Lart

Ndryshimet e Gjinjëve Gjatë Shtazënisë

Rritja e niveleve të hormoneve gjatë shtatzënisë e rritë qarkullimin e gjakut dhe shkakton ndryshime në indet e gjirit, gjë që mund t’i bëjë gjinjët të ënjtur, të pezmatuar, dhe jashtëzakonisht tjashtëzakonisht njdeshëm ndaj prekjes. Disa gra e përshkruajnë ndjenjën si të dhimbëshme, ose si një version ekstrem i ndjenjës që kanë në gjinj para menstruacioneve.

Ndjeshmëria e gjirit mund të jetë një nga shenjat e hershme të shtatzënisë. Zakonisht fillon rreth 4 deri në 6 javët e para dhe zgjatë përgjatë tre-mujorit të parë.

Ndryshimet e Gjinjëve Gjatë Shtazënisë

Çfarë ndryshime tjera të gjinjëve mund të pres gjatë shtatzënisë?

Gjinjët tuaj mund të pësojnë ndryshime për t’iu përgatitur për kujdes ndaj foshnjës. Ju mund të vëreni:

  • Rritje të gjinjëve. Duke filluar rreth javës të 6 deri në javën e 8, ju mund të vëreni rritje të gjinjëve, dhe kjo do të vazhdojë përgjatë shtatzënisë. Është e zakonshme të rriten për një apo dy madhësi, veçanërisht nëse do të keni foshnjën e parë. Gjinjët tuaj mund t’iu kruhen pasi që lëkura tërhiqet, dhe ju mund të zhvilloni strija.
  • Ndryshime në vena dhe pigmente. Ju mund të shihni vena nën lëkurën e gjinjëve, dhe pas muajve të parë areolat (rrathët e pigmentuar rreth thithave) mund të bëhen më të mëdha dhe të errëta.
  • Gunga në areola. Ju mund t’i keni vënë re gungat e vogla në aerolat tuaja më herët, por ato bëhen më të theksuara gjatë shtatzënisë. Këto gunga janë një lloj i gjëndrave që prodhojnë vaj të quajtura gungat e Montgomery-t.
  • Rrjedhje të gjinjëve. Rreth muajit të tretë, gjinjët fillojnë të prodhojnë kolostrum, qumështin që rrit imunitetin, të cilin foshnja e juaj do ta marrë në fillim të kujdesit. Gjatë muajve të fundit të shtatzënisë, një sasi e vogël e kësaj substance të trashë dhe të verdhë mund të rrjedhë, megjithëse te disa gra rrjedhja fillon më herët e te disa nuk fillon fare.
  • Gunga në gjinjë. Nganjëherë gratë shtatzëna zhvillojnë gunga në gjinjët e tyre. Këto janë zakonisht të pa dëmëshme dhe mund të jenë cista të mbushura me qumësht (galactocele) ose tumorë beninj të gjirit (fibroadenomas). Është e pazakonshme që një grua të zhvillojë diçka serioze (si kanceri i gjirit) gjatë shtatzënisë, por është e rëndësishme të njoftoni mjekun tuaj për çfarëdo gungash që zhvilloni.

 

Çfarë mund të bëjë gjatë shtatzënisë për ta lehtësuar dhimbjen dhe parehatinë e gjinjëve?

Basti i juaj më i mirë është të bleni disa sytjena mbështetëse, prandaj mund të jetë ide e mirë të mateni nga një shitës i dijshëm në një dyqan të madh ose dyqan specialiteti.

Ju mund të vëreni se sytjenat me tel janë më pak të rehatshme  – dhe mund të mos jenë opsion i mirë për nëna vetëushqyese. Gjithashtu, sytjenat e pambukut do të jenë më të rehatshme dhe ajrisshme se ato të krijuara nga materiale sintetike. Për të parandaluar irritimin, kërkoni për material të butë pa shtresa afër thithave.

Kur të bëni pazar për sytjena të rehatshme gjatë shtatzënisë, ju mund të provoni:

  • Sytjena të amësisë dhe ushqimit. Filloni me sytjena të amësisë për mbështetje shtesë dhe rehati. Sytjenat e amësisë zakonisht grepa shtesë dhe nuk kanë tela. Nëse jeni duke ushyer foshnjën me qumësht gjiri, do të ishte ide e mirë të kaloni në sytjena ushqyese gjatë tre-mujorit të tretë.
  • Sytjena gjumi. Ju nuk keni nevojë të bleni sytjena speciale të shtatzënisë për tu ndier rehat. Sytjenat e zakonshme të gjumit zakonisht kanë shumicën e karakteristikave që sytjenat e amësisë kanë, si p.sh. shirta më të gjerë dhe shresa të buta pambuku. Dyqanet e amësisë shpesh shesin sytjena të tilla, të buta dhe jokufizuese dhe pambuku.
  • Sytjena sportive. Kur bëni ushtrime gjatë shtazënisë, është veçanërisht e rëndësishme të vishni sytjena mbështetëse që përshtaten siç duhet, pasi që gjinjët tuaj janë më të rëndë. Sytjenat sportive mund të ofrojnë mbështetjen shtesë që i’u duhet dhe mund ta zvogëkojnë parehatinë.

Konsideroni blerjen e sytjenave me pak më shumë hapësirë se që i’u duhet pasi që mund të rriteni një ose dy madhësi (edhe në madhësi të gjinjëve edhe në perimetër të gjoksit), pasi që gjinjët dhe barku rriten. Zgjidhni ato që përshtaten kur mbërthehen në aranzhimin më të ngushtë, në mënyrë që të keni hapësirë për t’i zgjeruar. Kjo është ide e mirë ve♪anërsiht nëse bleni sytjena ushqyese para lindjes.

Ndryshimet e Gjinjëve Gjatë Shtazënisë

Nuk kam vërejtur ndonjë ndryshim në gjinjë gjatë shtatzënisë. A nënkupton kjo se diçka nuk është në rregull?

Shumë gra shtatzëna përjetojnë ndryshime në gjinjë, por shumë tjera jo – dhe kjo është normale gjithashtu. Nuk është e nevojshme pë gjinjët të rriten, të rrjedhin apo të ndihen të pezamtuar për të treguar se keni një shtazëni të shëndetëshme ose se jeni gati për të ushqyer foshnjën me gji. Gjinjët e disa grave thjesht nuk ndryshojnë aq shumë gjatë shtatzënisë.

Sidoqoftë mund të vëreni ndryshime kur vie qumështi, pas lindjes së foshnjës.

 

 

faqja probleme.me
Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.meShëndeti - Probleme.me
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni [email protected]