Lart

Urinimi i Shpeshtë Gjatë Shtatzënisë

Urinimi i shpeshtë gjatë shtatzanisë shpesh shkaktohet nga hormonet e shtatzanisë, rritja e sasië dhe shpejtësië së gjakut që qarkullon në trup, dhe rritja e mitrës.

 

Ndryshimet hormonale bëjnë që gjaku të qarkullojë tek veshkët më shpejtë, duke mbushur fshikëzën me shpejtë – që shkakton urinim më të shpeshtë gjatë shtatzanisë.

Vëllimi i gjakut rritet përgjatë shtatzanisë derisa keni gati 50% më shumë gjak, se më përpara, duke qarkulluar në trupin tuaj. Kjo do të thotë se më shumë lëng shtesë po procesohet në veshkë dhe po përfundon në fshikëz.

Rritja e mitrës eventualisht vendos presion në fshikëz, duke e shtuar problemin edhe më shumë në shtatzëninë e vonshme.
Urinimi i Shpeshtë Gjatë Shtatzënisë

 

A është urinimi i shpeshtë shenjë e hershme e shtatzanisë?

Po – nevoja për të urinuar më shpesh është një prej shenjave të hershme më të zakonshme të shtatzënisë, dhe zakonisht fillon pas 6 jave në tre-mujorin e parë.

Disa libra të shtatzanisë thonë se do të filloni të ndieni lehtësim në tre-mujorin e dytë pasi mitra ngritet jashtë legenit, por studimet nuk e mbështesin këtë teori. Shumë studime tregojnë se nevoja për të urinuar më shpesh ka prirje të rritet me avancimin e shtatzënisë, specifikisht për femrat që kanë qenë shtatzënë më parë.

Si mund ta shmangë urinimin e shpeshtë gjatë shtatzënisë?

Nevoja për të urinuar më shpesh është fakt i pashmangshëm dhe pjesë e jetës për shumë femra shtatzënë. Por këto këshilla mund të limitojnë numrin e vizitave në tualet.

Evitoni disa lëngje. Mos pini, kafe, çaj apo disa pije të gazuara (si soda) pasi të gjitha janë diuretik, që do të thotë, e rrisin prodhimin e urinës dhe i’u bëjnë të urinoni më shpesh se që është normale. (Alkooli është diuretik gjithashtu.)

Zbrazeni fshikëzën. Kur urinoni, përkuluni përpara për të zbrazur fshikëzën tërësisht.

Mos e mbani. Shkoni në tualet sa herë që keni nevojë. Pritja mund të dobësojë muskujt e poshtëm të legenit në të ardhmen.

Pse e lëshoj urinën kur teshtij apo qesh?

Të dyjat edhe presioni i mitrës në fshikëz dhe muskujt e poshtëm të legenit që janë të dobët, mund të shkaktojnë lëshimin e urinës kur kolliteni, qeshni, teshtini, ngrinit objekte të rënda, apo bëni disa ushtrime specifike, si vrapimi. Kjo quhet “mospërmbajtje e stresit të urinës,” dhe është më e mundëshme të ndodh në tre-mujorin e tretë apo pas lindjes.

Mund ta parandaloni në njëfarë mënyre duke mos e lënë fshikëzën të mbushet, kështu që mos e injoroni nevojën për të urinuar. Dhe mos harroni të zbrazni fshikëzën para stërvitjeve.

Kryerja e ushtrimeve Kegel, që forcojnë muskujt e legenit të poshtëm, gjithashtu mund të ndihmojnë që të zvogëloni mospërmbajtjen e stresit dhe e bëjnë më të lehtë të rimerrni veten nga shtatzania. Është ide e mirë që të filloni ushtrimet Kegel herët në shtatzëni dhe t’i vazhdoni pas lindjes. (Bëni ushtimet Kegel shprehi jetësore!)

Dhe nëse doni vendosni një mini tampon apo liner për të kapur ndonjë rrjedhje. (Mbani tamponët të freskët afër në çantë apo në çantën e pelenave.)

Si mund të shmang zgjimin natën për të urinuar?

Mund të provoni të pini shumë lëngje gjatë ditës, dhe pastaj të ndaloni pak orë para se të flini. Por keni kujdes të mos keni etje në përpjeket e tuaja për të minimizuar vizitat tuaja në tualet gjatë natës. Është e rëndësishme të rrini e hidratuar. Instituti i Mjekësisë rekomandon që femrat shtatzënë të konsumojnë përafërsisht 2.37 litra ujë apo lëngje të tjera gjatë ditës – aq sa urina juaj të ketë ngjyrë të verdhë të çelët apo të kthjellët, jo të verdhë të mbyllët apo të turbullt.

Në disa raste, me siguri do ta gjeni veten duke u ngritur shpesh herë brenda natës për të urinuar përderisa avancon shtatzënia. Kjo ndodh për shkak se kur shtriheni, disa nga lëngjet që kanë mbetur në këmbë dhe shputa shkon përsëri në qarkullim të gjakut dhe eventualisht në fshikëz.

Siq thotë një nënë, “është mënyra e vështirë e natyrës për t’iu trajnuar për shumë netë pa gjumë që do t’i kaloni kur të lindë fëmija!”

Urinimi i Shpeshtë Gjatë Shtatzënisë

A është urinimi i shpeshtë shenjë e ndonjë problemi?

Urinimi i shpeshtë mund të jetë shenjë e ndonjë infeksioni të traktit urinar, lloji më i rëndomtë i infeksionit bakterial tek femrat shtatzënë. Nëse lihet patrajtuar, infeksioni i traktit urinar mund të shpie në infeksion të veshkave, lindje të parakohshme, apo të dyjat. Flisni me mjekun nëse keni ndonjë nga këto simptoma:

  • Dhimbje apo djegie gjatë urinimit
  • Urinë të ngjyrosur me gjak
  • Ndjenja se duhet të urinoni edhe atëherë kur bëni vetëm disa pika

Kur do të lehtësohet kjo ndjenjë e vazhdueshme për të urinuar?

Mund të prisni që të urinoni më pak pas lindjes së fëmijës. Në ditët e para pas lindjes, do të urinoni në sasi më të mëdha dhe më shpesh derisa trupi largon lëngjet e panevojshme të shtatzënisë. Por, pas 5 ditëve, duhet të urinoni aq shpesh sa urinonit kur nuk ishit shtatzënë.

Disa femra – veçanërisht femrat më të vjetra që kanë pasur mospërmbajtje të stresit të urinës në shtatzëni të hershme – vazhdojnë problemin me rrjedhje të urinës për një periudhë më të gjatë pas lindjes. Nëse akoma keni mospërmbajtje të stresit të urinës apo simptoma të tjera të padurueshme, flisni me mjekun.

faqja probleme.me
Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.meShëndeti - Probleme.me
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni [email protected]