Lart

Sindroma Down

Vlora Fejza

Vlora Fejza , psikologe/ terapiste stimuluse, studimet bazë ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës në degën Psikologji duke vazhduar kështu edhe me studime Master në Psikologji Sociale dhe Organizative . Që nga viti 2013 ka punuar si Terapiste Stimuluse dhe mësuese mbështetëse me fëmijët me nevoja të veçanta në qendra dhe kopshte të ndryshme. Tash e 4 vite punon në Ambulancën Specialistike të Psikologjisë Klinike ‘’Visar A.Sadiku B.I’’ në Prishtinë dhe ofron këto shërbime psikologjike: Seanca stimulimi për fëmijë me: Çrregullime në sferën e komunikimit, çrregullime të spektrit të Autizmit, Down syndrome, deficiti i vëmendjes dhe çrregullim të hiperaktivitetit, trajtimi i nxënësve me çrregullime dhe vështirësi në të nxënë, çrregullimi i aftësisë në të shkruar si dhe lexuar,çrregullimi i komunikimit verbal.

Sindroma Daun është një çrregullim kromozomal që si rezultat sjelle vones në zhvillimin fizik, intelektual dhe gjuhësor. Ky është çrregullimi më i njohur i kromozoneve që shoqërohet me vonesë mendore. Personat me sindromën Daun kanë një pamje karakteristike fizike. Njerëzit me Sindromën Daun kanë 47 kromozone në secilën qelizë në vend që të kenë 46. Ky.. Nga të gjitha çrregullimet e lidhura me kromozonet, Sindroma Daun është më e përhapur.

Diagnostikimi

Zakonisht diagnostikimi i Sindromës Daun dyshohet menjëherë mbas lindjes, në sajë të pamjes fizike të foshnjes, megjithëse këto lloj karakteristikash fizike mund të shihen në popullatën e gjerë.
Prandaj, nëse dyshohet për Sindromën Daun, një test për kromozonet duhet të bëhet menjëherë mbas lindjes së foshnjes.
Ose nëna ose babai mund të mbajnë kromozone ekstra. Në 70% – 80% të rasteve, janë nënat ato që mbartin kromozone ekstra. 80% e fëmijëve me Sindromën Daun lindin nga nëna nën moshën 35 vjeç, por shkalla e rastave është më e lartë për gratë mbi moshën 40 vjeç. Në moshën 40 vjeç, shansi për të pasur një fëmijë me Sindromën Daun është afërsisht 1 në 110 lindje, ndërsa në moshën 45 rreziku bëhet më i madh 1 në 35 lindje. Gratë që kanë vetë Sindromën Daun bëjnë fëmijë, por mundësia të kenë fëmijë me Sindromën Daun është 50%.

Jetëgjatësia dhe zhvillimi

Vdekshmëria e fëmijëve me Sindromën Daun po ulet. Me përparimet e shkencës për trajtimet mjeksore të personave me Sindromën Daun, sot mendohet se mosha e personave me Sindromën Daun ka arritur në 55 vjeç, dhe ka raste edhe më shumë.

Shumë individë me Sindromën Daun e shtyjnë krijimin e familjes për më vonë, kur shkalla e ndodhshmërisë është më e lartë. Kështu që numri i rasteve me Sindromën Daun pritet të rritet dhe ka shumë mundësi të dyfishohet brenda 10 vjetëve.

Karakteristikat Individët me Sindromën Daun zakonisht kanë një staturë më të vogël se sa bashkëmoshatarët e tyre pa Sindromën Daun. Jo vetëm zhvillimi i tyre fizik është i ngadaltë por edhe zhvillimi I tyre intelektual është i vonuar. Përafërsisht një e treta e fëmijëve të lindur me Sindromën Daun kanë defekte në zemër, shumica e të cilave tashmë mund të korrigjohen me operacione. Të rriturit me Sindromën Daun janë të prirur ndaj arteriosklerozës, e cila mund t’i çojë drejt sëmundjeve të zemrës. Probleme me stomakun janë shumë të përhapura. gjithashtu kanë ndodhshmëri më të lartë se mesatarja të ngushtimit të zorrëve.

