Lart

Torticollis Myogenes Congenita-Trajtimi Fiziatrik

Edita Berani Badivuku

Edita Berani Badivuku, Fizioterapiste/Hixhame terapiste. Studimet i ka përfunduar në Universitetin Shtetëror të Tetovës në degën e Fizioterapisë. Që nga viti 2014 ka punuar si fizioterapiste në Ambulancën e Terapisë Fizikale “FIZIOTERAPIA EDITA” në Mitrovicë pastaj në Vushtrri. Tash e dy vite është çertifikuar edhe për Hixhame terapi. Punon në Ambulancën e Terapis Fizikale “FIZIOTERAPIA EDITA” në Vushtrri (+38345620411) dhe ofron këto shërbime terapeutike: Elektroterapi, Ultrasonoterapi, Termoterapi, Kineziterapi, Masazhë manuale, Masazhë me vakum, Hixhame, Migun terapi, Detox Foot Spa, Kinesiotape, Trajtime të fytyrës.

 

Shprehja tortikolis ose qafa e shtrembër rrjedh nga latinishtja torquere – shtrembërim dhe collum – qafë. Është deformitet i muskulit sternokleidomastoid që karakterizohet me laterofleksion të kokës nga ana e muskulit të shkurtuar kurse mjekra është e kthyer nga ana tjetër.

Nëqoftëse tortikolisi nuk mjekohet me kohë shkaktohet asimetri e kokës gjegjësisht e fytyrës, hipotrofi e muskulaturës së fytyrës në anën e sëmurë si dhe skoliozë e pjesës cervikale të qafës. Prevenca e këtij deformiteti është 0.4%. Më shpesh paraqitet tek meshkujt me proporcion 3:2.

Shkaqet

  • Shkaktarët janë të ndryshëm:
  • Të trashëguar
  • traumatike (lindje traumatike e shpejtuar)
  • pozita e fetusit në mitër (malpozicioni)
  • ndryshimi gjatë zhvillimit të muskulit sternokleidomastoideus (nekroza intrauterine)

Shenjat e hershme

Shenja e parë menjëher pas lindjes është shtrembërimi i kokës në anën e muskulit të shkurtuar, fytyra gjegjësisht shiqimi është i drejtuar kahë ana e shëndoshë.

Gradualisht zhvillohet kufizimi i lëvizjes së qafës në atë mënyrë që më së pari reduktohet rotacioni kahë ana e sëmurë e pastaj edhe fleksioni lateral i qafës kahë ana e shëndoshë.

Pas javës së dytë mund të vërejmë me palpim përforcimin gjegjësishtë hipertonusin dhe shkurtimin e muskulit sternokleidomastoideus. Në këtë fazë të hershme mund të vërehet koka e lëshuar (plagiocefalia).

Shenjat e vonshme

Në muajin e tretë të jetës lajmërohet edhe asimetrija e fytyrës, kurse asimetrija e kokës vërehet më e theksuar. Asimetria e fytyrës don të thotë që gjysma e fytyrës është mbetë e pa zhvilluar në raport me pjesën tjetër të shëndoshë, vetulla e pjesës së sëmurë është më e ulët kurse veshi i petëzuar.

Komplikimet

Shkaktohen shumë shpejtë për këtë arsyje identifikimi dhe shërimi i sëmundjes duhet të jetë sa më i hershëm.

Si anomali defekt i përhershëm mbeten asimetrija e fytyrës dhe kokës, kurse gradualisht zhvillohet edhe shtrembërimi i qafës në rafshin frontal, kryesisht skolioza e qafës.

Mjekimi

Egzistojnë dy metoda mjekimi të Tortikolisit kongjenital miogjen: Metoda konzervative dhe metoda operative.

Megjithëse mjekimi konzervativ jepë rezultate të mira në 80% – 100% të rasteve një numër i vogël rastesh kanë nevojë për intervenim kirurgjikal. Qëllimi i mjekimit është të prevenohet zhvillimi i asimetrisë së fytyrës dhe kokës, të përmirësohet levizshmërija e qafës si dhe të pengohet paraqitja e deformiteteve posturale.

Për më tepër vizitoni Ambulancën e Terapisë Fizikale “FIZIOTERAPIA EDITA” në Vushtrri. +38345620411

Shpërndaj
Avatar
Kontributor