Problemet Seksuale te Meshkujt
Termi problem seksual u referohet problemeve që mund të ndodhin gjatë ciklit seksual të cilat mund ta pengojnë një mashkull apo edhe çiftin për të ndjerë kënaqësi gjatë këtij aktiviteti. Cikli seksual ka katër faza: Eksitimin Kulmin (plateau) Orgazmën dhe Përfundimin Kërkimet e fundit tregojnë se problemet seksuale janë të pranishme në 43% të femrave dhe 31% e meshkujve. Kjo temë mund të jetë pak e sikletshme për shumicën e njerëzve. Fatmirësisht shumica e problemeve seksuale janë të mjekueshme, prandaj është shumë e rëndësishme që t’i ndani shqetësimet tuaja me parteren/in dhe mjekun tuaj. Çfarë i shkakton problemet seksuale te meshkujt? Problemet seksuale mund të shfaqen te meshkujt si pasojë e problemeve fizike apo psikologjike. Shkaktarët fizik: shumë sëmundje fizike mund të shkaktojnë probleme seksuale Sëmundje të...