Lart

semundje-artikujEtiketa

shushurimat ne zemer

Shushurimat në Zemër

Shushurimat e zemrës janë zhurmat abnormale që ndodhin ndërmjet rrahjeve të zemrës. Kur mjeku juaj ndëgjon rrahjet tuaja të zemrës me stetoskop, ai ndëgjon se çfarë zhurmash krijon gjaku juaj përderisa ai kalon nëpër zemër. Shushurimat e zemrës janë zhurma të reja abnormale që gjaku krijon gjatë qarkullimit të tij. Shushurimat e zemrës mund të jenë sinjal i ndonjë problemi në zemër, mirëpo megjithatë ato mund të shkaktohen edhe nga ndonjë problem shumë i vogël dhe joshqetësues. Simptomat e shushurimave të zemrës Shushurimat e zemrës zakonisht janë simptoma të një sëmundjeje tjetër. Nëse faktori i shushurimave janë problemet me zemër, ju mund të keni dhe simptoma tjera si: Ngecje në frymëmarrje Marramendje ose plogështi Lëkurë të mavijosur Kollitje kronike Çfarë i shkakton shushurimat e zemrës? Shushurimat e zemrës kanë shumë...

Lëndimet e kokës

Lëndimet e Kokës

Lëndim në kokë quhet çdo dëmtin në tru, kafkë apo në lëkurën e kokës. Lëndimet në kokë mund të jenë të vogla, mesatare apo të rënda. Llojet e zakonshme të këtyre lëndimeve përfshijnë: Tronditjet: vijnë si pasojë e shkundjes së trurit tuaj. Shumicën e kohës njerëzit kanë vetëdije edhe pas pësimit të këtij lëndimi. Ata mund të ndihen të trullosur, të humbasin shikimin apo balancin për një periudhë të shkurtër kohore. Mavijosja e trurit: Gjakderdhja e vogël në tru shkakton enjtje. Kjo manifestohet me mavijosje të trurit. Frakturat e kafkës: nënkuptojnë çarjen e kafkës. Ndonjëherë eshtrat e thyera të kafkës mund ta shpojnë trurin tuaj, gjë që shkakton gjakderdhje e cila mund të çoj deri të ndonjë lëndim tjetër. Hematoma: Kjo formë e gjakderdhjes në...

Gjakderdhja nga hunda

Gjakderdhja nga Hunda

Gjakderdhja nga hunda është humbja e gjakut prej mbështjellësit të brendshëm të hundës. Ajo mund të ndodh në të dy kanalet, por zakonisht ndodh vetëm në njërin. Pse hunda pëson shpesh gjakderdhje? Enët e shumta të gjakut që ndodhen në hundë ndihmojnë të ngrohin dhe mbajnë të njomur ajrin që ju merrni. Këto enë ndodhen shumë afër sipërfaqes së hundës për këtë arsyje ato shumë lehtë mund të lëndohen.   A është gjakderdhja nga hunda shqetësuese? Gjakderdhjet nga hunda burojn nga enët më të mëdha të gjakut që ndodhen më thellë në hundë. Këto gjakderdhje mund të jenë të rrezikshme, ato ndodhin edhe pas ndonjë lëndimi. Gjakderdhja nga hundët ndodh më së shpeshti te personat më të shtyrë në moshë për arsyje të ndryshme. Disa prej arsyeve mund të jenë:...

menopauza

Menopauza: Simptomat, Diagnostikimi dhe Trajtimi

Menopauza nënkupton përfundimin permanent të ciklit menstrual te femrat. Menopauza ndodhë si pasojë e moshës. Me kalimin e viteve, vezoret prodhojnë më pak estrogjen dhe progesterone. Këto hormone janë përgjegjëse për rregullimin e ciklit menstrual. Koha kur shfaqet menopauza dallon te secila femër. Është normale që menopauza të shfaqet nga mosha 40 vjeçare deri në moshën 59 vjeçare. Menopauza është proces gradual i cili ndodh gjatë disa viteve. Premenopauza është term i cili i referohet 3 deri në 5 viteve gjatë shfaqjes së menopauzës e deri te cikli juaj i fundit menstrual. Ju rekomandojmë këtë artikull: Sa Ditë të Gjakderdhjes Janë të Zakonshme Gjatë Menstracioneve Simptomat e menopauzës Simptomat e menopauzës dallojnë. Disa gra thjeshtë nuk kanë më cikël menstrual. Ndërsa gra të tjera mund të përjetojnë simptoma si: Ndryshime...

thartira

Thartira: Simptomat, Diagnostikimi dhe Trajtimi

Thartira është ndjenja e djegies e cila krijohet në pjesën e poshtme të gjoksit, e cila përcillet me shije të thartë në fyt dhe gojë. Zakonisht shfaqet pasi keni ngrënë një vakt të bollshme apo pasi keni qëndruar shtrirë. Kjo ndjenjë mund të zgjasë disa minuta apo disa orë. Simptomat e thartirës Simptomat e thartirës dallojnë shpesh. Ato mund të jenë simptoma të lehta apo ekstreme. Ashpërsia e thartirës dallon nga sasia dhe cilësia e ushqimit që keni konsumuar. Simptoma kryesore e thartirës është ndjenja e djegies në fyt dhe në gjoks. Kjo shkaktohet kur acidi i lëngët nga ushqimi apo pijet që konsumoni kthehet sërish në ezofag. Ju mund të keni vështirësi të gëlltiteni. Acidi madje mund tu shtyej të kolliteni apo të ua ngjirë zërin. Çfarë...

