Lart

Shenjat e Afrimit të Shtatzënisë

Edhe nënat që e kanë kaluar më parë nuk mund ta dinë me siguri se kur do të fillojë lindja. Kjo ndodh për shkak se shenjat e hershme të lindjes janë të vështira për t’u parë dhe lehtë mund të keqinterpretohen: A janë ato dhimbje të barkut vërtetë kontraktime, apo rezultat i burritos që keni ngrënë mbrëmë? A është ajo rrjedhje e vogël e ujit derdhje e ujrave, apo thjeshtë urinë që rrjedh për shkak se një foshnje 3 kilogramësh është duke pushuar në fshikëzën tuaj?

Lindja – si vet rritja e fëmijëve – kurrë nuk është e qartësuar. Për të ditur se kur jeni me të vërtetë gati të shkoni në spital, shikoni këto shenja.

Shenjat e Afrimit të Shtatzënisë

Shenjat se lindja është 24 deri 48 orë larg

Kur të mendoni se nuk ka gjasa që të bëheni akoma më e madhe dhe kurr nuk do të ngriteni nga krevati pa shtagë, mund t’i përjetoni simptomat në vijim që do t’iu bëjnë me dije se lindja është afër. Kini parasysh se këto simptoma nuk paraqiten në ndonjë rradhë të caktuar, dhe disa prej tyre mund të ndodhin në të njëjtën ditë apo disa ditë pas njëra-tjetrës.

  • Rritje në shkarkime vagjinale, me gjasë me ngjyrë kafe apo rozë.
  • “Veprim,” apo ndjenja se fëmija është duke rënë më poshtë tek kaviteti i legenit. Pesha e fëmijës nuk do të shtypë më në diafragmë, dhe do të jeni më e aftë të merrni frymë më lehtësisht.
  • Kontraktimet Braxton Hicks apo kontraktimet “praktikë” që duken si shtrëngim apo forcim i uterusit, dhe sipas të gjitha gjasave dhimbje mesatare.
  • Rënie e lehtë e peshës.
  • Dhimbje jo e mprehtë në fundshpinë që vjen e shkon.
  • Zorrë të lirshme dhe të lëvizshme me ngërçe. “Kjo është mënyra e trupit për të zbrazur zorrët kështu që mitra do të kontraktohet me lehtësi,” thotë Rochel Lieberman, mami-infermiere e në New York. “Keqtretja dhe vjellja para lindjes janë gjithashtu të mundshme.”
  • Ndjenja e rritjes së presionit apo ngërçe në pjesën e legenit/rektale.
  • Një ndjenjë e shqetësimit/rritjes së energjisë, apo shenjë e qartë e lodhjes. Ndjenja se nuk do të lini punë të pakryer në shtëpi. Nëse ndjeni një rritje në instinktin e folesë, “mos e lodhni veten”, thotë Barbara Moran, mami/infermiere në Virginia.”Do t’iu duhet energji për lindje.”
  • Zbutje, hollim, apo zgjerim në zverk (si tregohet nga testi i brendshëm i mjekut)

4 shenja se je duke shkuar në lindje

Derdhja e ujërave

Sipas të gjitha gjasave ke pasur makthe rreth fillimit të papritur të lindjes, në ashensorin e zyrës apo në kinema. Por vetëm pak femra – sipas një studimi vetëm 8% — raportojnë se ujërat e tyre u derdhën para kontraktimeve të rregullta. Edhe nëse i’u derdhen ujërat, sipas të gjitha gjasave do të ndjeni vetëm një rrjedhje të vogël, jo një valë të madhe, pasi koka e foshnjes e pengon që të dal shumë ujë.

Kur të prishet qeska, do të thotë se lindja është shumë afër. Në Qendrën Memoriale Mjekësore në Kalifornia, 80% e femrave shkojnë në lindje spontanisht 12 orë pasi t’iu derdhen ujërat. Dhe ato tek të cilat nuk ndodh kjo janë në rrezik nga infeksionet, pasi qeska me lëngjet amniotike ka shpërthyer.

Vëren një shkarkim apo “Shfaqje të Gjakut”

Gjatë shtatëzanisë, zverku mbetet i mbyllur dhe i bllokuar me mukus. Është mënyra e natyrës për ta mbrojtur foshnjen nga infeksionet. Por kur jeni duke avancuar drejt lindjes, zverku fillon të zgjerohet dhe të zbutet si përgaditje për lindje, duke bërë që gjithë ajo që është grumbulluar aty të zhbllokohet. Mukusi, që mund të matet deri në një lugë çaji, shpërndahet si një pikë e trashë (e quajtur “tapa e mukusit”) apo një njollë e lëngshme.

Ky shkarkim i mukusit mund të duket ngjyrë kafe – nga gjaku i vjetër—apo rozë përderisa vrima vazhdon të hollohet dhe të hapet, duke thyer enët e vogla të gjakut në sipërfaqe të vrimës dhe t’iu jap nuancë mukusit. Pasi të vëreni “shfaqjen e gjakut”, lindja mund të jetë pas disa orëve, ditëve, apo edhe javëve.

Keni kontraksione të rregullta, dhe të fuqishme

Kur të fillon lindja, kontraktimet fillojnë si ngërçe të legta dhe të çrregullta që bëhen më të rregullta dhe më të dhimbshme me kohë. Zakonisht nuk do të ndieni lëvizjen e fëmijës. Kontraksionet e shtyjnë kokën e fëmijës poshtë, duke e holluar dhe hapur ngadalë vrimën, kjo quhet shuarje apo zgjerim. “Shumicën e kohës, do të ndieni kontraksione si një shirit i ngushtë, që fillon në shpinë dhe përhapet deri përpara barkut”.