Edhe problemet e shikimit janë shumë të larta tek personat me Sindromën Daun, si shikimi i vëngër, miopi apo hipermiopi, formim katarakti, etj. Personat me Sindromën Daun janë të prirur edhe ndaj infeksioneve të përsëritura të veshëve, dhe shpesh kanë humbje ose ulje të dëgjimit që shkaktohet nga grumbullimi i lëngut në veshin e brendshëm. Ata shpesh kanë pengesa në të folur për shkak të zmadhimit të gjuhës (si organ). Shumë individë që janë me Sindromën Daun kanë të njëjtat ndryshime në tru ashtu si ata që kanë sëmundjen Alzaimer. Kjo nuk do të thotë që të gjitha
rastet me Sindromën Daun shfaqin shenja klinike të sëmundjes Alzaimer.

Karakteristikat

  •  Probleme të të folurit
  • Harmonizim i dobët i muskujve Përpëlitje e kapakëve të syrit me copëza lëkure në qoshet e brendshme të syve
  • Shenja të bardha në irisin e syrit
  • Duar të shkurtra dhe të gjëra me një vizë/të thelluar të vetme në pëllëmbën e njërës dorë ose të të dyja duarve
  • Këmbë të gjëra me gishta të shkurtër
  • Urë të sheshtë të hundës
  • Veshë të shkurtër të ulët
  • Qafë të shkurtër dhe kokë të vogël
  • Kokën prapa e kanë të sheshtë
  • Gojën e kanë të vogël
  • Kur janë bebe të qarat i kanë të shkurtra dhe shumë të mprehta, çjerrëse
  • Gjuhë të madhe e të zgjatur
  • Aftësi të çuditshme ekstremitetet

Strategji për mësuesit dhe prindërit

Nxënësit me Sindromën Daun shpesh vendosen në klasa të edukimit special. Disa nga këta nxënës vendosen në klasa të zakonshme. Disa vihen në klasa mësimore të edukimit special por marrin pjesë në aktivitetet të ndryshme të klasave të zakonshme. Mësuesit duhet të komunikojnë rregullisht me prindërit e këtyre nxënësve dhe të lidhen me gjithë sistemin ndihmës të nxënësve me Sindromën Daun. . Për të përforcuar një koncept nevojiten teknika të ndryshme.

Këto teknika përfshijnë: dëgjimin e materialeve të inçizuara, dhe përshtatjen e gjatësisë së dhënies së detyrave. Mësuesit duhet të mbajnë gjithmonë parasysh se ka një shumëllojshmëri tipesh përsa i përket shkallës të prapambetjes mendore tek nxënësit me Sindromën Daun.

Nxënësi me Sindromën Daun ka vështirësi të ndjekë mësimin. Mësuesi duhet të përdorë teknika që e ndihmojnë nxënësin të qëndrojë në punë e të realizojë detyra të ndryshme. Ngadonjëherë mësuesit i duhen edhe sinjale apo shenja të ndryshme që t’i dijë vetëm ai dhe nxënësi me Sindromën Daun. P.sh. duke punuar me letra me ngjyra të ndryshme shpesh ndihmon në përqëndrimin e vëmëndejes të këtij nxënësi. Ndërsa duke i vënë përpara shumë punë/apo detyra në një fletë shpesh e huton ose ngatërron nxënësin me Sindromën Daun. Stimujt e jashtëm që e shpërqëndrojnë këtë nxënës mund të minimizohen duke e ulur atë larg nga dritaret e klasës, dyerve apo hapësirave që kanë shumë lëvizje në klasë.

Për shkak të vonesave në të folur, nxënësi me Sindromën Daun ka kujtesë të shkurtër dhe të pasaktë/. Prandaj duhet përsëritje e vazhdueshme duke përdorur metoda e mjete multisensore (që përdorin shumë shqisa). P.sh. përdorimi i mjeteve audio-vizuale, I programeve kompjuterike, si edhe i mjeteve të tjera konkrete ndihmojnë në përqëndrimin dhe mbajtjen gjallë të interesit të këtij nxënësi.

Mësuesi duhet të përdorë material të kuptueshme/kuptimplotë që ka lidhje me mësimin apo tematikën që spjegohet.Përdorimi i materialeve të reja, që nxënësi me Sindromën Daun, nuk i ka parë ndonjëherë duhet të shmangen sa më shumë të jetë e mundur sepse kjo gjë e ngatërron nxënësin me Sindromën Daun.