periods

Çrregullime para Menstruale

Çrregullimet emocionale para cikltit menstrual është faza më e rëndë e “sindromës paramenstruale”. Thuajse 75% e femrave që kanë ciklin menstrual përjetojnë disa nga simptomat e Sindromës Paramenstruale, ndërsa 2% deri në 10% kan çrregullime emocionale. A kam çrregullime para menstruale? Çrregullimet para menstruale përfshijnë: Trishtimin dhe mërzinë Ankthin dhe sikletin Zemërimin dhe nervozën Një dëshirë të fuqishme për të ngrënë një ushqim të caktuar Probleme të koncentroheni dhe të mbani vëmendjen Plogështinë Problemet shëndetsore si kokëdhembjet, dhimbjet në muskuj dhe nyje, enjtjet dhe fryerjet. Problemet me gjumin Këto simptoma mund të ndikojnë në lidhjet tuaja shoqërore dhe mundësinë për të punuar. Nëse keni disa nga këto simptoma 10 deri në 14 ditë para ciklit tuaj menstrual, të cilat pas ciklit ato fillojnë të përmirsohen, ju mund të...

hepatiti b

Hepatiti B: Simptomat, Diagnostikimi dhe Trajtimi

Hepatiti është term gjithëpërfshirës për ndezjet e mëlçisë. Funksioni kryesor i mëlçisë është të bëjë filtrimin e mbetjeve në gjak. Kur mëlçia pëson ndezje, nuk mund ta kryej funksionin e vet në mënyrë efikase. Si pasojë mbeturinat grumbullohen në gjak dhe indet tuaja. Hepatiti mund të ketë shumë shkaktarë. Ndër më kryesorët është infektimi nga një prej 5 virusëve të hepatitit (A, B, C, D apo E). Mëlçia e cila nuk merr mjaftueshëm gjak, do të thotë që helmimi, çrregullimet autoimunitare, përdorimi i tepruar i alkoolit, lëndimet në mëlçi apo ilaçet e ndryshme mund të jenë shkaktarë të hepatitit. Ndonjëherë edhe infeksionet virale si monocukleosis apo citomegalovirusi mund të ndikojnë në shfaqjen e hepatitit. Ekzsitojnë dy lloje të hepatitit: Hepatiti akut (i përkohshëm) dhe hepatiti kronik (i cili...

Rreziqet shendetesore te meshkujt

Rreziqet më të Mëdha Shëndetësore tek Meshkujt

Përafersisht, në botë për çdo vit lindin më shumë djem sesa vajza. Por, çdo avantazh që e kanë djemtë në shëndet zhduket pas ndërrimit të pelenës së parë. Prej lindjes deri në plakje, femrat, thjeshtë janë më të shëndetshme se meshkujt. Nga 15 shkaqet kryesore të vdekjes, meshkujt kryesojnë në të gjitha përveç tek sëmundja e Alzheimerit, tek e cila shumica e meshkujve nuk jetojnë aq shumë për ta zhvilluar. Edhe pse hapësira mes gjinive po zvogëlohet, meshkujt akoma vdesin mesatarisht pesë vjet më herët se femrat. Meshkujt shkojnë te mjeku më rrallë se femrat dhe kanë më shumë gjasa që të kenë ndonjë sëmundje serioze kur shkojnë të vizitohen. Por edhe nëse ndiheni i shëndetshëm, pak planifikim do t’iu ndihmojë të qëndroni të shëndetshëm. Rreziqet kryesore për...

Sulmi në Zemër dhe Arresti Kardiak

Sulmi në Zemër dhe Arresti Kardiak tek Meshkujt

Sulmi në zemër dhe arresti kardiak mund t’iu vrasin ose të ndikojnë në kualitetin e jetës suaj. Ja çfarë duhet të dijnë meshkujt për parandalimin e sulmeve në zemër dhe arrestin kardiak. Pse duhet të shqetësohem për sulmet në zemër dhe arreste kardiake? Ju mund të mendoni se sulmet në zemër dhe arrestet kardiake janë gjëra për të cilat duhet të shqetësohesh kur të jeni më i vjetër. Mirëpo fatkeqësisht, sëmundjet e zemrës janë të shpeshta edhe tek meshkujt e moshës së re. Pas aksidenteve të ndryshme (si aksidentet me makinë), sëmundjet e zemrës janë vrasësit më të shpeshtë tek meshkujt e moshës mes 35 dhe 44. Ndërsa tek meshkujt mes moshës 45 dhe 54, është shkaku kryesor i vdekjes. Në fakt kurrë nuk është shumë herët për...

Varësia ndaj tobakos

Varësia Ndaj Tobakos (Cigarës)

Nuk është sekret që pirja e duhanit ose përtypja e tobakos është e rrezikshme për shëndetin tuaj. Shumë njerëz përpiqen të lënë dhe janë të suksesshëm. Megjithatë, shumë të tjerë përpiqen ta lënë dhe dështojnë. Kjo varet se sa jeni në varësi të pirjes së duhanit ose tobakos qe përtypet. Këto zakone shkaktojnë ndryshime në trupin tuaj dhe në mënyrën se si veproni. Ndryshimet në trupin tuaj janë shkaktuar nga varësia ndaj nikotinës. Ky është përbërësi kryesor i produkteve të duhanit. Ndryshimet në mënyrën se si veproni zhvillohen me kalimin e kohës, kur keni blerë produkte të tobakos, i keni ndezur dhe pirë, ose kur keni filluar të përtypni tobako. Këto ndryshime janë bërë zakon. Kur e keni shprehi tobakon, shumë gjëra shkojnë me të...