Testet e Shtatzënisë
Një test shtatzënie mund t’ju bëjë të ditur nëse jeni shtatzënë. A e keni ditur se menstruacionet kafe janë njëra nga shënjat e para të shtatzënisë?
Këtu janë përgjigjet për disa nga pyetjet më të zakonshme në lidhje me testet e shtatzënisë.
Çfarë është një test shtatzënie dhe si funksionon ai?
Testet e shtatzënisë janë të dizajnuara për të treguar nëse urina ose gjaku juaj përmban një hormon të quajtur human chorionic gonadotropin (hCG). Ky hormon prodhohet menjëherë pasi veza e fekonduar ngjitet në murin e mitrës së një gruaje.
Kjo zakonisht ndodhë – por jo gjithmonë – rreth 6 ditë pas fekondimit. Nëse jeni shtatzënë, nivelet e hCG vazhdojnë të rriten me shpejtësi, duke u dyfishuar çdo 2 deri në 3 ditë.
Cilat lloje të testeve të shtatzënisë janë në dispozicion?
Dy lloje kryesore të testeve të shtatëzanisë mund t’ju bëjnë të ditur nëse jeni shtatëzënë: testet e urinës dhe testet e gjakut.
Testet e urinës mund të bëhen në shtëpi ose në zyrën e mjekut. Shumë gra zgjedhin së pari një test të shtatëzënisë që mund ta bëjnë në shtëpi rreth një javë pas periodave të munguara. Testet e shtatzënisë në shtëpi janë private dhe të përshtatshme.
Këto produkte vijnë me udhëzime. Ndiqni ato nga afër për rezultatet më të sakta. Pas testimit, mund të konfirmoni rezultatet duke parë mjekun tuaj, i cili mund të kryejë edhe teste më të ndjeshme të shtatzënisë.
Testet e gjakut bëhen në zyrën e mjekut, por përdoren më pak se testet e urinës. Këto teste mund të zbulojnë shtatzëninë më herët se një test shtatzënie në shtëpi, ose rreth 6 deri në 8 ditë pas ovulimit. Por këto teste marrin më shumë kohë derisa të dalin rezultatet sesa një test shtatzënie në shtëpi.
Testet HCG
Ekzistojnë dy lloje të testeve të gjakut të shtatëzanisë:
Një test HCG cilësor thjesht kontrollon për të parë nëse hCG është i pranishëm. Ky jep përgjigjen “po” ose “jo” në pyetjen “A jeni shtatzënë?” Mjekët shpesh i urdhërojnë këto teste për të konfirmuar shtatzëninë më shpejt se 10 ditë pas një cikli të humbur. Disa nga këto teste mund të zbulojnë hCG shumë më herët.Një test sasior hCG (beta hCG) mat sasinë e saktë të hCG në gjakun tuaj.
Ajo mund të gjejë edhe nivele shumë të ulëta të hCG-së. Për shkak se këto teste të shtatzënisë mund të matin përqendrimin e hCG, ato mund të jenë të dobishme në përcjelljen e ndonjë problemi gjatë shtatzënisë. Ato gjithashtu mund të përdoren (në kombinim me teste të tjera) për të përjashtuar shtatzëninë tubale (ektopike) ose për të monitoruar një grua pas një aborti kur nivelet e hCG bien me shpejtësi.
Sa të sakta janë testet e shtatzënisë?
Duke pritur të paktën një javë pas ciklit të humbur mund të ju jap rezultat më të saktë. Rezultatet mund të jenë më të sakta nëse bëni testin e parë në mëngjes, kur urina juaj është më e përqendruar.
Testet e shtatëzënisë në urinë janë rreth 99% të sakta. Testet e gjakut janë edhe më të sakta se këto.
Sa i saktë është testimi i shtatzënisë në shtëpi, varet nga:
- Sa nga afër i ndiqni udhëzimet.
- Kur ovuloni në cikël dhe sa shpejt ndodh implantimi.
- Sa shpejt pas shtatëzënisë bëni testin.
- Ndjeshmëria e testit të shtatzënisë.
A është e shtrenjtë ose e vështirë për të bërë testin e shtatzënisë në shtëpi (TSS)?
Ju mund të blini një test shtatëzanie të shtëpisë në një farmaci pa recetë. Kostoja varet nga marka. Por shumica e testeve janë relativisht të lira.
Testet e shtatëzënisë të shtëpisë janë të shpejta dhe të lehta për t’u përdorur. Ato janë gjithashtu shumë të saktë nëse ndjekni me kujdes udhëzimet. Këto teste të shtatëzanisë punojnë në mënyrë të ngjashme.
Ju testoni urinën në njërën nga këto mënyra:
- Mbajeni shkopin e testit në rrjedhën tuaj të urinës.
- Mblidhni urinën në një filxhan dhe pastaj futeni në të shkopin e testit.
- Mblidhni urinën në një filxhan dhe përdorni një pikatore për të vendosur urinën në një enë tjetër.
- Me të gjitha këto teknika, duhet të prisni disa minuta para se të shihni rezultatet. Rezultatet mund të shfaqen si një vijë, një ngjyrë ose një simbol si një shenjë “+” ose “-“. Testet digjitale prodhojnë fjalët “shtatzënë” ose “jo shtatzënë”.
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me testin e shtatzënisë ose rezultatet, thirrni mjekun tuaj.
Ju rekomandojmë këtë artikull:
Çfarë do të thotë rezultati i testit të shtatzënisë?
Është e rëndësishme të dini se çfarë do të thotë një rezultat pozitiv ose negativ.
Nëse merrni një rezultat pozitiv, jeni shtatëzënë. Kjo është e vërtetë pavarësisht se sa e hollë është vija, ngjyra, apo shenja. Nëse merrni një rezultat pozitiv, mund të dëshironi të telefononi mjekun tuaj për të folur për atë që vjen më pas.
Në raste shumë të rralla, mund të merrni rezultat të rremë-pozitiv. Kjo do të thotë që nuk jeni shtatzënë, por testi thotë se jeni. Ju mund të merni rezultat të gabuar pozitiv nëse gjaku ose proteina është e pranishme në urinën tuaj. Dhe disa ilaçe, të tilla si qetësues, anti-konvulsant, ose hipnotik, gjithashtu mund të shkaktojë rezultate false-pozitive.
Nëse merrni një rezultat negativ, ka mundësi të mos jeni shtatzënë.
Megjithatë, mund të jeni shtatëzënë nëse:
- Testi ka kaluar datën e skadimit.
- Keni gabuar në përdorimin e testit.
- Keni marr testin shumë herët.
- Urina juaj është shumë e holluar sepse keni pirë sasi të madhe të lëngjeve para testit.
- Jeni duke marrë medikamente të caktuara, të tilla si diuretikë ose antihistaminë.
Nëse merrni një rezultat negativ të testit të shtatëzanisë, provoni ritestim brenda një jave për të kontrolluar dy herë. Disa teste të shtatëzënisë të shtëpisë sugjerojnë ta bëni këtë pavarësisht rezultatit.
Po në qoftë se ju merrni dy rezultate të ndryshme? Telefononi mjekun tuaj. Testi i gjakut është një ide e mirë për të konfirmuar rezultatet.