Lart

Rënia e Flokëve Gjatë Shtazënisë

Rënia e flokëve është diçka e zakonshme. Të gjithë ne përjetojmë rënie të flokëve me ritëm të njëtrajtshëm dhe të vazhdueshëm, e më shumë kur i pastrojmë apo i krehim.

Flokët tonë klasifikohen si flokë anagjen dhe telogjen. Në ciklin e rritjes, në çfarëdo kohe, rreth 90% e flokëve janë duke u rritur, ndërsa pjesa e mbetur (10%) është në fazë të pushimit. Anagjen janë flokët që rriten ndërsa telogjen flokët në fazë të pushimit.

Rënia e Flokëve Gjatë Shtazënisë

Rënia e flokëve dhe shtatzënia

Është natyrale të shqetësoheni se flokët tuaj të shndritshëm janë duke u rralluar. Por mos u shqetësoni, pasi me siguri është vetëm një fazë dhe do të kalojë. Gjatë shtatzënisë, një përqindje e madhe e flokëve qëndron më shumë në fazën ruajtëse. Kjo është për shkak se një sasi e madhe e hormonit të estrogjenit e ngrinë flokun në fazën e pushimit. Kështu që flokët që do të duhej të binin, qëndrojnë dhe duken më të shpeshta. Mirëpo, pas lindjes, kur niveli i estrogjenit kthehet në nivele normale, flokët që janë në fazë të pushimit bien, që rezulton në rritje të rënies së flokëve.

A është jo-normale rënia e flokëve gjatë shtatzënisë?

Rënia e flokëve në shtatzëninë e hershme nuk është jo-normale, por jo aq e zakonshme sa rënia pas lindjes. Femrat shtatzënë zakonisht kanë flokë më të shpeshta, më të shndritshme, derisa cikli i rritjes së flokëve pauzohet në fazën e pushimit. Kjo e ngadalëson ciklin e rënies së flokëve deri pas lindjes.

Por në raste specifike, flokët mund të bien gjatë shtatzënisë për shkak të gjendjes shëndetësore. Nganjëherë edhe lëkundjet hormonale mund të rezultojnë në rënie të flokëve. Flokët mund të bien nga cilado pjesë e kokës, ato mund të bien në grumbuj në dush apo kur jeni duke i krehur. Duhet të kontrolloni rritjen e flokëve 6 apo 12 muaj pas lindjes.

Nëse intensiteti i rënies së flokëve vazhdon, mund të jetë simptomë e rënies së flokëve pas shtatzënisë dhe me siguri është duke ndodhur për shkak të mungesës së vitaminave. Në këto raste konsultohuni me mjekun. Duke e lexuar këtë artikull, do t’i gjeni dhe lidhni shkaqet e mundshme të rënies së flokëve, gjatë shtatzënisë.

Pse bien flokët gjatë shtatzënisë?

Zakonisht, femrat shtatëzënë kanë flokë të shpeshta dhe të shndritshme për shkak të hormonit estrogjen. Ky hormon pengon rënien e folikulit të flokut. Mirëpo, kjo nuk ndodh te të gjitha femrat shtatzënë, pasi disa humbin flokë gjatë shtatzënëisë për shkaqe të ndryshme që lidhen me gjendjen shëndetësore apo imbalancën e hormoneve.

Shpesh, hormoni progresteron, që lirohet në sasi të mëdha gjatë shtatzënisë, shkakton thatësi. Kjo mund të rezultoj në thyerje apo krisje të fijeve të flokëve afër rrënjëve. Në anën tjetër, humbja e flokëve mund të ndodh për shkak të mungesës së mineraleve dhe vitaminave në organizëm. Shkaqe të tjera përshijnë ndërprerjen e pilulave për kontrollin e lindjes ose abortin.

Cilat janë shkaqet e rënies së flokëve gjatë shtatzënisë?

Telogjen efluvium është termi që përdoret për të përshkruar rënien eksesive të flokëve dhe zakonisht paraqitet 1 deri në 5 muaj pas shtatzënisë. Është një gjendje e përkohshme që paraqitet tek 40%-50% të femrave. Cikli i rënies të flokëve rikthehet në gjendje normale mes 6 deri në 12 muaj pas lindjes. Instabiliteti hormonal dhe ndryshime specifike fizike mund të shkaktojnë këtë rënie të flokëve gjatë shtatzënisë. Disa nga shkaqet e mundshme janë të listuara më poshtë.

Ushqyerja e keqe: Kur jeni shtatzënë, trupi juaj kërkon më shumë ushqim. Pastaj, nëse përjetoni marramendje dhe vjellje gjatë tre-mujorit të parë, shumica e ushqimit humbet. Mungesa në marrjen e ushqimeve rezulton në rënie të flokëve. Mungesa e hekurit, proteinave, mineraleve dhe vitaminave gjithashtu kontribon tek rënia e flokëve. Mos harroni se teprimi i marrjes së vitaminave gjithashtu mund të shkaktoj rënien e flokëve.

Sëmundjet: Në disa raste, femrat shtatzënë kanë diabet gjestacional dhe në raste të rralla tinea (infeksion fungal), që mund të shkaktojë rënie të flokëve. Disa ilaçe që përdoren për shërimin e presionit të madh të gjakut apo të depresionit, rrisin gjithashtu shanset e rënies së flokëve. Nëse kjo ndodh, konsultohuni me mjekun.

