Dhimbjet e Kokës Gjatë Shtatzënisë
Bashkë me rritjen e barkut mund të përjetoni dhimbje të reja në qafë. Këto janë disa nga arsyet se pse dhimbjet e kokës gjatë shtatëzanisë janë mjaft të shpeshta dhe çfarë mund të bëni rreth tyre.
Shtatzënia mund të jetë dhimbje koke – me tërë kuptimin e fjalës. (Mbase është mënyra e natyrës për t’iu përgatitur për të qenë nëna e një adoleshenti). Fatkeqësisht, me përkeqësimin dhe shpeshtimin e dhimbjeve të kokës, tek shumica e femrave trajtimet e zakonshme– ilaçet që merren me përshkrimin e mjekut – është më mirë që të evitohen.
Kjo nuk do të thotë se duhet të injoroni dhimbjet e kokës, veçënarisht nëse keni rregullisht dhimbje të kokës apo migrenë, apo dhimbja është duke ndikuar në gjumin apo oreksin tuaj.
Ekzistojnë taktika të tjera, nga ndryshimet në dietë tek menaxhimi i stresit, që mund t’iu ofrojnë atë lehtësimin e ëmbël nga dhimbjet e përsëritura të kokës kur jeni me barrë.
Zakonisht në çfarë kohe gjatë shtatzanisë fillojnë dhimbjet e kokës?
Dhimbjet e kokës gjatë shtatëzanisë kanë shumë shkaqe, që do të thotë se mund të shfaqen në çfarëdo kohe. Ndiheni e lodhur dhe e dobët qatë tre-mujorit të parë? E mbushur dhe shumë hormonale gjatë të dytit? Me temperaturë dhe e fryrë gjatë të tretit? Të gjitha këto mund të shkaktojnë dhimbje të kokës.
Çka shkaton dhimbjet e kokës gjatë shtatzënisë?
Fajtorë primar janë, si zakonisht, ndryshimet hormonale që jeni duke i kaluar. Shkaqe të tjera të dhimbjes së kokës mund të jenë lodhja nga shtatzënia, tensioni, rritja e urisë gjatë shtatzënisë, stresi fizik apo emocional, mbylljet e sinusëve apo alergjitë (jeni më e prekëshme gjatë shtatzënisë), temperatura e lartë – apo një kombinim i të gjithave.
Lajmet e mira? Epo, janë disa, të paktën për ato që janë më të prekura nga migrena; hormonet e fuqishme mund t’i zbutin dhimbjet e padurueshme të kokës dhe t’i bëjnë më pak të shpeshta.
Çfarë mund të bëjë për dhimbjet e kokës gjatë kohës së shtatzënisë?
Ekzistojnë shumë hapa të përshtatshëm me shtatzëninë që mund të parandalojnë dhe luftojnë shumicën e dhimbjeve të zakonshme të kokës që paraqiten gjatë shtatzënisë:
- Për kokëdhimbjet nga tensioni dhe migrena: Kaloni disa minuta duke qëndruar në errësirë, dhomë të qetë. Nëse jeni në punë, provoni të mbyllni sytë dhe t’i vendosni këmbët lartë për 15 minuta. (Thuani shefit se jeni duke menduar). Apo vendosni akull apo diçka të ftohtë në qafë për 20 minuta derisa jeni duke u relaksuar.
- Për kokëdhimbjet nga sinusët: Nëse ndiheni më i mbyllur se zakonisht, nuk është pjesë e imagjinatës suaj. Provoni inhalimin me avull për ta liruar bllokimin apo përdorni lagështues për të shtuar lagështi në ajër. Gjithashtu mund të provoni të vendosni fasha të ftohta apo të nxehta në vendin ku keni dhimbje, nga 30 sekonda secilën, për 10 minuta, 4 herë në ditë. Pirja me shumicë e lëngjeve, veçanërisht e çajit të ngrohtë herbal apo supës, do të bëjë qarkullimin e mukusit. Konsultohuni me mjekun për të parë nëse një infeksion i sinusit është duke i’u shkaktuar kokëdhimbje apo nëse ka zhbllokues të sigurt për hundë që mund të përdorni.
- Për të gjitha llojet e kokëdhimbjeve. Përderisa nuk duhet të merrni iboprofen apo aleve është më së miri të flisini me mjekun para se të merrni aspirinë kur jeni shtatzënë, acetminofeni (Tylenol) mund të sjellë lehtësim dhe konsiderohet i sigurtë për shtatëzëni. Vetëm sigurohuni të konsultoheni me mjekun për dozën e nevojshme. Kurrë mos merrni ilaçe kundër dhimbjes – me përshkrim apo pa përshkrim – pa u konsultuar me mjekun në fillim.
A mund t’i parandaloj kokëdhimbjet e shtatzënisë?
