Epizitomia: Çfarë është?
Një intervenim rutinë që nuk është më rutinë – dhe bëhet shumë më pak se që bëhej më parë. Mësoni çfarë është e nevojshme dhe merrni këshilla për të zvogëluar shansat e kryerjes së kësaj procedure.
Disa e quajnë prerjen më të ashpër nga të gjitha – por fatmirësisht ditët e sotme nuk quhet më rutinë. Në fakt, mamitë dhe shumica e mjekëve rrallë e kyrejnë këtë procedurë pa një arsye të fortë. Kjo ndodhi për shkak që epiziotomia – prerje kirurgjike në perineum (pjesa muskulore mes vaginës dhe vrimës anale), që bëhet për të zmadhuar daljen e fëmijës – të mos performohet në mënyrë rutinore. Dhe shkalla e këtyre operacioneve ka rënë nga 25% të të gjithave lindjeve vaginale në vitin 2004 në 11.6% në vitin 2012.
Historikisht, epiziotomitë janë përformuar që të parandalojnë shqyerjen spontane të perineumit dhe të zvogëlojnë rrezikun e traumës së fetusit gjatë lindjes (si kur koka e foshnjes shtypet në perineum për një kohë të gjatë). Por në ditët e sotme studimet kanë treguar që të sapolindurit janë mirë edhe pa epiziotomi – nënat gjithashtu, lindin më lehtë pa të. Për kundër femrave që kanë epiziotomi, femrat që gjatë lindjes spontanisht kanë shqyerje të perinumit gjatë lindjes:
- Shërohen në kohë të njëjët (apo më pak) dhe me më pak dhimbje.
- Shpesh përjetojnë më pak komplikime si mospërmbajtje fekale apo urinare, infeksione apo humbje të gjakut.
- Janë më pak në rrezik të përjetojnë shqyerje që mund të jenë të shkallës së tretë apo të katërt (ato që i afrohen apo e kalojnë rektumin, dhe shpesh shkaktojnë mospërmbajtje fekale).
Kur është epiziotomia e nevojshme
Përderisa epiziotomitë rutinë nuk rekomandohen më, ka vend për to akoma në raste të caktuara. Mund t’iu duhet epiziotomi për hirë të shëndetit tuaj apo të fëmijës:
- Kur fëmija është i madh dhe ka nevojë për më shumë hapsirë për të dalë.
- Kur duhet të përdoren pincat apo vakuumi për largim.
- Kur shpatullat e foshnjës gjatë lindjes ngecin në kanalin e lindjes ( distocia e shpatullave.
- Kur monitorimi fetal i të rrahurave të zemrës së fëmijës tregon se ai është në shqetësim dhe duhet të lindë menjëherë, gjatë minutave të fundit të lindjes.
Çka ndodh gjatë epiziotomisë?
Nëse i’u duhet epiziotomia, do të merrni një injektim për mpirje lokale para prerjes (mirëpo mund të mos keni nevojë fare për mpirje lokale nëse jeni nën anestizion nga epidurali ose nëse pereniumi është holluar tashmë dhe nuk ndjeni asgjë nga presioni i kokës së fëmijës).
Mjeku pastaj me gërshërë kirurgjike bënë prerje në mes (prerje mesatare e që bëhet direkt drejt rektumit) apo metoda më e zakonshne, prerja mediolaterale (që shkon më larg rektumit). Pas lindjes së foshnjës dhe largimit të plancentës, mjeku do ta mbyll prerjen ( do të merrni një injeksion për mpirje lokale nëse nuk e keni marrë një më parë apo nëse efekti i epiduralit është larguar).
Shërimi pas epiziotomisë
Të gjitha femrat që lindin në mënyrë vaginale përjetojnë dhimbje perinale pas lindjes, që fatkeqësisht, do të shtohej nëse perineumi do të ishte prerë kirurgjisht. Si çdo plagë e freskët, hapsira e epiziotomisë do të marrë kohë të shërohet, zakonisht prej 7 deri në 10 ditë.
Përderisa gjendeni në spital, infermierja do të kontrollojë perineumin të paktën një herë në ditë, për t’u siguruar se nuk ka inflamacion apo shenja të tjera të infektimit. Gjithashtu do të instruktojë për higjienën perinale në pospartum, që ndihmon në parandalimin e infeksioneve, jo vetëm tek plaga por të traktit gjenital gjithashtu (bakteriet lëvizin). Për këtë arsye, masa të njëjta aplikohen edhe për ato që kanë pasur lindje të paprekur. Mjeku do të tregojë kur mund të kryeni përsëri marrdhënie seksuale, zakonisht pasi të shërohet plaga.
Sigurohuni të kryeni stërvitje Kegel sa më shpesh që të mundeni pas lindjes dhe gjatë periudhës pas lindjes për të stimuluar qarkullimin e gjakut në këtë hapësirë,për të ndihmuar shërimin dhe për të rritur tonin e muskujve. Mos u shqetësoni nëse nuk e ndjeni efektin e këtyre ushtrimeve; ajo hapësirë do të jetë e mpirë pas lindjes. Ndjesia do t’i kthehet perineumit gradualisht pas disa javëve – gjatë kësaj kohe, ushtrimet janë duke u kryer edhe pse nuk e ndjeni efektin.
Si të zvogëloj rrezikun nga epiziotomia
Për të zvogëluar mundësinë që të keni nevojë epiziotomi dhe të lindni me lehtësi pa të:
- Flisni me mejkun herët nëse nuk doni epiziotomi, me gjasë edhe ajo do të pajtohet se kjo procedurë nuk duhet të kryhet përveç nëse ka arsye të fortë
- Shënojeni në planin e lindjes
- Bëni ushtrime Kegel gjatë shtatzënisë
- Bëni masazhe perineale për 6-8 javë para lindjes
- Vendosni (apo thuani doulës, personit që është duke i’u mbështetur apo infermieres që ta vendosë) diçka të ngrohtë në perineum gjatë lindjes që të zbusni lëkurën në atë hapsirë, që të jetë më e tendosur
- Qëndroni në këmbë apo galiç gjatë lindjes
- Shtyni vetëm nga 5-7 sekonda dhe pastaj qetësohuni (në vend se të shtyni shumë për 10 sekonda duke e mbajtur frymën)
- Pyetni mjekun që të vendos kundër presion në perineum përderisa është duke dalur fëmija që të mos dal shpejt dhe të shkaktojë shqepje të panevojshme.
Por, mbani në mend, se nganjëherë, epizitomitë janë shumë të nevojshme, dhe vendimi përfundimtar duhet të bëhet në dhomën e lindjes kur është duke dal koka e foshnjës.