Ndryshimet hormonale: Ndryshimet në hormone janë një nga shkaqet kryesore për ndryshimet në flokë, pasi ndikojnë në ciklin normal të rritjes së flokëve. Kjo shkakton rënie të tepërt të flokëve, gjithashtu e njohur edhe si “telogjen efluvium”. Kjo është një gjendje e përkohshme dhe kthehet në normalitet disa muaj pas lindjes.

Gjenetika: Rënia e flokëve në shumë raste lidhet me të kaluarën gjenetike. Nëse nëna juaj ka pasur problemin e njëjtë gjatë shtatzënisë, me gjasë edhe ju do ta keni këtë problem.

Mungesë të hormoneve të tiroidesë: Hipotiroidizmi është sëmundje ku hormonet e tiroidesë në organizëm janë në nivel të ulët. Ky hormon është përgjegjës për rregullimin e metabolizmit, shëndetit mendor, sistemit tretës e gjithashtu edhe flokëve dhe thonjëve. Si rezultat, mungesa e tiroideve mund të shkaktoj rënie të flokëve.

Sindromi ovarian policistik: Kjo sindromë shkaktohet nga imbalanca e hormoneve, që shkaktojnë rritje të hormoneve mashkullore tek femrat. Si rezultat ka rritje të qimeve dhe rënie të flokëve.

Shkaqet reproduktive: Është vërejtur se ndalimi i marrjeve të pilulave për kontroll të lindjes apo metodave të ndryshme të kontrollit të lindjes, shpesh shkaktojnë rënie të tepërt të flokëve. Abortet, lindja e foshnjës së vdekur dhe dështimi i shtazënisë gjithashtu mund të shkaktojnë rënie të mëdha të flokëve.

Sëmundjet e lëkurës së kokës: Shumë femra përballen me alergji të lëkurës që prekin edhe lëkurën e kokës. Kjo, kontribon në rrallimin e flokëve e gjithashtu edhe në rënien e flokëve.

Rënia e Flokëve Gjatë Shtazënisë

Si të kontrollojmë rënien e flokëve gjatë shtatzënisë?

Rënia e flokëve gjatë apo pas shtatzënisë nuk është shqetësim i madh, pasi kjo gjendje nuk është aq e gjatë dhe kthehet në normalitet pak kohë pas lindjes. Por, mund të ketë shkaqe të tjera si sëmundjet apo ushqyerja e keqe, që shkaktojnë rënien e flokëve dhe që duhet të monitorohen, pasi mund të dëmtojnë nënën dhe fëmijën. Më poshtë janë disa trajtime të rëndësishme për rënien e flokëve që mund t’iu ndihmojnë të zvogëloni rënien e flokëve dhe gjithashtu të keni flokë më të shëndetshëm.

Vajosni lëkurën e kokës: Vajosja e rregullt e lëkurës së kokës mund të sjellë shumë përfitime për shëndetin e flokëve tuaj. Aplikimi i vajit 2 herë në javë para se të flini do t’iu ndihmoj të mbani flokët të gjallë. Madje mund të masazhoni flokët kohë pas kohe me vaj të vakët. Disa nga vajrat më të mirë janë vaji i kokosit, i bajameve, vaji mustard dhe vaji i ullirit.

Shmangni stilimin: mundohuni të mbani një tip natyral të flokëve, në vend se t’i drejtoni, ti thani me tharëse të flokëve apo stile të tjera të flokëve. Tregohuni të lehtë me flokët kur janë të lagur dhe përdorni krehër me largësi më të gjerë për të krehur flokët e lagur.

Mbani një dietë të shëndetshme: Është e rëndësishme që një nënë që është duke pritur fëmijë të konsumojë ushqim të pasur me vlerat e nevojshme ushyese për të dhe fëmijën. Është e rëndësishme që të zgjedhni një dietë të pasur me perime dhe pemë, që përmban antioksidant dhe flavonoid. Kjo do të nxitë rritje të flokëve dhe do të mbrojë folikulat e flokëve. Gjithashtu, mbështetni dietën tuaj me vitamina C, E, B kompleks dhe zink në sasi mesatare.

Provoni meditimin: Stresi është një nga shkaqet kryesore të rënies së flokëve gjatë shtatzënisë. Është natyrale për një femër shtatzënë që të jetë e tensionuar për lindjen, dhe për çdo lloj pasojash negative të mundshme . Por, duhet të mundoheni të jeni pa stres gjatë shtatzënisë. Mundohuni të fokusoheni vetëm tek gjërat e mira dhe çdo gjë që i’u bën të lumtur. Merrni frymë, relaksohuni dhe mundohuni të meditoni për ta liruar veten nga shqetësimet dhe tensioni.

Evitoni produktet kozmetike kimike: Mund të gjeni një mori të produkteve kozmetike në market që thojnë se mund të zgjidhin çdo lloj problemi të flokëve, por është më e rëndësishme t’i evitoni këto produkte gjatë shtatzënisë. Duhet të përdorni vetëm shampo dhe kondicioner që përmbajnë biotinë dhe silika.

Mos krehni flokët e lagur: Disa femra e kanë shprehi të krehin flokët e lagur për t’i zgjidhur ato, menjëherë pas dushit. Kjo duhet të evitohet. Pasi që kur i keni flokët e lagur, folikulat e fijeve janë shumë të buta dhe lehtë këputen. Nëse krehni flokët e lagur, shumë flokë mund të bien. Është më mirë të pritni që flokët të thahen në mënyrë natyrale. Madje mund të përdorni edhe peshqir për t’i tharë.   

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com