Përderisa disa kokëdhimbje janë të paparandalueshme, disa hapa mund të ndihmojnë t’i parandaloni në të ardhmen:
- Vazhdoni të hani. Niveli i ulët i sheqerit në gjak që shkaktohet nga humbja e një vakti mund të shkaktojë kokëdhimbje, ashtu si edhe ndjesia që shkaktohet pas ngrënies së madhe të ëmbëlsirave. Mbani një qese të biskotave me grurë të paprocesuar, një mbajtëse me përzierje të frutave të thatë dhe kikirikave, apo një granola të pasur me vlera ushqyese, në çantë, tavolinë, ose në kroskot (apo në të tria) që të keni gjithmonë një ushqim të shëndetshëm që mund të hani mes vakteve.
- Sigurohuni që të pushoni mjaftueshëm. Veçanërisht është e rëndësishme gjatë tre-mujorit të parë dhe të tretë kur ndiheni më e lodhur – mirëpo mos flini më shumë se që duhet, pasi kjo gjithashtu mund të shkaktojë kokëdhimbje.
- Mbani një ditar të ushqimit. Disa ushqime ( përfshirë çokollatën, djathin, akulloren dhe mishin e procesuar) mund të shkaktojnë kokëdhimbje. Duke mbajtur shënime për ushqimet, mund të zbuloni se cilat janë të lidhura me kokëdhimbjet e tua – dhe mund t’i hiqni këto ushqime nga dieta juaj.
- Shkoni ngadalë nëse jeni duke hequr dorë nga kafja. Largimi i shpejtë nga kafeina gjatë shtatzënisë mund të shkaktoj kokëdhimbje të largimit. Edhe nëse e konsumoni vetëm një kafe gjatë ditës, përgatitni gjysëm kupe kafe – apo konsumoni çaj më pak potent – para se t’a hiqni kafeinën tërësisht, nëse kjo është ajo që keni vendosur të bëni. Ky rregull vlen edhe për pijet e gazuara.
- Merrni pak ajër. Evitoni vende të mbyllura dhe shumë të ngrohta apo erëra të forta (jeni më senzitive ndaj tyre se zakonisht), dhe veshuni me shtresa që mund t’i hiqni para se t’iu rritet temperatura që shkakton dhimbje të kokës. Keni ngecur brenda? Merrni pushime për ajër të pastër disa herë në ditë, apo vetëm hapeni dritaren.
- Ndryshoni ndriçimin. Dritat flouroshente dhe hapsirat e punës pa dritare mund të shkaktojnë kokëdhimbje, kështu që merrni sa më shumë hapa të mundshëm për të ndryshuar ambientin – apo të paktën merrni nripushime sa më shpesh që të keni mundësi.
- Kërkoni paqe dhe qetësi. Zhurma mund t’iu shkaktojë kokëdhimbje (normal!); nëse jeni ekstra-senzitive ndaj zhurmave të mëdha mundohuni të evitoni vendet e zhurshme (qendrat tregtare, festat e zhurmshme, restaurantet e mbushura). Nëse puna juaj është e zhurmshme, flisni me shefin për mënyra se si të zvogëloni zhurmën – apo kërkoni transfer në një pjesë më të qetë, nëse është e mundshme.
- Kujdesuni për qëndrimin. Mundohuni të mos rrini shtrembër, të kërruseni apo të përkuleni duke bërë punë për inervale të mëdha të kohës.
- Kërkoni alternativa. Për të parandaluar stresin për t’u grumbulluar deri në kokëdhmbje, shkoni në orë të jogës prenatale, meditoni, apo bëni ushtrime të frymëmarrjes – gjithçka që mund t’iu ndihmojë të qetësoheni. Apo provoni mjeksinë alternative si akupunktura, akupresioni apo masazhet prenatale.
Kur mund të pres ndërprerjen e kokëdhimbjeve gjatë shtatzënisë?
Ndalja e kokëdhimbjes do të ketë shumë të bëj me atë që e ka shkaktuar në fillim. Nëse shenjat e vet shtatzënisë – stresi, lodhja, ndryshimet hormonale, kongjestioni – janë shkaku kryesor, do të ndieni lehtësim të menjëhershëm pas lindjes.
Kur duhet të telefonoj mjekun për kokëdhimbjet gjatë shtatzënisë?
Shumë femra, madje edhe ato që nuk kanë pasur shumë kokëdhimbje të përditshme, do të kenë kokëdhimbje gjatë shtatzënisë. Shumica e kokëdhimbjeve gjatë shtatzënisë janë “primare” – që do të thotë se keni kokëdhimbje por nuk ka diçka serioze për të cilën duhet të shqetësoheni.
Por çka nëse kokëdhimbjet zgjasin për më shumë se katër orë apo keni simptoma të tjera (ethe, turbullim në shikim, shtim të menjëhershëm dramatik të peshës, apo fryrje në fytyrë apo në duar), konsultohuni me mjekun menjëherë.
Në raste të rralla të ashtuquajturat “kokëdhimbjet sekondare” janë shenjë e diçkaje tjetër që është duke u zhvilluar në trupin tënd, si hipertensioni apo faktorët e rrezikut për preeklampsi, dhe është me mirë që të kujdeseni për kokëdhimbjet dhe shkaqet e tjera sa më shpejtë.