, kontaktoni mjekun menjëherë. Shtatzënitë ektopike diagnostifikohen me ultrazë dhe teste të gjakut, kështu që nëse e keni bërë ultrazërin në tre-mujorin e parë dhe githçka dukej normale, shtatzënia ektopike nuk është duke shkaktuar dhimbjet e tua.

Mosmbërritja

Dhimbjet e lidhura me mosmbërritje zakonisht shfaqen në abdomen, fundshpinë dhe/ose në zonën e legenit dhe shoqërohen me humbje të gjakut. Mund të jenë dhimbje jo të mprehta dhe të njëjta me ato të menstruacioneve. Shumica e mosmbërritjeve ndodhin në tre-mujorin e parë, mirëpo mund të ndodhin edhe në tre-mujorin e dytë.

Nganjëherë mund të jetë e vështirë për të treguar se a vjen dhimbja nga mosmbërritja nga ngjitja apo nga rritja e mitrës – kështu që simptoma më e rëndësishme e mosmbërritjes është gjaku. Për dallim nga dhimbjet gjatë ngjitjes, dhimbjet nga mosmbërritja zakonisht shoqërohen nga gjaku që vazhdon për disa ditë dhe shpesh rëndohet me kohën. Nëse jeni e shqetësuar, flisni me mjekun dhe planifikoni një kontrollë.

Dhimbjet dhe Shtrëngimet Abdominale Gjatë Shtazënisë

Dhimbjet dhe shtrëngimet abdominale në tre-mujorin e dytë dhe të tretë

Dhimbja e ligamentit të rrumbullakët

Me rritjen e mitrës, ligamentet e rrumbullakëta – tufa të indeve që e mbajnë mitrën në vend – zgjerohen, gjë që zakonisht shkakton dhimbje në pjesën anësore të abdomenti që mund të përhapet në ije dhe legen. Dhimbjet e ligamenteve të rrumbullakëta zakonisht fillojnë në tre-mujorin e dytë dhe zakonisht ndihen në një anë (por nganjëherë në të dy anët).

Shpesh shfaqen  gjatë ushtrimeve, pasi të zgjoheni nga gjumi, kur teshtini, kolliteni apo bëni lëvizje të menjëhershme; kjo ndjenjë mund të zgjasë prej disa sekondave deri në disa minuta. Për lehtësim, pushoni mjaftueshëm dhe mundohuni të ndryshoni pozicionet ngadalë.

Kontraktimet Braxton Hicks

Këto të ashtuquajtura “ kontraktime praktikë” zakonisht fillojnë pas 20 javësh të shtatzënisë dhe janë mënyra e trupit për t’u pregatitur për lindjen e vërtetë. Këto kontraktime janë relativisht të shkurtra (disa sekonda apo disa minuta) dhe janë të çrregullta. Sigurohuni që të pini mjaftueshëm ujë (urina duhet të jetë ngjyrë të verdhë të çelët apo pa ngjyrë), pasi dehidratimi mund t’i shkaktoj këto kontraktime. Kur jeni duke pritur një kontraktim, ndryshoni pozicionin – uluni apo shtrihuni nëse jeni duke qëndruar në këmbë (dhe anasjelltas) – dhe do të largohet.

Shkëputja e placentës

Nëse placenta shkëputet (pjesërisht apo tërësisht) nga mitra para se të lind fëmija, mund të shkaktojë dhimbje të forta dhe të vazhdueshme të abdomenit e gjithashtu edhe dhimbje të shpinës dhe rrjedhje të gjakut nga vagina. Nëse jeni duke përjetuar ndonjë nga këto simptoma, është e rëndësishme të merrni menjëherë kujdes mjekësor.

Preeklampsia

Preeklampsia – sëmundje që zakonisht zhvillohet në gjysmën e dytë të shtatzënisë karakterizohet nga presioni i lartë i gjakut dhe proteina në urinë – mund të shkaktojë dhimbje në pjesën e lartë të abdomenit. Zakonisht shoqërohet me simptoma të tjera si kokëdhimbje të forta, ndryshime në shikim, marramendje apo të vjella, ënjtje në fytyrë dhe duar, dhe gulçim.

Preeklampsia mund të ndikojë në sasinë e oksigjenit dhe ushqimit që shkon tek fëmija, dhe shton rrezikun e shkëputjes së placentës – por është e trajtueshme, kështu që është e rëndësishme që të kontaktoni me mjekun menjëherë nëse jeni duke i përjetuar simptomat e mëparshme.

Kontraktimet e lindjes

Kontraktimet e lindjes vijnë në intervale të rregullta, zgjasin mes 30-70 sekonda dhe afrohen me njëra tjetrën dhe bëhen më të forta me kohën. Mund të jeni në lindje nëse jeni duke pasur kontraktime të rregullta çdo 10 minuta (ose më pak) që nuk largohen duke e ndërruar pozicionin; nëse ndieni presion në zonën e legenit (sikur fëmija është duke shtyer teposhtë); dhe nëse vëreni ndryshim në shkarkimin vaginal (duke shkarkuar lëng apo gjak).

Mund të jeni duke përjetuar lindje të parakohshme nëse jeni duke i përjetuar këto simptoma 37 javë më parë. Nëse mendoni se jeni duke lindur (ose edhe nëse nuk jeni e sigurt) kontaktoni me mjekun apo shkoni në spital menjëherë.

faqja probleme.me
Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni [email protected]