fbpx
Lart

semundje-femijaEtiketa

gishti i shtrembëruar i këmbës

Shtrembërimi i Gishtërinjëve

Kur një person ka gisht të shtrembëruar, maja e gishtit të tyre lakohet poshtë ndërsa nyja e mesme lakohet lartë. Me kalimin e kohës, gishti ngurtësohet dhe mbet në një pozitë që u ngjason kthetrave. Shtrembërimi i gishtërinjëve zakonisht e prekë gishtin e dytë të këmbës, mirëpo mund t’i prekë edhe gishtërinjtë e tjerë. Simptomat e gishtërinjëve të shtrembëruar Simptoma kryesore është vetë shtrembërimi. Në fillim, ju mund të jeni ende në gjendje ta drejtoni gishtin tuaj, mirëpo pas ca kohe kjo gjë do të vështirësohet dhe do t’iu shkaktojë dhimbje. Kur pjesa e brendshme e këpucëve tuaj fërkohet me gishtin tuaj të shtrembëruar shkaktohen flluska dhe kallo. Këto kallo mund të shfaqen në pjesën e sipërme, apo të poshtme të gishtit tuaj. Kjo gjë e vështirëson shumë ecjen,...

Sindromi i Vdekjes së Papritur të Foshnjave (SVPF)

Sindromi i Vdekjes së Papritur të Foshnjave (SVPF)

Sindromi i vdekjes së papritur të foshnjave (SVPF) është arsyeja disi e pashpjegueshme për një fëmijë nën moshën një vjeçare që vdes në gjumë. Kur një fëmijë vdes papritur, policia dhe një inspektorët mjekësor e hetojnë vdekjen. Ata shikojnë se ku ka ndodhur vdekja, bëjnë një autopsi të foshnjës dhe shikojnë historinë e shëndetit të foshnjës. Cilat janë simptomat e sindromës së vdekjes së papritur të foshnjave (SVPF)? Një pjesë e frustrimit të SVPF është se nuk ka shenja ose simptoma paralajmëruese. E gjitha që një prind ose kujdestar mund të bëjë është të ndërmarrë hapa parandalues për të zvogëluar mundësinë e SVPF  (shih seksionin "parandalimi"). Çfarë shkakton sindromën e vdekjes së papritur të foshnjave (SVPF)? SVPF besohet të jetë i lidhur me rreziqe të caktuara të gjumit...

Virusi H1N1

Virusi H1N1: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi

Virusi H1N1 është një lloj i infeksionit. Nuk është i njëjtë me gripat e zakonshëm. Për herë të parë u shfaq në vitin 2009 dhe infektoi njerëz në të gjithë botën. Ky virus e morri emrin “Gripi i derrave” pasi që i ngjasonte gripave të cilët i kaplojnë derrat. Simptomat e virusit H1N1 Simptomat fillojnë nga 3 deri në 5 ditë pas ekspozimit ndaj këtij virusi dhe zakonisht zgjasin deri në 8 ditë. Simptomt e zakonshme u ngjasojnë atyre të një infeksioni të thjeshtë viral: Temperaturë Fyt të pezmatuar Kollitje Dhimbje të muskujve Kokëdhimbje Ethe Plogështi Hundë të bllokuara Vjellje Diarre Kontaktoni mjekun tuaj nëse këto simptoma nuk iu lehtësohen me kalimin e kohës. H1N1 rrallë herë është shkaktarë i këtyre simptomave, e megjithatë mjeku mund të iu...

helmimi nga ushqimi

Helmimi nga Ushqimi

Helmimi nga ushqimi shkaktohet nga konsumimi i ushqimeve që përmbajnë mikrobe të dëmshme (si bakteriet, viruset apo parazitët). Ndonjëherë disa bakterie prodhojnë toksinë brenda në ushqime, dhe është pikërisht kjo toksinë ajo që i shkakton problemet.   Simptomat e helmimit nga ushqimi Simptomat mund të fillojnë pas disa orësh apo edhe ditësh që nga koha kur është konsumuar ushqimi i kontaminuar. Kjo hapësirë kohore varet pjesërisht nga shkaktari i helmimit prej ushqimeve. Pjesërisht paraqitja e simptomave varet edhe nga sasia e ushqimit të kontaminuar që keni ngrënë apo pirë. Simptomat përfshijnë: Dhimbje stomaku Diarre Temperaturë Humbje e oreksit Përzierje të stomakut Vjellje Plogështi Helmimi nga ushqimi mund ta kaploj vetëm një përson apo të gjithë grupën e njerëzve të cilët u janë ekspozuar ushqimit të kontaminuar. Sa preken këta...

Ethet Tek Të Miturit

Ethet Tek Të Miturit: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi

Të pasurit ethe është një shenjë se trupi juaj është i sëmurë ose ka infeksion. Temperatura ndihmon në vrasjen e infeksioneve, baktereve dhe viruseve që shkaktojnë atë. Fëmija juaj ka ethe nëse temperatura e trupit të tij është më e lartë se normal. Një temperaturë normale është 37°C kur kontrollohet nga goja. Disa mjekë ju kërkojnë të kontrolloni foshnjën apo temperaturën e fëmijës suaj rektalisht (në rektumin e tyre). Normal për atë metodë është 37.5 ° C. Simptomat e etheve tek foshnjet dhe fëmijët: Vjellje të vazhdueshme ose diarre Gojë e thatë Dhimbje veshi ose tërheqje në vesh Ethe që vijnë dhe shkojnë për disa ditë Bezdisje Mungesë oreksi Pamja e zbehtë Kriza Dhimbje koke e rëndë Skuqje të lëkurës Nyje të mpira ose të fryra ...

