Lodhja Gjatë Shtazënisë
A është e zakonshme të jeni e rraskapitur kur jeni shtatzënë?
Po, lodhja është normale, sidomos gjatë tre-mujorit të parë dhe kjo gjendje kthehet në shtatzëni të vonë. Asnjë nuk e di me siguri se çfarë e shkakton lodhjen në shtatzëninë e hershme, por është e mundshme që ndryshimet hormonale – si rritja dramatike e proestrogjenit – janë pak përgjegjëse.
Për shumë gra, lodhja është një nga shenjat e para të shtatzënisë, dhe ato gjithmonë ndihen të lodhura edhe para se të duken shtatzënë apo të shtojnë peshë. Por femra të tjera kjo nuk i ndalon fare.
Çka e shkakton lodhjen gjatë shtatzënisë?
Ndyrshimet hormonale sipas të gjitha gjasave kontribojnë tek rraskapitja, por edhe parehati të tjera të rëndomta të shtatzënisë luajnë rol. Për shembull, është e vështirë të flini mirë nëse i’u dhemb shpina apo i’u duhet të shkoni shpesh në tualet.
Marramendja dhe vjellja pa dyshim që mund t’iu kushtojnë energji. Gjithashtu mund të keni ankth për shtatzëninë, gjë që mund të jetë rraskapitëse. Mblidhni të gjithë këta faktorë, dhe s’do mend se pse ndiheni sikur keni vrapuar një maratonë në fund të ditës.
Lodhja mund të jetë shenjë e anemisë së mungesës së hekurit. Mjeku do t’iu sigurojë me testin e gjakut për anemi në vizitën tënde të parë prenatale dhe përsëri në fund të tre-mujorit të dytë apo në tre-mujorin e tretë të hershëm. (Mund të mos keni simptoma nëse jeni mesatarisht anemik.)
Depresioni gjithashtu mund të shkaktojë lodhje apo pagjumësi, kështu që nëse ndiheni të mërzitur, të pashpresë, apo të paaftë për të kryer përgjegjesitë tuaja të përditshme, apo nëse mendoni të lëndoni veten, thërrisni mjekun apo maminë menjëherë.
Sa gjatë do të ndihem e lodhur?
Është e ndryshme për të gjithë, por me siguri do të keni më shumë energji gjatë tre-mujorit të dytë – të paktën derisa të filloni të humbni energji përsëri kur jeni 7 muaj shtatzënë.
Në këtë pike, do të keni më shumë peshë dhe do të probleme të gjumit për lloj lloj arsyesh, duke përshirë dhimbjen e fundit të shpinës, urth, ngërç të këmbës, apo sindromën e këmbëve të lëvizshme. Gjithashtu mund të mbeteni zgjuar për shkak të lëvizjes së fëmijes dhe nevojës për të urinuar shpesh.
Si mund të përballoj lodhjen gjatë shtatzënisë?
Merrni pushim të nevojshëm. Dëgjoni nevojat e trupit dhe merrni gjumin shtesë për të cilin keni nevojë. Filloni duke fjetur më herët, dhe flini gjatë ditës kur mundeni. Edhe një gjumë prej 15 minutash mund të bëjë diferencë, kështu që nëse punoni jashtë shtëpisë, gjeni një vend të qetë apo një dhomë bosh për të dremitur për pak kohë në pushimin e drekës.
Lehtësoni ngarkesën. Largoni përgjegjësi të panevojshme sociale, dhe lërini punët e shtëpisë anash. Shikoni nëse mundeni të zvogëloni orët apo të punoni nga shtëpia nganjëherë. Merrni pushim ditën nëse e keni të paguar apo nëse nuk ndiheni mirë. Merrni dikënd tjetër që të kujdeset për fëmijët tuaj kohë pas kohe që të mund të pushoni dhe të rregulloni gjumin.
Ushqehuni me një dietë të shëndetshme. Shumica e femrave nuk kanë nevojë për kalori ekstra gjatë tre-mujorit të parë, po do t’iu duhen rreth 340 kalori shtesë në ditë në tre-mujorin e dytë dhe 450 kalori shtesë në ditë në tre-mujorin e tretë. (Nëse jeni nënpeshë apo mbipeshë, flisni me mjekun se sa kalori shtesë duhet të merrni.)
Një dietë e shëndetshme që përfshinë pemët, perimet, grurin e paperpunuar, qumështin e skremuar, dhe mishin e lehtë mund të jetë energjike. Ushqimi me pak vlera ushqyese, si kontrast, e zvogëlon energjinë. Ushqehuni me ushqime të shëndetshme, si fruta dhe jogurt.
Qëndroni të hidratuar. Lëreni anash kafeinën, dhe sigurohuni se po konsumoni shumë ujë. Nëse urinimi i shpeshtë i’u mban zgjuar gjatë natës, konsumoni më pak ujë pak orë para se të flini, dhe kompenzoni gjatë ditës.
Stërvituni rregullisht. Mund të ndiheni se nuk keni as energji për ta vazhduar ditën, e lëreni më të stërviteni. Por, nëse mjeku i’u jep lejen, përfshini stërvitjen në rutinën tuaj ditore. Nëse bëni 20-30 minuta aktivitet mesatar, si ecja, mund t’iu bëj të ndiheni më mirë. Gjithashtu, mundohuni të merrni pushime gjatë ditës për zgjatje dhe të merrni frymë thellë.
Mbahuni. Në tre-mujorin e parë lodhja po i’u mundë, merrni zemër në faktin se edhe pak do të kaloni në tre-mujorin e dytë dhe do të ndiheni më energjike. Madje mund të jeni e gatshme të shikoni shfaqjen e natës apo të shkoni për pushime në vikend. Nëse jeni afër fundit të shtatzënisë, do të bëheni nënë e re para se ta dini, kështu që mundohuni të flini sa keni mundësi.