Këta lloj nxënësish mësojnë duke marrë pjesë aktive dhe është mirë të përfshihen në aktivitete praktike e konkrete sa më shumë të jetë e mundur. Një nxënës me Sindromën Daun shpesh mëson një gjë sot dhe e harron të nesërmen. Mjete ndihmëse vizuale ndihmojnë të nxisin kujtesën e këtyre nxënësve. Në mësimin e matematikës, ky nxënës mund të përdorë makinë llogaritse ose mjete të tjera shkollore për të bërë llogaritje . Bërja e veprimeve matematikore konkretisht ndihmon në mbajtjen për një kohë më të gjatë të konceptit matematikor në kujtesë. Nxënësit në shkollën fillore p. sh. mund të përdoren edhe si elementë/numra që numurohen fizikisht për të llogaritur problema me mbledhje dhe zbritje (jep shembull pra kemi 12 nxenes ne klase dy dalin jashte sa mbeten ne klase, duhet bere konkretisht).

Problemet me fjalë janë veçanërisht të vështira për nxënësit me Sindromën Daun. Së pari, mësuesi duhet t’u mësojë atyre fjalorin apo gjuhën e problemave matematikore, duke u lejuar atyre kohë të mjaftueshme për përpunimin e informacionit. Është shumë e nevojshme dhe e domosdoshme që këtyre nxënësve t’u tregohen fjalët që përdoren në matematikë me etiketa të dukshme, se i ndihmojnë ata të përcaktojnë veprimet e duhura për të zgjidhur një problem. Shembuj të fjalëve ndihmëse që i duhen nxënësve me Sindromën Daun të bëjnë mbledhje dhe zbritje janë: ‘gjithsej’, së bashku’, më pak se’, dhe ‘më shumë se’. Këto fjalë mund të bëhen me tabela të mëdha për të gjithë klasën, ose të printohen në fisha kartoni (3×5 sa cm?) për çdo nxënës në klasë. Vështirësitë në lexim koincidojnë me zhvillimin social më të ngadaltë që është karakteritikë e nxënësve me Sindromën Daun.

Përzgjedhja e materialeve për të lexuar duhet të ndërthuret me përvojat/eksperiencat e mëparshme të nxënësit me Sindromën Daun. Në përgjithësi, të gjitha materialet e përzgjedhura për t’u lexuar, për nxënësin me Sindromën Daun duhet të copëzohen, të ndahen në pjesë më të vogla, me qellim që të kontrollohet më kollaj sa i kanë kuptuar këto pjesë këta nxënës, dhe gjithashtu të ndihmohen nxënësit me Sindromën Daun të fokusohen në lexim apo të përqëndrohen në atë që lexojnë. Një sjellje e zakonshme e fëmijëve me Sindromën Daun është ajo e ‘sorollatjes/endjes’. Literatura mjeksore e quan këtë lloj sjelljeje ‘elopement’ (largim, ikje).

Përfundimi

Fëmija ikën nga një vend tek tjetri dhe sorollatet pa u përqëndruar për një kohë të gjatë në një vend. Kjo sorollatje është impulsive, dhe fëmija nuk e mendon se kjo endje/sorollatje mund të jetë e rrezikshme. Mësuesi duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë prirje dhe të marrë masat e duhura paraprake për të parandaluar sorrollatjen/endjen e fëmijës. Ndërhyrja e hershme është shumë e rëndësishme për fëmijët me Sindromën Daun.

Studimet tregojnë se stimulimi gjatë fëmijërisë së hershme është shumë i domosdoshëm dhe i rëndësishëm për një fëmijë me Sindromën Daun, që të ndihmohet ky fëmijë të arrijë potencialin e tij/e saj sa më të plotë. Është pothuajse njësoj e rëndësishme që si prindërit ashtu edhe gjithë personeli i shkollës të mos venë kufizime apo të mos i nënvleftësojnë aftësitë potenciale të fëmijës me Sindromën Daun.

Edukatorët dhe specialistët duhet të bazojnë të gjitha strategjitë e tyre ndërhyrëse mbi parimet e zhvillimit të fëmijës dhe të fokusohen në aftësitë/shkathtësitë funksionale e jetësore të tyre.

Shpërndaj
Avatar
Kontributor