Pirja e Duhanit Gjatë Shtatzënisë
Nëse shëndeti juaj nuk është mjaft i rëndësishëm për të lënë duhanin, atëherë shëndeti i fëmijës suaj duhet të jetë. Pirja e duhanit gjatë shtatzënisë ndikon mbi ju dhe shëndetin e fëmijës tuaj para, gjatë dhe pas lindjes së fëmijës suaj. Nikotina (substanca varësuese në cigare), monoksidi i karbonit dhe helmet e shumta që thithni nga një cigare transportohen përmes qarkullimit të gjakut dhe shkojnë direkt tek fëmija juaj.
Pirja e duhanit, gjatë shtatzënisë:
- Ulë sasinë e oksigjenit në dispozicion për ju dhe fëmijën tuaj në rritje
- Rrit frekuencën e rrahjes se zemrës së foshnjës
- Rrit shanset e abortit dhe lindjes së foshnjës së vdekur
- Rrit rrezikun që fëmja juaj të lindë para kohe dhe / ose të lindë me peshë të ulët lindjeje
- Rrit rrezikun e fëmijës për të zhvilluar probleme të frymëmarrjes (mushkërive)
- Rrit rrezikun e defekteve të lindjes
- Rrit rrezikun e Sindromit te vdekjes së papritur të foshnjës
Sa më shumë duhan pini gjatë ditës, aq më të mëdha janë gjasat që fëmija juaj të zhvillojë këto dhe probleme të tjera shëndetësore. Nuk ka “nivel të sigurt” të pirjes së duhanit gjatë shtatzënisë.
Si ndikon tymi i dorës së dytë në shtatzëni?
Tymi i dorës së dytë (i quajtur edhe si tymi pasiv ose tymi i duhanit mjedisor) është kombinimi i tymit te liruar nga një cigare dhe tymi që digjet nga një duhanpirës tjeter afer jush.
Tymi që digjet nga fundi i një cigare ose puro në të vërtetë përmban substanca më të dëmshme (katran, monoksid karboni, nikotina dhe të tjera) sesa tymi që thith duhanpirësi.
Nëse jeni rregullisht i ekspozuar ndaj tymit të dorës së dytë, përderisa jeni shtatzënë, do të keni një shans më të madh të lindjes së foshnjës së vdekur, një foshnje me peshë të vogël të lindjes, një foshnje me defekte të lindjes dhe komplikime tjera të shtatzënisë.
Foshnjat dhe fëmijët e ekspozuar ndaj tymit të dorës së dytë mund të zhvillojnë gjithashtu astmë, alergji, infeksione më të shpeshta në mushkëri dhe veshë dhe janë në rrezik më të lartë për sindromën e vdekjes së papritur të foshnjave (SVPF).
Si mund ta lë duhanin para ose gjatë shtatzënisë?
Ka shumë programe në dispozicion për t’iu ndihmuar të lini duhanin.
Këtu janë disa këshilla që mund t’iu ndihmojnë të lini zakonin:
- Fshihni shkrepësat dhe shpuzoret tuaja.
- Vendosni në shtëpinë tuaj një shenjë kundër duhanit.
- Lusni njerëzit që pinë duhan të mos pinë rreth jush.
- Reduktoni kafeinën; kafeina mund të stimulojë dëshirën tuaj për të pirë duhan. Gjithashtu shmangni alkoolin, pasi ai mund të rrit dëshirën tuaj për të pirë duhan dhe mund të jetë e dëmshme për fëmijën tuaj.
- Ndryshoni zakonet tuaja lidhur me pirjen e duhanit. Nëse pini duhan gjatë vozitjes ose kur ndjeheni të stresuar, provoni aktivitete të tjera për të zëvendësuar pirjen e duhanit.
- Mbani nenexhik ose çamçakëz (preferohet pa sheqer) në dorë për ato kohë kur keni nevojë për të pirë duhan.
- Qëndroni aktiv për të mbajtur mendjen larg nga pirja e duhanit dhe ndihmoni në lehtësimin e tensionit: të ecni, të ushtroni, të lexoni një libër ose të provoni një hobi të ri.
- Kërkoni mbështetje nga të tjerët. Bashkohuni me një grup mbështetës ose programin e ndërprerjes së pirjes së duhanit.
- Mos shkoni në vende ku shumë njerëz janë pirës të duhanit si bare apo klube dhe restaurante ku lejohet pirja e duhanit.
A mund të përdor një zëvendësim nikotine gjatë shtatzënisë?
Gome nikotine dhe fllasterat lëshojnë nikotinë në qarkullimin e gjakut të duhanpirësit që po përpiqet të lë duhanin. Edhe pse këto produkte mund të zvogëlojnë simptomat e tërheqjes dhe të ulin dëshirën tek duhanpirësit që po përpiqen ta lënë atë, siguria e këtyre produkteve nuk është vlerësuar në mënyrë adekuate nga gratë shtatzëna.
Gratë shtatzëna mund të përdorin çamçakëza të nikotinës dhe fllasterat vetëm pasi trajtimet e tjera jo-mjekësore, si këshillimi, kanë dështuar dhe nëse kjo rrit gjasat për të lënë duhanin.
Si do të ndjehem kur lë duhanin gjatë shtatzënisë?
Përfitimet e mos pirjës së duhanit fillojnë brenda disa ditësh nga lënja. Pasi ta lini, ju dhe rrahjet e zemrës së fëmijës tuaj do të ktheheni në normalitet dhe fëmija juaj do të ketë më pak gjasa të zhvillojë probleme të frymëmarrjes.
Ju mund të keni simptoma të mbylljes ne vetvete dhe stresit, sepse trupi juaj është mësuar me nikotinë, substancë që ju bën të varur në cigare. Ju mund të dëshironi cigare, kur jeni nervoz, ndiheni shumë të uritur, kolliteni shpesh, keni dhimbje koke ose vështirësi në përqendrim. Simptomat e tilla janë vetëm të përkohshme.
Ato janë më të fuqishme kur e lini së pari, por do të largohen brenda 10-14 ditësh. Kur ndodhin simptoma të “tërheqjes”, qëndroni në kontroll. Mendoni për arsyet tuaja për ndalje. Kujtojini vetes se këto janë shenja që trupi juaj është duke u shëruar dhe duke u mësuar për të jetuar pa cigare. Mos harroni se simptomat e tërheqjes janë më të lehta për t’u trajtuar sesa sëmundjet që mund të shkaktojë pirja e duhanit.
Edhe pas përfundimit të kesaj faze, do këtë momente periodike kur do t’iu rikthehet dëshira per duhan. Sidoqoftë, këto dëshira përgjithësisht janë jetëshkurtër dhe do të largohen. Kur keto periudha vijne, mos pini duhan!
Nëse riktheheni sërish dhe pini duhan përsëri mos e humbni shpresën. Nga njerëzit që u larguan, 75% i rikthehen duhanit. Shumica e duhanpirësve i kthehen duhanit tri herë para se të jenë të suksesshëm. Nëse ju i ktheni nje apo disa cigareve, prape mos u dorëzoni! Vazhdojeni “dieten” dhe mendoni se çka do të bëni herën tjetër kur t’iu pihet duhani.