Ju rekomandojmë këta artikuj:

Shtatzënia

I’u dhemb shpina me të vërtetë

Nëse jeni si shumica e femrave shtatzënë, mund të keni pasur dhimbje të shpinës për muaj. Por kur dhimbja të bëhet ekstremisht e rëndë, kjo mund të jetë një shenjë se jeni duke përjetuar “shpinën e lindjes,” që ndodh tek 1/3 e femrave. “Normalisht, një fëmijë vendoset në kanalin e lindjes me fytyrën e vendosur tek boshti kurrizor i nënës. Por në disa raste fëmija vendoset ashtu që kafka është duke e goditur boshtin kurrizor të nënës.” Rezsultati? “Dhimbje konstante që mund të rrezatoj deri në abdomen, por zakonisht është e përqëndruar në shpinë.” Edhe nëse nuk përjetoni dhimbje të shpinës gjatë lindjes, dhimbja e madhe e shpinës është shenjë e qartë se jeni gati për të lindur.

Shenjat e Afrimit të Shtatzënisë

A është lindje fallco?

Kontraktimet Braxton Hicks – ndryshe të quajtura “lindje fallco – janë ndryshe nga kontraksionet që do t’i ndieni gjatë lindjes:

  • Janë të çrregullta dhe do të largohen pas një kohe.
  • Nuk do t’iu rriten për kah intensiteti apo frekuenca.
  • Do të largohen nëse lëvizni.
  • Do të ndieni dhimbje poshtë abdomenit, jo në fundshpinë.
  • Çdo dhimbje në fund të shpinës që ndjeni nuk do të duket e vazhdueshme.

Kontraksionet Braxton Hicks rrallë herë bëhen të forta apo të rregullta, dhe zakonisht largohen”. Kjo ndodh për shkak se këto kontraksione mund të shkaktohen nga uria apo dehidratimi. Kështu që ushqimi apo lëngjet mund  t’i largojnë nganjëherë.

Gjithashtu, mund të matni kontraksionet e vërteta. “Kur kontraksionet të kenë një interval prej 5-7 minutash mes tyre për rreth një orë, me secilën më të fortë se tjetrën, jeni duke shkuar drejt lindjes”.

Kur duhet të shkoj në spital për lindje?

Lindjet e para zakonisht janë një proces i gjatë. Dhimbjet më të hershme njihen si prodromale, të heshtura apo lindje të hershme. Kjo fazë mund të zgjasë një ditë apo dy, apo mund të fillojë dhe të ndalet. Matini kontraksionet nga fillimi i një kontraksioni deri në fillimin e kontraksionit tjetër (jo në fund). Kur kontraksionet janë të rregullta dhe të fuqishme, dhe vijnë çdo 4-5 minuta për 1 apo 2 orë, duhet të thërrisni maminë apo mjekun. (Një kontraksion konsiderohet i fortë nëse nuk mund të flisni gjatë tij.) Mjeku do t’iu bëjë disa pyetje që do të përcaktojnë se a është koha për që të shkoni në spital për t’u ekzaminuar. Vetëm një test vaginal mund të kuptoj se a është zgjeruar vrima juaj. Nëse vrima është hapur afërsisht 4 cm, jeni në lindje aktive dhe duhet të lejoheni të shtriheni në spital.

Nëse kjo nuk është lindja juaj e parë thirrni mjekun kur kontraksionet kanë 10-15 minuta mes tyre. Në përgjithësi, lindja e dytë është gjysëm herë më e gjatë se e para, kështu që do të kaloni më pak kohë në shtëpi. Gjithashtu konsideroni sa shpejtë janë rritur kontraksionet tuaja herën e kaluar. Për sa kohë kanë kaluar kontraksionet nga ato me 5 minuta mes tyre tek ato me vetëm 1-2 minuta mes tyre?

Përveç matjes së kohës së kontraksioneve, konsideroni edhe largësinë tuaj nga qendra e lindjes apo spitali dhe sa e zgjeruar ishtezverku në vizitën tuaj të fundit prenatale. Gjithashtu do të duhet të shkoni në spital më heret nëse janë dëmtuar membranat apo nëse keni ankth ose nëse mendoni se je duke përjetuar më shumë dhimbje se dhimbjet normale gjatë lindjes.

Nëse jeni parakohe, shtatzënë me binjakë e më shumë, apo keni gjendje të tjera me rrezik, kontaktoni mjekun apo maminë menjëherë nëse mendoni se jeni duke shkuar drejtë lindjes. Çdo femër shtatzënë që përjeton gjendjet e mëposhtme gjithashtu duhet të kontaktojë mjekun apo maminë menjëherë:

  • Dëmtim të membranave (derdhje të ujërave)
  • Gjakderdhje e madhe vaginale
  • Asnjë lëvizje nga foshnja
  • Ënjtje në fytyrë apo duar
  • Shikim të mjegulluar
  • Kokëdhembje të forta
  • Marramendje
  • Dhimbje të mëdha të stomakut/abdomenit
  • Shtim të menjëhershëm të peshës (më shumë se 1.8 kg në javë)
  • Spazëm

 

faqja probleme.me
Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.meShëndeti - Probleme.me
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni [email protected]