Astma tek femijet

Astma tek Fëmijët: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Parandalimi

Astma ёshtё njё sёmundje e cila fillon qysh nё femijёri. Astma e vёshtirёson procesin e mbushjes sё mushkёrive me ajёr pёr fёmijёn tuaj. Rrjedhimisht, kjo e vёshtirёson procesin e frymёmarrjes pёr femijёn tuaj. Astma shkaktohet nga irritimi i mushkёrive dhe mbushja e tyre me mukozё.   Simptomat e astmёs tek fëmiu i juaj Nese fёmija juaj ka astmё, ai apo ajo mund tё: Ketё frymёmarrje tё shkurta dhe tё shpejta (edhe nё rastet kur nuk ёshtё duke qenё aktiv fizikisht). Ketё ndjesinё e shtrёngimit nё gjoks. Ketё probleme pёr tё fjetur (pasiqё simptomat e astmёs janё mё tё forta gjatё natёs kur jemi tё shtrirё). Ketё njё ngёrhitje tё dukshme gjatё frymёmarrjes. Ketё njё kollё qё nuk hiqet lehtё. Sa mё tё shpesha qё janё kёto simptoma, aq mё...

Autizmi

Autizmi: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Parandalimi

Autizmi është çrregullim i zhvillimit të trurit. I prek aftësitë e sjelljes, komunikimit dhe shoqërimit. Njerëzit të cilët vuajn nga sëmundja e autizmit i shfaqin shenjat e para qysh në moshë të hershme. Ashpërsia e prekjes nga kjo sëmundje dallon nga personi në person. Pikërisht ky fakt i shtyn mjekët që t’i referohen autizmit si ‘spektri i çrregulimeve të autizmit (SCA)’. Njerëzit të cilët kanë simptoma të lehta mund të konsiderohen si pjesëtarë tërësisht funksional të shoqërisë, këta persona në mjekësi cileëohen si persona me “funksion të lartë”. Sindroma e Asparegerit (SA) është një nga SCA-të më të zakonshme. Është formë e cila bie në kategorinë e autizmit me “funksion të lartë”. Zakonisht njerëzit të cilët kanë sindromën e asparegerit kanë nivel të inteligjencës nga normalja...

Fibroza Cistike

Fibroza Cistike: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Parandalimi

Fibroza cistike (CF) është një çrregullim gjenetik (trashëgohet në familje) që shkakton mukozën dhe gjëndrat e djersës që të sillen në mënyrë jonormale. CF shkakton që mukusi juaj të jetë shumë i trashë. Kjo mukozë e trashë dhe e ngjeshur mund të mblidhet në mushkëri dhe zorrë. Me kalimin e kohës, kjo shkakton dëmtime të përhershme ndaj këtyre organeve. CF prek të gjitha racat dhe grupet etnike, por është më e zakonshme në popullatën e bardhë, veçanërisht në atë me paraardhës nga Evropa Veriore. CF është një sëmundje progresive. Kjo do të thotë se zhvillohet në trupin tuaj me kalimin e kohës. Trajtimet për CF janë përmirësuar gjatë viteve. Kjo ka rezultuar në jetëgjatësi më të gjatë për ata që kanë CF. Aktualisht, jetëgjatësia mesatare e...

Sindromi Asperger (Forme e butë e Autizmit)

Sindromi Asperger: Formë e Butë e Autizmit

Sindromi Asperger është pjesë e diagnozës së përgjithshme të çrregullimeve të spektrit të autizmit (ASD). Ky është një çrregullim zhvillimor që konsiderohet të jetë një formë e butë e autizmit. Autizmi është çrregullim i zhvillimit të trurit që rezulton në probleme të komunikimit dhe sjelljes. Njerëzit e diagnostikuar me sindromën Asperger zakonisht kanë inteligjencë të lartë dhe nuk kanë vonesa në të folur. Megjithatë, ata tentojnë të luajnë, të mësojnë, të flasin dhe të veprojnë ndryshe nga të tjerët.   Simptomat e sindromës Asperger Fëmijët mund të shfaqin shenja të sindromës Asperger në një moshë të re. Shenjat që fëmija juaj mund të ketë sindromën Asperger përfshijnë: Obsesioni për një gjë të vetme Përsëritja e rutinës (duke mos iu përgjigjur mirë ndryshimit) Mungesa e shoqërimit  në lojë dhe...

Ambliopia (Syri Dembel)

Ambliopia (Syri Dembel): Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi

Ambliopia ndryshe quhet edhe "syri dembel", është një problem i syrit që fillon në fëmijërinë e hershme. Ambliopia është shkaku më i zakonshëm i problemeve të shikimit tek fëmijët. Kjo ndodh kur një sy nuk funksionon si duhet me trurin. Truri favorizon syrin që punon në mënyrë korrekte. Kjo shkakton një humbje të vizionit në syrin tjetër. Ambliopia zakonisht prek vetëm njërin nga sytë. Ndonjëherë kjo mund të ndikojë në të dyja. Është e rëndësishme të zbulohet ambliopia në fëmijën tuaj në fillim dhe të trajtojtohet menjëherë. Nëse veproni, ai ose ajo nuk ka gjasa që të ketë probleme afatgjata të shikimit. I pa trajtuar, mund të pësojë probleme të rënda shikimi, duke përfshirë këtu edhe verbërinë. Simptomat e ambliopisë Ambliopia zakonisht fillon ndërmjet lindjes dhe moshës 7....